Jump to content

Sama Abdulhadi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sama Abdulhadi (lindur në 1991) e njohur me emrin skenik Sama, është një DJ, producente muzikore dhe inxhiniere zëri me origjinë nga Palestina. [1]

Sama ka lindur në Jordani por është rritur në Ramallah. Rreth moshës 16 vjeçare, Sama dëgjonte kryesisht zhanret e muzikës si trance, hip-hop dhe rep, zhanre që ishin më të dëgjuarat në vitin 2004 në Ramallah. Në 2008, Sama lëvizi drejt Beirutit, ku ndoqi një kurs dy vjeçar për muzikë elektronike. Në Lebanon ajo u njoh për herë të parë me muziken tekno. Kur u kthye në Palestinë, Sama nisi te miksonte muzikë.[2]

Ajo u njoh me Fidaa Kiwan, një promovuese e aktiviteteve muzikore nga Haifa.[3] Fidaa drejtonte aktivitetin e një bari të quajtur Lawain në Ramallah si dhe e prezantoi Samën me kolektivin muzikor dhe artistik nga Palestina, Jazar Crew. Së bashku nisën të organizonin festivale.

Pas një viti studimi në Jordani për inxhinieri të zërit, në 2011 Sama u shpërngul në Europë për të zhvilluar më tej karrierën e saj muzikore. [4] Ajo përfundoi studimet në Londër në degën e inxhinierisë së audios dhe produksionit muzikor në universitetin S.A.E London. Pas studimeve në Britaninë e Madhe, Sama punoi për një organizatë jo-qeveritare në Egjipt në 2013. Ajo nisi karrieren si inxhiniere audioje, producente muzikore për filma. Ajo prodhoi muzikë për filmat egjiptjan me titull “The Builders” dhe “Thread and Wall. Në 2016 Sama bashkëpunoi me Eka3 për publikimin e nje agjensie të quajtur Awyav me qëllim promovimin e artistëve të pavarur nga bota arabe.[5]

Shpërngulja në Paris

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne prill 2017 Sama u shpërngul në Paris, periudhë në të cilën ndryshoi emrin artistik nga Skywalker në Sama. Ky emër përkthehet qiell në arabisht. Fillimisht Sama u bë pjesë e një rezidence artistike në Paris, ku punoi për një album muzikor. Pas përfundimit të residencës artistike, ajo qëndroi në Paris. Fillimisht planet e saj ishin të qëndronte në Londër, por për shkak të problemeve me vizën, Sama lëvizi drejt Parisit.[6]

Afirmimi në skenën ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2018 Sama performoi në festivalin Fusion në Gjermani si dhe në Hungari në festivalin Sziget. Në qershor të 2018 Sama performoi në Palestinë, në setin e Boiler Room.[7] Kjo ishte hera e pare që një platformë e tillë sociale transmetoi një set muzikor drejtpërsëdrejti nga Palestina. Kjo video solli afirmimin në skenën ndërkombëtare të artistes palestineze.[8]

Ajo është advokuese për skenën muzikore në Palestinë dhe thekson statusin gjeo-politik të Palestinës. Sama ka themeluar kolektivin artistik Union, një komunitet që ka për qëllim promovimin dhe edukimin e producentëve muzikor në Ramallah.

  1. ^ "Sama Abdulhadi". Sama Abdulhadi (në anglisht). 27 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2020. Marrë më 27 korrik 2020.
  2. ^ "Sama'". residentadvisor (në anglisht). 27 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2020. Marrë më 27 korrik 2020.
  3. ^ "Culture Sama Abdulhadi Is The DJ Keeping Occupied Palestine Moving". GQ (në anglisht). 27 korrik 2020.
  4. ^ "Palestinian techno pioneer Sama Abdulhadi on finding her sound and surviving on just two hours of sleep a day". International the national (në anglisht). 27 korrik 2020.
  5. ^ "Interview with Sama Abdulhadi, the DJ who gave Palestine techno music". Numero (në anglisht). 27 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2020. Marrë më 27 korrik 2020.
  6. ^ "An Afternoon with Sama, the DJ Who Brought Techno to Palestine". Vice (në anglisht). 27 korrik 2020.
  7. ^ "Sama Abdulhadi". boilerroom (në anglisht). 27 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2020. Marrë më 27 korrik 2020.
  8. ^ "Sama'". griotmag (në anglisht). 27 korrik 2020. {{cite web}}: Është injoruar "The palestinian DJ who uses techno as a means of resistance" (Ndihmë!)