Sale Markja
Sali Markja ishte pasha,burrë i shquar,figurë popullore,dhe prijës mjaft i respektuar dhe me pozitë ne zonën verilindore te Shqiptarisë ne zonën e Grykës së Vogël Dibër.Sala u lind më 1789 dhe brezi i tetë, që kur i pari i tyre Nikol Zoku (Zogu) u vendos ne Zogje. Në traditën gojore thuhet se Zogjet u populluan për herë të parë nga Camet, që me fuqizimin e Nikoll Zokut lanë Zogjet dhe u vendosën ne Viçisht. Stërgjyshi i Salës, Shahin Markja, thuhet se qe i mëkëmbur ekonomikisht saqë i derdhte florinjtë me grusht, por më vonë pësoi rënie dhe ra në një tejskamje të fortë. Salë Markja, që do të mëkëmbej më shumë se stërgjyshi i tij, e nisi jetën me një copë tokë që veç qepëve që nuk prodhonin asgjë merrej dhe me punimin e gurëve të mullirit. Sala, bashkë me të vëllanë, Metën, mbetën jetimë. Babai i tyre, Sula, vdiq shumë i ri. Ata u rritën me shumë mundime nga e ëma, bija e Iljas Manjanit (të vjetër) nga Homeshi. Sala u martua me një vajzë nga kolet e Macukullit, Mihanen, me të cilën pati gjashtë djem: Sulën, Aliun, Jasharin, Rrahmanin, Ahmetin dhe Bajramin. Salë Markja ngriti dhe ndertoi një ekonomi shumë te fortë me familjen e tij duke u pasuruar me shumë toka e prona te cilat u transformuan ne çifligje te shumta të mëdha e të kamura në Bohmovë,Spas,(Reshan)Bllatë e Poshtme,Gjoricë,Zogjaj,Veçisht,Prilipe,Okshatinë,Kumanovë etj.Salë Markja ishte kontribues ne çështjen kombëtare për Dibrën,ai mori pjesë në luftën anti-osmane kundra Hajredin Pashës si udhëheqës dhe kryesues sëbashku me Sheh Mustafa Zerqanin,Elez Murrjën,Cen Lekën,Salë Demir Aliajn etj.Gjithashtu ai zhvilloi një kryengritje ndaj represionit të Hysni Pashës, Valiut te Manastirit pasues i Hajredin Pashës të cilin kapi peng ku dhe e liroi pas diplomacive të shumta dhe zgjidhjes se konfliktit me Portën e Lartë.Salë Markja kontribuoi në infrastrukturën e zonës së tij si prijës influencues që ishte ne ndertimin e urave,shkollave,xhamive,banesave,kanaleve vaditëse etj.Sala shquhej për mençurinë,mprehtësine dhe urtësinë e tij qe e demostronte ne çdo mbledhje dhe kuvend ku mblidhej paria e Dibrës.Ai ndertoi tri kulla dy ne Dibër të Madhe qe u dogjën nga serbët dhe turqit dhe një ne Zogjaj të Shupenzës ku eshte prezente dhe sot. Salë Markja nderron jetë më 1869 ku varri i tij ndodhet ne Bohmovë te Dibrës së Madhe. Me ndarjen e territorreve shqiptare nga Koferenca e Ambasadorevepjesa kryesore e familjes Marku/ja ngeli ne sundimin e Mbreterise Jugosllave te cilet moren masa regresive dhe shoveniste kundrejt figures se Sale Markjes per te asimiluar historikun dhe kontributin e familjes se tij ndaj Shqiptarise .Rregjimi Komunist i Enver Hoxhes ne bashkpunim me ate jugosllav ushtruan nje terror dhe persekutim ndaj familjes pasardhese te Sale Markjes te mbetur ne Dibren e Vogel te cilet u angazhuan me forcat nacionaliste te Ballit Kombetar ,Legalitetit por edhe ato te LANÇ. Gjatë perndjekjes se tyre nuk munguan djegiet e shtëpive,internimet dhe burgosjet ku keta njerez u cilësuan si gulag për shkak te origjinës së tyre si familje fisnike dhe patriotike qe ishin.Emri i Salë Markjës nuk u përmend dhe u fshi nga historia dhe propaganda e PPSH. Në vitin 1992 pas rënies së komunizmit presidenti i kohës Sali Berisha do ta dekoronte Salë Markjën pas vdekjes. Sot pasardhesit e tij jetojne ne trojet e shumta te trasheguara nga ai ku dhe mbrojne dhe kujtojnë me fanatizëm trashigiminë e lënë nga Salë Markja.Në vitin 2002 autori Moisi Murra shkruajti veprën e Salë Markjës ku do te permblidhte të gjithe jetën,vepren dhe urtësine e lënë nga ai.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familja Marku/ja nga Dibra nga Autori Moisi Murra
Vite të shkuara ,në konakun tonë , në Shupenzë vinin shpesh shokë e miqë të babait si :- Jashar Zeneli nga Bllaca ,një atedhetar i palodhur që ishte ulur e kishte punuar në të mirë të çështjes kombëtare ,që me shpalljen e Hyrjetit ( Lirisë ) ,1908 , Tofik Kurti nga Boçeva ,Çup Duka nga Stushajt ,Ali Leka nga Zogjet ,Sheh Osman Dede i Boçevës e tjerë etjerë .
Këta burra ,që njiheshin për mençuri në odat dibrane ,bisedat e tyre i sillnin rreth atdhetarizmit të dibranëve për shkëputjen nga Turqia Osmane ,fitimin e pamvarësisë kombëtare dhe rruajten e trojeve të veta nga lakmitë shoveniste të monarkive të Ballkanit .Ata shpesh herë përmendnin Sheh Mustafën e Zerqanit ,Cen Lekën e Zogje ,Mahmut Dacin e Dibrës së Madhe ,Met Demën e Homeshit ,Isuf e Elez Murrën e Lizznisë ,Isuf Dodën e Reçit ,Osman Musën e Dardhës ,Dalip Karajn e Çidhnës, Nel Hoxhën e Muhurrit, Sheh Fejzën e Bulçizës,Has Kaloshin e Kandrit ,Lam Dacin ,Tush Lleshin, Bajram Marken ( Marku vërejtja ime ) e Zogje ,Mersim Demën e Omeshit,Isuf Be Karasanin e Brezhdanit ,Elez Isufin e Sllovës, e tjerë e tjerë ,shum prej të cilëve kishin dhënë edhe jetën për çështjen kombëtare.
