Sala Jashari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Sala Jashari u lind me 4 qershor 1998 ne Prishtine. Ishte 5 vjeçare kur e realizoj këngën e pare te titulluar "Unë mbaj emrin tënd" e siç thotë kënga ashtu edhe ndihet krenare qe mban emrin e gjyshes. Paraqitja e pare ne skene ka qene me shënimin e natës se zjarreve me 7 Mars ne Prekazin legjendar. Sipas Sales ndjenjat e saja ishin te papërshkrueshme pasi qe u paraqit me këngën e saj te pare, edhe publiku e priti me një duartrokitje te madhe dhe pasi qe dëgjuan këngën te gjithë u mahniten nga interpretimi i saj. Përveç koncerteve për fëmijë Sala mori pjese ne koncertin humanitar kushtuar fëmijëve me te meta fizike. Gjithashtu u tregua e talentuar edhe ne aktrim ku mori pjese ne seriali "Zogjtë e luftës". Sala është duke pregaditur disa kënge te reja dhe se shpejti do te dal ne shitje albumi i saj te pare. Gjithashtu Sala është ne shkollën e muzikës dhe është e dalluar si një pianiste e talentuar.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]