Sallatë jeshile

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Përgatitja e sallatës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sallata jeshile pastrohet nga fletët e dëmtuara, ndahet në gjethe dhe zhytet në sasi të madhe uji për t'u larë. Është mirë të mbahet gjysmë ore në ujë ; pastaj të kullohet dhe të zhytet përsëri në ujë të pastërt. Në këtë mënyrë uji ndërrohet 3-4 herë derisa të dalë i kulluar.

Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj të freskët. Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme, spërkatet me vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë ; përzihet me kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës. Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë.

Për 500 g sallatë jeshile duhen :

  • 3-4 lugë gjelle vaj,
  • uthull 2 lugë gjelle,
  • kopër 4-5 fije,
  • qepë 2-3 copë,
  • kripë.

Përgatitja tjetër e sallatës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sallata jeshile patrohet mirë dhe pregaditet pak para se të filloni ushqimin. Në një enë që dëshironi ta servoni sallatën, copëtoni fletët me dorë në madhësi mesatare, hidhni pak kripë mbi fletët, grini qepë të kuqe ose qepë të reja, puri pak celer (mundësisht të grihet më imët), repë të bardhë, tranguj, karota dhe në fund i grihet pak lakër e kuqe dhe pak majdanoz. Pas çdo perimeje të grirë hidhetnga pak dhe në fund i hidhet vaji i ullirit dhe mbi vaj uthull molle. Kësaj sallate mund t'i shtohet : ve të ziera, peshk tun apo gjëra tjera.

Kjo sallat mund të prëgatitet pa masë të caktuar, aq sa dëshironi.