Edhe pse isha shum i ri ,edhe pse kanë kaluar mbi 50 vjet,,rrëfimet për këta atdhetarë nuk më janë shuar dhe sot e kësaj dite . Mjerisht në ata vite nuk isha në gjendje të mbash shënime .Kur nisa të bëjë këtë punë dhe të shkruaja në organe të ndryshme ,shum prej tyre nuk jetonin më .Sidoqoftë aty në konakun tonë ndëgjova për herë të parë për Salë Markën ( Marku ) e Zogje .Salën e përmendnin për mençuri ,trimëri dhe pasuri .Një ditë babai më thotë :- Ti mund të shkruash për këdo ,por nëqoftëse nuk shkruan për Salë Markën ,nuk ke shkruar për anjë dhe asgjë . Salë Makja ka qenë njeriu më i mençm i të gjithë kohnave në Dibër . Sot ndihem shum i çliruar ,që munda t'iu vë lexuesëve përpara një libër për Salë Markën .Kjo ,së pari se është amaneti i babës tim dhe së dyti ,se pas një pune më se dhjetë vjeçare munda të siguroja të dhëna që përbëjnë lëndën e kësaj monografie .
Natyrisht nuk pretendoj se janë konsumuar të gjitha të dhënat gojore dhe dokumentet ,por gjithsesi është vënë një gur në themelet e kalaje .Dhe është e kuptueshme ,është e pa mundur të thohen të gjitha .Kjo jo nga mungesa e përkushtimit se sa nga mungesa e të dhënave burimore .Është fakt se për vitet 1839-1878 burimet Osmane ,që janë të dorës së parë ,për ngjarjet në Dibër ,heshtin .
Duke lënë parantezë të hapur për veprimtarinë atdhetare të Salë Markës ,i bindur se nesër do të bëhet më shum se sot ,po i mbyll këta reshta me thënien e Nolit se :- Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave ;- të glorifikimit /madhështisë, të asgjësimit dhe të rivlerësimit .
Në rrjedhë të viteve
Gryka e Vogël në vitin 1467. Nikollë Zoku - themmeluesi i fshatit Zogje . Tre vëllezër ,tre fise .Shtrirja e Lekeve ,Llesheve dhe Markes në Okshatinë ,Gjuricë, Bomovë ,Banisht e Reshan . Bohmova ,çifliku u Salë Markës .
Shumica e fiseve të Dibrës kanë ardhur në këtë trevë në kohë e vende të ndryshme nga Mirdita ,duke populluar një pjesë të fshatrve t ë sotëm. Dyndjet më të mëdha janë bërë në kohëne e sundimit të ashpët të bushatllinjëve . Shum fshatra nisën të popullohen në gjysmën e dytë të shekullit të XV . Në regjistrimin turk të vitit 1467,popullsia në katundet e Grykës së Vogël ,figuron shum e pakët ndoshta si pasojë e shum luftraave shqiptaro-turke të ushëhequra nga Gjergj Kastrioti . Është fakt se nga 24 Beteja që zhvilloi gjithsejt Gjergji ,19 u kryen në truallin e Dibrës .. Në këtë regjistër ,1467, katundet Mazhicë, Gjuras, Vlashe dhe Zgjet nuk figurojnë fare.Kjosi rjedhojë e luftrave ,por se në këta katunde nuk kishte nisur jeta .Por edhe në shum katunde që kishin formuar konturet e tyre popullimi ishte shum i pakët.Gjithnjë sipas regjistrit të vitit 1467 ,popullsia në katundet eGrykës së vogël ,figuron si më poshtë ;- Shupenza 3 shtëpi, Gjorica e Epërme dhe e Poshtme 4 ,Çereneci i Epërm 5, Çereneci i poshtëm 14, Tërbaçi 1, Kovashica 24, Topojani 19Okshatina 15, Stushaj 9, Bllaca 13, Boçeva 6 ,Homeshi 14 ,Viçishti 4, Golovishti 5,Mireshi 5, Izvira 3, Sepetova 3 .*)
Pa përjashtim në të gjitha katundet e Dibrës kultivoheshin griri, elbi, tërshëra dhe thekri .Misri deri në këtë kohë nuk njihej fare .Në sy të bjen kultivimi irrushit .Vetëm Kovashica i paguante Turqisë një taksë prej 400 vedra me musht . *1. Në Kovashicë ndër 24 kryefamiljarë figuron edhe një Nikollë Zoku bashkë me dy vëllezërit Jandrean dhe Ismahilin ,që ishte konvertuar në fenë Islame .*2
Siç duket Nikollë Zoku ,bashkë me vëllezërit e lanë Kovashicën dhe u vendosën pak më lartë ,në një grykë që formohet nga dy shpate kodrash dhe mali në perëndim .Ismahili dhe Jandrea nuk patën jetë të gjatë dhe vdiqën pa lënë trashëgimtar. Nikolla pati tre djem :- Lekën, LLeshin dhe Markun .Më vënë Nikollë Zoku bëri emër ,aq sa vendi ku u vendosën u quajt sipas mbiemrit të tij Zok, Zog e më vonë Zogje .Në shum dokumente trajta e sotme e Zogje njihet me emrin Zok e Zogan .Kështu në një dokument turk tëv vitit 1125 të kalendarit hënor që korenspondon me vitin 1713 ,hasim trejtën Zok . *3 Pas 153 vitesh .1866 dokumentet e arkivit sër ruajnë trajtën fillestare Zok. *4.
