Sali Hajrizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
QSicon in Arbeit.svg Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Pa referenca, Nuk ka strukture te mirë, Nuk ka përmbajtje të mjaftueshme --

Sali Hajrizi u lind me 1927 në fshatin Katundi i Ri afër Pejës, ndërsa vdiq me . Rrjedhë nga një familje e varfër, e ndershme dhe bujare. Shkollimin fillor e mbaroi në Nabërgjan tani Kelmend, ndërsa të mesmen në Shkollën Financiare Shqiptare më 1952 në Pejë, pastaj atë industriale-makinerinë në burgun e Nishit me 1959. Pas burgut mbaroi edhe shkollën e mesme teknike në Mitrovicë në vitin 1973. Sali Hajrizi është veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i dëshmuar qysh në vitin 1947, kur dhe bëhet anëtar i Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare, në kohen kur ishin prijës të saj Ajet Gërguri, Gjon Serreqi dhe Marie Shllaku. Për shkak të aktivitetit të tij politik kombëtar UDB-ja jugosllave e burgosi më 9 shtator 1953 dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Burgun e mbajti në Nish, prej nga lirohet me 28 nëntor 1962. Pas burgut një kohë ishte i papunë dhe i përcjellur, megjithatë arrin të punësohet në ndërmarrjen "Autotraktori" në Pejë, pastaj në Fabrikën e autopjesëve ish "Zastava-Ramiz Sadiku" në Pejë, kryepunëtor specialist i makinerisë në nivel të fabrikës.

Dhjetëvjetshin e fundit të punës e kaloi në Stacionarin "Oniks" në Bajë të Pejës, si mbikëqyrës kryesor i sistemit qendror të nxehjes në stacionar. Prej aty u pensionua dhe jetoi në Pejë. Aktiviteti i tij në çështjen e veprimtarisë kombëtare nuk pushoi edhe përgjate jetës në liri. Pas daljes nga burgu kontakton me figura të shquara, aktivistë dhe veprimtarë, siç ishin ndër të shumtë: Bejtullah Nazifi nga Mitrovica, Sadik Tafërshiku nga Ferizaji, Mulla Zekë Bërdynaj nga Radaci i Pejës me të cilin ishte edhe në burg, pastaj kontaktoi shpesh me Shaban Kurtesh Çafdërbashën, Sami Pejën dhe Rifat Nushin nga Peja.

Halil Xanin nga Dasheci i Drenicës, Bajram Zukën nga Likoshani, Xajë Nurën nga Gjakova, Rexhep Bunjakun nga Kaçaniku, Mustafë Nixhën nga Prizreni, Sylë Mehmetin e Rugovës... Si dhe në fillim të aktivitetit në Shkup pati kontakte të shpeshta me kapiten Rudin. I tërë ky aktivitet me dhjetëra veprimtarë të çështjes kombëtare ishte për Sali Hajrizin përpjekje e pareshtur që të nxitë kudo idealin e bashkimit kombëtar. Që në fillim me zgjedhjen e tij për sekretar të ashtuquajturit Komitet të NDSH-së në fshatin e lindjes Katund të Ri, e deri në ditën që vdiq ai nuk ndali të frymojë dhe të veproi për çështjen kombëtare. Shquhet me angazhimin e tij në pajtimin e gjaqeve bashkë me Mulla Zekë Bërdynaj, Rashid Goranin dhe grupin e Pejës të kohës së pajtimeve të Anton Çetës. Sali Hajrizi poashtu shkroi edhe librin të cilin e quajti "Të mbjellësh mendim". Ne librin e ti ai ka shfaqur patriotizmin, kulturën dhe traditat e popullit shqipëtar.