Jump to content

Sami Hamiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Sami Hamiti ka lindur më 1 nëntor 1965 në Dumnicë të Poshtme të Podujevës. Shkollën fillore e fillon në vendlindje dhe e mbaron në Prishtinë. Shkollën e mesme ekonomike e kryen në Prishtinë.

Sami Hamiti në vitin 1990 diplomon në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, ku është duke vazhduar studimet postdiplomike në drejtimin e Menaxhimit Financiar.

1992-1995 Udhëheq sektorin financiar në NT “VATRA” 1995-2000 Udhëheq sektorin financiar dhe komercial në NT “MIFA” 2001-2003 Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës. Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe ka ushtruar detyrën e zëvendës/kryeshefit Ekzekutiv të Prishtinës. 2003-2007 Kryeshef i Ekzekutiv i Komunës se Prishtinës Nëntor 2007 – zgjidhet këshilltar nga radhët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe deri në fund të mandatit udhëheq Grupin e LDK-së në Asamble. Nëntor 2007 – emërohet këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, - post që e ushtron deri në shtator 2010. Nëntor 2009 – zgjidhet këshilltar nga radhët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe Kryesues i Asamblesë Komunale, post që e ushtron edhe aktualisht.

Nëntor 2010 – zgjidhet kryetar i Degës së IV të LDK-së në Prishtinë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Aktivitetet e tjera:

Konsulent i jashtëm në botimet:-Përmbledhja e rregulloreve dhe urdhëresave komunale I dhe II. - Zbatimi praktik i dispozitave të aplikuara për pushtet lokal. - Informator për biznes pjesa I-rë dhe e II-dytë.

Ka qenë anëtar i grupit punues për hartimin e ligjit për pushtet lokal, anëtar i grupit punues për hartimin e ligjit për financa lokale dhe anëtar i grupit të eksperteve për reformim të administratës publike etj.

Projektet nga fusha e përgjegjësive të Komunës:

Propozues i skemës organizative në administratën komunale çdo vit fiskal, që nga viti 2002 deri në vitin 2007.

Ka punuar në sistematizimin dhe përshkrimin e punëve në Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës.

Propozues i Rregullores mbi rentën, tarifat dhe ngarkesat, i Rregullores mbi rendin Komunal dhe propozues i Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit te punës tek subjektet afariste etj.

Aktiviteti politik: Kryetar i Degës së IV-të të LDK-së për Prishtinë. Këshilltar në Kuvendin e Prishtinës, kryetar i Grupit parlamentar të LDK-së, dhe Kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës Kryesues i Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prishtinës.


Botimet:

Doracak për komunikim të organeve komunale me palë, Rregulloret komunale, urdhëresat, udhëzimet dhe vendimet.

Ka qenë pjesëmarrës i shumë konferencave, seminareve dhe tryezave të organizuara në Uashington, Bruksel,Vjenë Lubjanë etj, rreth menaxhimit dhe funksionimit të pushtetit lokal.