Në traditën gojore mbi preardhjen e tre fiseve të sotëm ;- Leka, Lleshi e Markja ka kundërthënie .Një pjesë thonë se kanë ardhur nga Zogajt e Tropojës . Të tjerë thonë nga Malsia e Madhe .Dhe një grup tjetër mbron preardhjen nga Kthella e Epër e Mirditës .
Tre vëllezërit :- Leka, Lleshi dhe Marku ,thonë këta të fundit ,për çështje hasmërie kishin hikur nga Mirdita dhe pasi nuk kishin gjetur ambient të përshtatshëm në Lurë , vijnë dhe vndosen në Zogje . Po të pranojmë pohimet e tregimtarëve gojorë ,që radhisin 16 breza ( gjenerata ) nga Leka ,Lleshi e Marku deri në vitin 2001 ,del aty afër vitit 1467 ,kur jeta sapo duhet të ketë nisue me Nikoll Zokun .Me fjalë të tjera Zogjet u themeluan si fshat 534 vjet më parë .
Jetesa e banorëve të Zogjes mbështetej kryesisht në mbarështimin e blegtorisë .Edhe pas hapjes të disa ngastrave toke ,blegtoria ngeli primare .Për të siguruar kushte më të mira jetese të tre fiset hapën apo blenë toka në Okshatinë e Gjoricë . Më vonë Lleshët blenë toka dhe uvendosën në Reshan e Banisht dhe Market në Homesh ,Bohmovë ,Bllatë e Reshan .Fisi Turja në Homesh është degëzim i Markeve që rjedhin nga Barku i Met Markës . Se në çcit ra në Homesh nuk dihet ,por nuk duhet të jetë më vonë se 1860 .
Të gjithë tregimtarët gojorë ,pothuajse pa përjashtim ,pohojnë njëzëri ,se tokat në Okshatinë, që ma vonë u blenë nga fisi Kazani ,Gjoricë ,Bllatë, Reshan, Bohmovë, Hudovë, Ballancë, Veçisht, Osollnicë ,Dollgash ,Majtarë e deri në Zërze të Prilepit ,janë blerë në kohën e lulëzimit ekonomik të Salë Markes . Sipas tapive që disponojnë market e Dibrës së Madhe ,Sala bleu 372.5 dylim toke vetëm në Bohmovë . Salë Markja ua bleu Hoxhallit dhe Toretes në një hark kohor prej 12 vjetësh - 1856-1867.
Salë Markja si njeri që kishte parë e ndëgjuar ,u prirë edhe nga ndryshimet sociale ,që për kohën nuk ishin pa vlerë .Pasi bleu takoat në Bohmovë ,Hoxhallit dhe Tortes ,ndërtoi një kanal vaditës prej 7 Km ,që merte ujë ,nga bregu lindor i Drinit të Zi dhe vadiste një pjesë të mirë të tokave të Bohmovës. Salë Markja kishte ndërtuar edhe një Urë prej Guri që lidhte dy brigjet e Drinit të Zi ,në ngushticën që krijohet nga Tabia e Thanës ( Bohmovë ) me Pracën e Gjoricës,nën urdhën e Capullit . Ura e Markeve siç njihej në popull ,ishte e vetmja urë kalimi për banorët e Grykës së Vogël ,Grykës së Madhe dhe Bilçizës.,në periudhën kur rreshjet e shumta e bënin Drinin të pa kaluashëm në vaun e Sollokiçit dhe të Bohmovës . Salë Markja bëri dhe ndërtime që ishin në konformitet me kërkesat e kohës .Ai ndërtoi tre kulla në Zogje dhe një në Bohmovë .
Kullat në Zogje ,duke qenur të treja të lidhura ,shërmebenin edhe si një mikrokala mbrojtëse .Nga të tre kullat ,vetëm njëra ka mbetur në gjendje të mirë që është shapllue edhe Monument Kulture . Dy të tjerat u dogjën rafsh me tokë ;- njra turqit e tjetra nga sërbët . Ndërtimi ki kullava është bërë me gurë e gëlqere .Gurët janë marë nga SElishta dhe qoshet e gdhendura mekujdes nga mjshtrit e Llukovëa janë marë nga Banishti .Gjatë ndërtimit ,thuhet nga atregimtarët gojorë ,çdo ditë therej nga një dash i madh për ndërtuesit .Aq shum konsumohej kafja ato ditë sa që bluhej n mullirin e drithit në Kovashicë . Sala nuk ka lënë pas dore as tregëtinë .Ai ngriti një rjet të gjërrë objektesh tregëtare në qytetin e Dibrës së Madhe te Hani i Musës me artikuj të ndryshëm që iu përgjigjeshin më së miri konsumatorëve.
Reth viteve 1856-1868 ,Sal Markja me të ardhurat nga kamja e tij ,restauroi xhaminë e Dollmahallës .Kjo xhami në simetrit me gjashtë xhamitë e qytetitminaret e të cilave të holla e të bardha ,ngriheshin deri në qiell ,formonin një unitet arkitetktonik të tipit oriental .Pas Konferencës së Londrës 1913,kur Dibra iu aneksua padrejtësisht sërbisë ,beogradi zyrtar urdhëroi dhe ktheu xhaminë e Dollnamahallës në kishë orthodokse ,në atë gjendje që është sot. Salë Markja ishte shquar edhe si njeri human .Kur njëherë paria denigruese e qqytetit Dibrës ,nxiti një qytetra që të ofendonte Salë Marken në mes të pazarit , ai nuk reagoi me gjest të shëmtuar ,por për kundrazi kur u kthye në Bohmovë iu tha djemve ti çonin një thes me miell gruri, sheqer,oriz,kafe,sapun e tjera .Ai e dinte se qytetari i varfën e kishte bërë atë gjest për të marë diçka nga paria për të shuar urinë e fëmijve .Të nesërmen qytetari shkon në Bohmovë dhe i kërkon të falura Sal Markës. Jo- i tha Sala ,- ti nuk ke gabim . Gabime bëjmë ne të pasurt që nuk kujdesemi për të varërfërit .Sa herë të kesh nevoj na shajë .
