Salih Çeka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Salih Çeka (1923)

Salih Çeka (1892-1925) ka qenë veprimtar i arsimit kombëtar e publicist demokrat, Mësues i Popullit nga Filati.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sali Çeka lindi në Filat të Çamërisë, arsimin fillor e kreu në vendlindje, shkollën e mesme turke (idadije) në Janinë dhe studimet e larta për pedagogji në Bezanson (Francë). Punoi si mësues në Normalen e Elbasanit (1913) dhe pastaj ishte inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit (1922-1923). U zgjodh përfaqësues i krahinës së Sulovës në Kongresin e Lushnjës dhe ishte një ndër nismëtarët e kongreseve arsimore kombëtare më 1922 e 1924. Drejtoi "Revistën pedagogjike" (shtator 1922 - korrik 1923), ku i hapi rrugë mendimit kritik mbi bazat shkencore e pedagogjike për problemet e arsimit dhe shtroi parimet bazë të ndërtimit të shkollës kombëtare e laike në Shqipëri. Mori pjesë në përpjekjet e demokratëve shqiptarë për emancipimin politik të shoqërisë shqiptare si dhe ishte anëtar i shoqërisë demokratike "Bashkimi" (1922-1924) dhe i grupit elektoral "As i pashës, as i beut”, gjatë zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese të vitit 1923. Botoi dhe drejtoi gazetën përparimtare "Ku vemi?" (12 janar 1924 - 19 tetor 1924). Pas dështimit të Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924 u vra me atentat më 1 shkurt 1925. [1] [2] [3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 1. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 380. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  2. ^ https://adsh.al/s/adsh/item/14085
  3. ^ https://telegraf.al/speciale/hyqmet-zane-profesor-salih-ceka-nga-cameria-dhe-mesazhi-qe-na-vjen-per-arsimin-e-sotem-universitar/