Në Dibër .veë Odës Dibrane në edukimin atdhetar ,kanë vepruar edhe kuvendet .Duke mos njohur pushtetin osman ,Malësia e Dibrës kishte sigururar një farë administrtimi vetëqeverisës autonom ,që rregullonte të gjitha marëdhëniet shoqërore sipas të drejtës zakonore .Problemet që lindnin në fshat zgjidheshin nga këshilli i pleqve ,kurse në të ghtë dibrën vepronin dy kuvende kryesore :- njeri në Dibër të poshtme dhe njeri në Dibër të Epërme .Këta dy kuvende shkriheshin në një kur dilnin çaste që i përkisnin gjithë Dibrës ,sidomos kur duheshin bashkërenduar qëndrimet në luftë kundër portës së lartë .
Në këta kuvendee parlamenti ,pleqtë kishin rol parësorë.Titulli plak trashëgohej që në kohë të lashta . Pleqtë më të përmendur kanë qenur ;- Troci e Doda në Reç, Ndreu në Dardhë , Noka ,Kaloshi e Lusha në Qidhën, Shehu në Grykë të Madhe , Murrja në Luzni, Dema e Markja në Grykë të Vogël , Kaziu në Selishtë, dhe Karaj në Bulçizë .*1.
Si më të përmendurit në Dibër të madhe ishin ;- Iljaz Pasha ( Kryetari i lidhjes së Prizrenit ( vërejtja ime -kepi ) , Tërshana ,Hamz beg Hysa ,Musbegu, Zajmi ,Cami,Jegeni,Pustina,Daci e Kodra . Në fushë të Dibrës së Madhe ishin Bejlerët e Maqellarës, dhe më vonë Agolli ,Markja ,Dema, LLeshi,Leka ,Daci në Grykë të vogël ,,Cami në Gollobordë ,Bardullanë Peshkopi , Kaloshi nl Kandër ,Serdari në Deshat, Alija në Fushë Qidhën, Lusha në Qidhën të Poshtme, Noka në Qidhën të apërme, Hoxha në Muhurr, Ndreu në Sllovë, Kaziu në Selishtë, Doçi e Mena në Lurë. *2 .
Në kata kuvende- parlament, ku fjala thyente gurin ,në rivalitetin klasik tradicional të agallarëve dhe bejlerëve të Dibrës, në qëndresën aktive kundër pushtetit turk në atë kohë ,u rit ,u edeukua ,bëri zë e hyri në histori Salë Markja .
- 1. Haki Stërmilli Dibra në prag të historisë ( dorëshkrim ) Tiranë ,1940 f.3 .
- 2 . Po aty .
Salë Markja hyn në histori
Rinia.Mytesarif në Berat.Letër Sulltanit për tu kthyer në Dibër. Këshilltar i valiut të Manastirit ,Ahmet Zeqir Pashës. Grindjejt me mytaserifin e Dibrës ,Mahmut Hxhi agai .Nxitës e udhëheqës i kryengritjes kundër osmanëve në vitin 1838 në Dibër.
Salë Markja kishte lindur reth vitit 1789 në Zogje .Ishte brezi tetë ( gjenerata ) i /e ,që kurë i pari i tonë Nikoll Zoku ( Zogu ) u vendos në Zogje .
Në traditën gojoro thuhet se Uogjet u populluan nga Camet ,që me fuqizimin e Nikoll Zokut lanë Zogjet dhe u vendosën në Viçisht .Stërgjyshi i Sallës ,Shahin Markja ,thuhet që ka qenur i mëkëmbur ekononomisht saqë i derdhte florijtë me grusht ,por më vonë pësoi një ramje dhe ra në një tejskamje të fortë . Salë Markja që do mëkëmbej më shum se stërgjyshi i tij ,e nisi jetën me një copë tokë që veç qepëve nuk prodhonte gjë tjetër dhe me punimin e gurëve të mullnit . Sala bashkë me vëllanë e tij Metën ,mbetën jetim ,babi i tyre vdiq shum të rij. Ata u ritën me shum mundime nga e ëma ,e bija e Iljaz Manjanit ( të vjetër ) nga Homeshi . Sala u martua me një vajzë nga Kolet e Macukllit ,mihanen ,me të cilën pati gjashtë djem ;- Sulën, Aliun,Jasharin, Rrahmanin,Ahmetin dhe Bajramin.
Natyra e kishte paisur Salën me një intelekt të rrallë .I qetë e i matur, dinjitoz dhe i gojës ,për 30 vjet do të bëhej figura qendrore e lëvizjes kombëtare shqiptare kundur pushtimit osman në Dibër . Në traditën gojore thuhet se ajo që e bëri Salë Markën të njohur në Stamboll qe Haredin Pasha . Por në të vërtetë Porta e Lartë e kishte vlerësuar edhe më parë .Aty reth vitit 1833 ,në Stambolli i kishte sjellë fermanin ku e emëronte mytesarif në Berat . *1.
Kryengritja e toskëve në Shqipërinë e jugut ,zollumet që kishte në Elbasan si dhe ambiciet për të themeluar oxhakun e Marekeve ,krahas Hoxholli ,Xhilagës ,Karasanit dhe Hysenagollit ,e bëri që ai t'i drejtohej me një letër personale Sulltan Mahmutit të II-të :- Vendi ku robi i juaj mund ti shërbej të plotëfuqishmit të botës,bukëdhënësit tonë ,Sulltanit të madh ,ashtë Dibra .*2.
Me këtë kërkesë Sala lente të kuptohej se kërkonte të kthehej në Dibër ,atje ku sedri ,krenaria,bajraktarizmi tradicional ,ambiciet që ngrin krye e përplasin fiset me njeri tjetrin ,ishin më të pranishme se në çdo krahinë të Sqhipërisë .Sulltan Mahmuti II-të e morinë konsiderati letrën e Salë Markës dhe urdhëroi të kthehet në Dibër ,duke i dhë të drejtë të ushronte funksione të barasvlfshme me ata të një mytesarifi ,por vetëm për Frykën e Vogël . Këtë detyrë Sala kur nuk e ushtroi ,pavarësisht se paguhej për çdo muaj.
Vetëqeverisja tradicionale në Dibër ,sipas të drejtës zakonor me pleq ,e vuri disi Portën e Lartë në pozita të vështira .Në pamundësi që të mban pushtetin me nënpunësit e adminstartiv të saj ,Porta e Lartë zgjidhte një kryetar vendas pranë të cilit shërbente dhe një nënpunës turk për mbledhjen e taksave .Kjo mënyrë qeverisjeje nuk i pëlqente Stambollit .Praandaj dhe mori masa për ndarjen e pushtetit civil nga ai ushtarak .
Në vitin 1836 Shqipëria e Veriut ,me Shkodërën, Prizrenindhe Pejën hyri në njësinë administrative me qendër në Manastir .Në krye të tyre ushtronte detyrën një ushatrak që mbante gradën Gjeneral Divizioni në ushtrinë e regullt.Lezha ,Kavaj, Elbasani qeveriseshin nga një komandant vendas me mandat të lëvizshëm .Zadrima ,Mirdita dhe Dibra administroheshin me kryetar të zgjedh nga vendi . *3. Tre vjetë më vonë , më 1839 ,u bënë disa ndryshime në aparatin shtetëror osman .U krijua armata perandorake sipas modelit të ushtrive europjane.U krijua Këshilli i Natë i Shtetit dhe këshillat krahinore .Këta të fundit u ngritën dhe në qendër të vilajeteve.
Në shkurt të vitit 1839 ,pranë valiut të Manstirit ,Ahmet Zeqir Pashës ,qëndronte këshilli krahinor i Dibrës i përbërë nga :- Sulqe Pustina, Salë Markja ,Dalip e Ymer Rusi ,Sheh Abedini e tjerë .Por edhe në vetë sanxhakune Dibrës ,me në qendër Oranik ,Taraniku i sotëm në dialektin vendor ( pjesë e fshatit tim -kepi ) ,ushtronte funksionet një këshill që kufizonte maksimalisht pushtetin e mytesarifit .Pas kryengritjeve të viteve 1833-1837 dhe veçanërisht pas administrimit të keq të Dalip bej Hoxhollit ,Porta e Lartë solli në Dibër Dalip Pashë Tetovën .Por dhe Pasha i Tetovës ,i vetëdijshëm në qëndresën dhe kundërshtimin e reformave nga masa popullore dhe krerët e Dibrës ,qeverisi duke marë parasysh rregullat e vjetra që kishte sanksionuar koha
Ka qenë një atdhetar i mençur, i qetë, i matur dhe i gojës (orator), siç thuhet e flitet në trevën e Dibrës së Madhe. Lindi rreth vitit 1789 në Zogje. Ishte brez i tetë, që kur i pari i tyre, Nikollë Zoku (Zogu) u vendos në Zogje.
Për 30 vjet (1839-1869) do të bëhej figura qendrore e Lëvizjes kombëtare kundër pushtimit osman në Dibër. Sipas të dhënave që ofron historiani-Moisi Murra, i cili është dhe autor i librit; ai që e bëri të njohur Salë Marken në Stamboll qe Hajredin Pasha, i cili në grykën e Radikës e në Gjuricë, në betejën me luftëtarët trima dibranë humbi mbi dymbëdhjetë mijë ushtarë.
Ne s’do të përmendim gjerësisht jetëshkrimin e këtij plaku të zgjuar e mendjemprehtë, por për bashkëkombësit tanë në diasporë, të cilët përmes Postës elektronike dhe listave në internet janë kureshtarë që të mësojnë diç edhe nga mendimet filozofike të njerëzve të mençur, por të pa arsimuar; ndaj, në vazhdime kemi veçuar disa tregime, që janë me interes: E pyetën njëherë Salë Marken: - Cilat janë tri të mirat në këtë botë? - Durimi, - u përgjigj Sala. - Po e dyta? - Durimi, - përsëriti Sala. - Po e treta? - Durimi, - e ngriti zërin pak më lartë se dy herët e para. Mandej, një tjetër i pranishëm, e pyeti: - Përse, kur rrëzohesh prej gomari vritesh më shumë se kur rrëzohesh prej kalit? - Sepse, gomari edhe kur nuk je lënduar pëllet sikur ke vdekur.
==========
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një odë burrash e pyesin Salë Marken: - Ç’është njeriu? - Njeriu është pesë zogj, pesëmbëdhjetë shqerra, tridhjetë desh, dyzetë qe, 50 mendje, shtatëdhjetë tahma, tetëdhjetë shkopinj dhe nëntëdhjetë vezë. - O Salë Aga, na e sqaro pak se nuk jemi duke e kuptuar se çka thua, - i tha tjetri. - Po,- iu përgjigj Sala,- deri në moshën pesë vjeçe, njeriu është si ato zogjtë që hapin gojën vetëm për të ngrënë. Nga pesë deri në 15 pesëmbëdhjetë vjeç është si ata shqerrat që nuk ngopen duke bredhë nëpër livadhe. Në moshën 30 vjeç njeriu kërkon të zgjedh çdo gjë me forcë, siç bëjnë dy desh që kur zihen njëri me tjetrin, marrin hov, mbyllin sytë dhe përplasen kokë më kokë. Në moshën dyzet vjeç është si ato qetë që thyejnë dhe kularin në zgjedhë. Në moshën 50 pesëdhjetë vjeç njeriu e ka mendjen më të shëndoshë se në çdo moshë tjetër. Mosha 70 shtatëdhjetë vjeçe është mosha që njeriu edhe pse e ndjen pleqërinë, i hip një tahma për punë. Mosha 80 tetëdhjetë vjeçe e kërkon një shkop në dorë për t’u mbajtur. Në moshën 90 nëntëdhjetë vjeçe njeriu nuk duron ta prekësh as me gishtin e vogël, është si veza që pak ta prekësh-thyhet!
Mbi derën e kullës në Bohmovë, fshat që gjendet 3 – 4 km. afër qytetit të Dibrës, Salë Markja kish gdhendur një gjarpër. - Përse e ke gdhendur atë gjarpër? - e kishin pyetur. Kur dalë nga kulla të kujtohem se shkoj tek gjarpinjtë (armiqtë), kur kthehem të kujtohem se vij nga gjarpinjtë!
Një qeveritar turk në Dibër të Madhe e pyet me dredhi Salë Marken: - Kush është më i fortë, Turqia apo malësorët e Grykës së Vogël ? -Malësorët,-iu përgjigj Sala. - Përse ?-pyeti përsëri qeveritari turk. - Sepse, Turqia ka 400 vjet që përpiqet e nuk mun t’i shkeli e pushtojë ata kurrë. - Po në qoftë se i shkeli unë ? - Atëherë do të çojnë në Stamboll, në krah, katër malësorë, -ia kthej përgjigjen Sala, duke lënë të kuptonte se do ta çonin të vdekur në arkivol.
Salë Markja e ka pirë duhanin me çibuk të gjatë. Në takimin me Hysni Pashën, ndezi çibukun dhe sa herë e shkundte, shtynte taketuken në drejtim të pashës. Pasha tërhiqej pas. Kur u kthye e pyetën: - Si t’u duk pasha? - Frikacak-u përgjigj Sala,-trembej nga çibuku im!
Një bimbash (major) turk i thotë Salë Markes: - A nuk është më mirë që malësorët t’i dorëzojnë armët? - Po, - i përgjigjet Sala. - Po përse nuk i dorëzojnë? - Do t’i dorëzojnë, do t’i dorëzojnë - përgjigjet Sala duke luajtur kokën. - Po kur? - Kur të mbarohen fishekët!
- Cila është gjëja më e rëndë për njeriun, - e pyetën njëherë Salë Markën. - Kur njeriu flet e nuk të dëgjojnë. - Po gjëja më e mirë? - Kur nuk i mbesësh borxh askujt.
Një herë, Salë Markës i ra rruga të kalonte pranë një fsha tari, i cili lëronte tokën me një penë qe. Fshatari i tha: - Zbrit nga kali ta ndezim nga një cigare, o Salë Aga! Sala zbret nga kali, kurse fshatari zgjati qesen e duhanit, që ishte gjithë pluhur. Sala, pasi e thuri me vështirësi cigaren - e ndezi. - Si po të duket duhani, o aga?-e pyeti fshatari. - Shumë i ëmbël, - iu përgjigj Sala. - Kur u larguan shoqëruesit e pyetën: - Ku e kishte ëmbëlsirën ai pluhuri i duhanit, o aga? - Tek hatikati (respekti) i atij fshatari, - u përgjigj Sala.
Paria e qytetit të Dibrës së Madhe, paguan dhe nxitën një qytetar të ofendonte Salë Markën në mes të pazarit (tregut). Sala nuk bëri asnjë gjest të shëmtuar, por përkundrazi, kur u kthye në Bohmovë, u tha djemve që t’i çonin një thes me miell gruri, sheqer, oriz, kafe, sapun etj. Ai e dinte se qytetari i varfër e kish bërë atë gjest për të marrë diçka nga Paria ambicioze për të shuar urinë e fëmijëve. Të nesërmen qytetari shkon në Bohmovë dhe i kërkon falje për gabimin e bërë - Salë Markes.
Salë Markja dhe nipi i tij, Demir Markja
Tregime për Salë Marken Ka qenë një atdhetar i mençur, i qetë, i matur dhe i gojës, (orator), siç thuhet e flitet në trevën e Dibrës së Madhe. Lindi rreth vitit 1789, në Zogje. Ishte brez i tetë, që kur i pari i tyre, Nikollë Zoku (Zogu) u vendos në Zogje. Për 30 vjet 1839-1869, do të bëhej figura qëndrore e Lëvizjes kombëtare kundër pushtimit osman në Dibër. Sipas të dhënave që ofron historiani-Moisi Murra, ai që e bëri të njohur Salë Marken në Stamboll qe Hajredin Pasha, i cili në grykën e Radikës e në Gjuricë, në betejën me luftëtarët trima dibranë humbi mbi dymbëdhjetë mijë ushtarë. Ne s’do të përmendim gjerësisht biografinë e këtij plaku të zgjuar e mendjemprehtë, por, për bashkëkombasit tanë në Diasporë, të cilët, përmes Postës elektronike dhe listave në Intrenet janë kurreshtar që të mësojnë diç edhe nga mendimet filozofike të njerëzve të mençur -por të paarsimuar; ndaj, në vazhdime kemi veçuar disa tregime, që janë me interes: E pyetën njëherë Salë Marken: -Cilat janë tri të mirat në këtë botë? -Durimi,-u përgjigj Sala. -Po e dyta? -Durimi,-përsëriti Sala. -Po e treta? -Durimi,-e ngriti zërin pak më lartë se dy herët e para. Mandej, një tjetër i pranishëm, e pyetën: -Përse, kur rrëzohesh prej gomari vritesh më shumë se kur rrëzohesh prej kalit? -Sepse, gomari edhe kur nuk je lënduar pllet sikur ke vdekur.
Në një odë burrash e pyesin Salë Marken: -Ç’është njeriu? -Njeriu është pesë zogj, pesëmbëdhjetë shqerra, tridhjetë desh, dyzetë qe,50 mendje, shtatëdhjetë tahma, tetëdhjetë shkopinj dhe nëtdhjetë vezë. O Salë Aga, na e sqaro pak se nuk jemi duke e kuptuar se çka thua., - i tha tjetri. -Po,-iu përgjigj Sala,-deri në moshën pesë vjeçe, njeriu është si ato zogjtë që hapin gojën vetëm për të ngrënë. Nga pesë deri në 15 pesëmbëdhjetë vjeç është si ata shqerrat që nuk ngopen duke bredhë nëpër livadhe. Në moshën 30 vjeç njeriu kërkon të zgjedh çdo gjë me forcë, siç bëjnë dy desh që kur zihen njëri me tjetrin, marrin hov, mbyllin sytë dhe përplasen kokë më kokë. Në moshën dyzet vjeç është si ato qetë që thyejnë dhe kularin në zgjedhë. Në moshën 50 pesëdhjetë vjeç njeriu e ka mendjen më të shëndoshë se në çdo moshë tjetër. Mosha 70 shtatëdhjetë vjeçe është mosha që njeriu edhe pse e ndjen pleqërinë, i hip një tahma për punë. Mosha 80 tetëdhjetë vjeçe e kërkon një shkop në dorë për t’u mbajtur. Në moshën 90 nëntëdhjetë vjeçe njeriu nuk duron ta prekish as me gishtin e vogël, eshtë si veza që pak ta prekish-thyhet!
Mbi derën e kullës në Bohmovë, fshat që gjëndet 3 – 4 km. afër qytetit të Dibrës, Salë Markja kish gdhendur një gjarpër. -Përse e ke gdhendur atë gjarpër? -e kishin pyetur. Kur dalë nga kulla të kujtohem se shkoj tek gjarpinjtë (turqit), kur kthehem të kujtohem se vij nga gjarpinjtë !
Një qeveritar turk në Dibër të Madhe e pyet me dredhi Salë Marken: -Kush është më i fortë, Turqia apo malësorët e Grykës së Vogël ? -Malësorët,-iu përgjegj Sala. -Përse ?-pyeti përsëri qeveritari turk. -Sepse, Turqia ka 400 vjet që përpiqet e nuk mun t’i shkeli e pushtojë ata kurrë. -Po në qoftë se i shkeli unë ? -Atëherë do të çojnë në Stamboll, në krah, katër malësorë, -ia kthej përgjigjen Sala, duke lënë të kuptonte se do ta çonin të vdekur në arqivol.
Salë Markja e ka pirë duhanin me çubuk të gjatë. Në takimin me Hysni Pashën, ndezi çubukun dhe sa herë e shkundte,shtynte take tuken në drejtim të pashës. Pasha tërihqej pas. Kur u kthye e pyetën: -Si t’u duk pasha? -Frikacak-u përgjigj Sala,-trembej nga çubuku im !
Një bimbash (major) turk i thotë Salë Markes: -A nuk është më mirë që malësorët t’i dorëzojnë armët? -Po,-i përgjigjet Sala. -Po përse nuk i dorëzojnë? -Do t’i dorëzojnë, do t’i dorëzojnë - përgjigjet Sala duke luajtur kokën. -Po kur? -Kur të mbarohen fishekët !
-Cila është gjëja më e rëndë për njeriun, -e pyetën njëherë Salë Markën. -Kur njeriu flet e nuk të dëgjojnë. -Po gjëja më e mirë? -Kur nuk i mbesish borxh askujt.
Një herë, Salë Markës i ra rruga të kalonte pranë një fshatari, i cili lëronte tokën me një penë qe. Fshatri i tha: -Zbrit nga kali ta ndezim nga një cigare, o Salë Aga! Sala zbret nga kali, kurse fshatari zgjati qesen e duhanit, që ishte gjithë pluhur. Sala, pasi e thurri me veshtirësi cigaren-e ndezi. -Si po të duket duhani, o aga?-e pyeti fshatari. -Shumë i ëmbël,-iu përgjigj Sala. -Kur u larguan shoqëruesit e pyetën: -Ku e kishte ëmbëlsirën ai pluhuri i duhanit, o aga? -Tek hatikati (respekti) i atij fshatari,-u përgjigj Sala.
Paria e qytetit të Dibrës së Madhe, paguan dhe nxitën një qytetar të ofendonte Salë Markën në mes të pazarit (tregut). Sala nuk bëri asnjë gjst të shëmtuar, por përkundrazi, kur u kthye në Bohmovë, u tha djemve që t’i çonin një thes me miell gruri, sheqer, oriz, kafe, sapun etj. Ai e dinte se qytetari i varfër e kish berë atë gjest për të marrë diçka nga Paria ambicioze për të shuar urinë e fëmijëve. Të nesërmen qytetari shkon në Bohmovë dhe i kërkon falje për gabimin e bërë-Salë Markes. -Jo,-i tha Sala, ti nuk ke bërë asnjë gabim. Gabime bëjmë ne të pasurit që nuk kujdesemi për ju të varfërit, ndaj, sa herë që të kesh nevojë na shaj që të kujtohemi !
Mesazhet (porositë) e Salë Markes -Mos shtini pushkë në vllazni ! -Mos zini nusen në gjak ! -Mos bëni shpenzime të tepruara ! -Mos jepni para me interes ! -Mos ia zëni tjetrit udhën kot ! -Kur të hyni në valle, hyni me mend e e dilni me vesh ! -Nëse e nxen kundërshtarin gjatë bisedës, je fitimtar ! -Miku kënaqet më shumë me një bisedë të mirë se sa me i dhënë një ka (tarrak) apo dash. -Mos e rëndo tjetrin në valle burrash ! -Gruaj, fëmia dhe qeni zënë gjithnjë fesatin (grindjen). -Mikun mos e lusni shumë që të rrinë, sepse e fusni borxh ! -Gratë i shihni në mëngjes, i dëgjoni në drekë dhe, jepuni të drejtë në darkë (mbrëmje) ! -Mos i vëni në be jetimët ! -Djalin e gruas së ve, mos e vëni përpora ! -Gruan e ve dëgjoheni një herë në vjet ! -Në qoftë se ai që të dëgjon e mban dorën tek veshi, fjalët nuk të kanë shkuar kot ! -Mos çoni krushq ata që mbajnë kësulat (plisat) me një anë ! -Lësho zë një herë, dy herë, tri herë dhe, poqe se nuk të përgjigjet askush, atëherë, bërtitu qenëve ! -Mos e pini kafen shpejt se u shkon xherime ! -Mos i rrini kalit me një anë, sepse, do t’ju thyhet qafa duke shikuar shtremët ! Fjalë të mençura të Salë Markes -Hasmin çmoje më shumë kur thotë se është i dobët. -I varfëri nuk ngopet me bukë, kurse i pasuri me flori. -Qyqja këndon në list ë thatë e çukon në list ë njomë. -Kali flen ë këmbë, kurse dembeli në byth. -Oxhaku i asaj shtëpie që qet tym shumë, nuk ka nuse brenda. -Bujku i mirë duket në vjeshtë, gruaja e keqe në krua. -Nuk ka të hecme në shtëpi poqe se njerëzit nuk kanë arna në raçe (tesha). -Njeriu lind si zog, rritet si qëngj, i zgjidh punët si dash,punon si ka (tarrak),rron si lepur dhe vdes si peshk. -Hasmin e ke vrarë 100 herë në ditë kur nuk e zë në gojë asnjëherë.
-Fëmia, kur është i vogël thotë:-babai im! -Kur bëhet 10 vjeç mburret: - Babi im ka bërë këtë e ka bërë atë! -Kur bëhet 20 vjeç, mburret: -Edhe babai im e dijë këtë punë! -Tridhjetë vjeç: - Pyetni njëherë mos e dijë babai im këtë punë! -Tridhjetë e pesë vjeç: - Mos ia vëni veshin babait tim, sepse dhe ju do të plakeni si ai ! -Dyzetvjeç: - Babai im i ka ngjarë gjyshit, ndaj do të rrojë shumë ! Nga biseda e zhvilluar me nipin e Salë Markes-Xha Demirin Në fillim i njohtoj lexuesit e nderuar se, mixha Demir ishte bashkëshorti i Tezes Zare, pra, i motrës së Nënës sime të ndjerë, -Hamides dhe kishte tipare të ngjajshme të trashëguara sipas gjenetikës së gjyshit të tij-Salë Markes. Siç më kujtohet, ishte muaji gusht i vitit 1967. Në shtator e kisha provimin e fundit para diplomimit. U gjenda në dyqan të babait tim - Arifit dhe, si zakonisht gjitmonë e e merrja me vedi literaturën për të lexuar. Një ditë erdhi Xha Demiri në dyqan dhe, pas përshëndetjes, më vërejti mua me vemendje, m’u drejtua e më pyeti: -Djali i Arifit,, siç e shoh, Ti je duke lexuar shumë libra, ndaj dhe dua të të pyes diçka, Demir Markja-nipi i Salës që ndofta e ke lexuar diku ?! -Urdhëro mixha Demir, nëqoftë se e dij do t’ju përgjigjem! -Cila mende eshtë më e hollë, mendja mashkull apo men dja femër ? -Unë, rreth kësaj pyetje dija si të përgjigjem, duke qenë se e pata dëgjuar edhe më parë nga Nuni im mentar-Jonuz Majtara dhe, drejtpësëdrejti iu përgjigja: - Mendja femër mixha Demir, mendja femër ! -Ai, në atë kohë ishte i moshës 78-80 vjeçe, ashtu siç ishte i ulur në stol, me çubuk në gojë, duke u mbështetur në kërlukun (shkopin) e tij - ia brofi në këmbë, m’u drejtua e tha: - Mos vallë këtë përgjgjijge e ke lexuar diku në librat e tu ? - Jo, mixha Demir, por për këtë pyetje më ka bërë me dije Nuni im-Jonuz Majtara. -I mençur është Nuzi, i mençur ! -Po mir atëherë, më trego për ç’arsye mendja femër është më e hollë se mendja mashkull ? -Po mixha Demir të tregoj: -Së pari edhe meshkujt edhe femrat, pa marrë parasysh gjininë, por që janë të mençur-të arsimuar e që mendja e tyre u pjellë e kanë mendjen femër. Të gjithë shkencëtarët e kanë këtë mendje, sepse kjo mende vepron dhe shpikën diçka mixha Demir. Dhe Ti e ke menden femër, sepse i përngjasish gjyshit tënd - Salë Markes ! Ti Brahim do të thuash se :- ”Peni i përngjet gëzofit” dhe unë ngjaj me gjyshin tim-Salën. -Po xha Demiri, ashtu është ! Xha Demiri: -Të falëminderit o Brahim për këto fjalë që m’i thua dhe Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit e dtur e me shkollë! Dhe Kurani e thotë se, njerëzimit i duhet shkollimi,njerëzit pa shkollë janë si xhoja (shtaza).
Unë me nënën time të ndjerë, të dashur dhe të zgjuar, shkonim shpesh herë në vizitë tek tezja Zare në Bohmovë, fshat i bukur e pitoresk, që shrihet buzë Drinit të Zi, në kufi me shtetin amë. Tezja Zare, një plakë e dashur, e mençur dhe tepër komike, na mbante gjallë me shaka dhe, shpesh herë xha Demirit i drejtohej duke i thënë: O njeri, nëse Ti je nipi i Salë Markes, unë dhe motra ime Hamidja jemi bijat e humanistit të vegjelisë-Xheladin Strazimirit. Në qoftë se na kanë rënë vathët-veshët i kemi, që do të thotë se dhe ne jemi soj, pra, të familjes së mirë. - Kurse xha Demiri qeshte dhe vetëm qeshte me të madhe. Anekdotë e vërtetë humoristike: Rreth viteve të 60-ta shkuam së bashku me Cankon, i cili kishte farefisin e vet në Bohmovë dhe, porsa arritëm tek oborri i shtëpisë së tezes Zare, u ndalëm dhe në ato çaste, ai, pra Cankoja, i cili fliste me pengesa dhe nën hundë dhe, duke e vërejtë lumin Dri, që rrëpishëm kalon rreth këtij fshati, i drejtohet tezes Zare dhe e pyeti: Oj tezja Zare, të lutem më trego, kah shkon ky lumi Dri, termaj (përpjetë) apo teposht ?! Ajo, duke u qeshur iu përgjigj: -Termaj (përpjetë) Canko- termaj (përpjetë) ! -U qeshëm sa s’deshëm me tezen Zare !