Sami Islami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sami Islami u lind në Llugaxhi, në një fshat të vogel të komunës së Lipjanit (nja 15 km në jug të Prishtinës), është shkrimtarë shqipatarë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sami Islami pas kryerjes së shkollës fillore (pesë klasë në Llugaxhi e tri të tjerat në Banullë-Gllogovc), vashdon shkollën e mësuesisë në Ferizaj, që atëherë quhej Shkolla Normale. Fill pas mbarimit të Shkollës Normale për dy vite rresht punon në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” të Gadimes. Me vitin 1973 ndërpret punën dhe regjistrohet si student i rregullt në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në Degën e Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe. Më 1975 diplomohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe punësohet në shkollën fillore “Vëllazërit Frashëri” në Lipjan. Gjatë kësaj kohe i vijoi studimet në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, - Dega e Gjuhës Shqipe dhe diplomohet më vitin 1978.

Prej vitit 1982 fillon punën e bashkëpunëtorit në Programin Arsimor-Shkollor të Televizionit të Prishtinës. Këtu punoi deri me 5 korrik të vitit 1990, kur u përjashtua nga vendi i tij i punës bashkë me qindra kolegë të tjerë nga regjimi serb. Gjatë kohës sa ishte bashkëpunëtor dhe gazetar në TVP realizoi më tepër se 200 emisione letrare e gjuhësore në këtë institucion, të cilat besoj se disa sish duhet t’i kenë shpëtuar shkatërrimit nga regjimi serb dhe sigurisht se duhet të jenë në Arkivin e Kosovës. Ai bashkëpunoi edhe me shumë gazeta dhe revista të ndryshme që botoheshin në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe me Radio Prishtinën (Programin Arsimor) , në të cilin realizoi poashtu një numër të madh të emisioneve, kryesisht gjuhësore. Gjatë kësaj kohe ai bashkëpunoi me “Rilindjen”, “Zërin e rinisë”, “Botën e re”, “Flakën e vëllazërimit” (Shkup), si dhe me revistat shkencore : “Përparimi”, “Gjurmime albanologjike” (Seria e Shkencave Filologjike), me revistën letrare “Jeta e re”, me revistën shkencore “Gjuha shqipe”, të cilën e nxirrte Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Që nga viti 1995 emigroi në Britani të Madhe. Në kohën kur ai arriti në Londër, në këtë mjedis të ri nisi punën e mësuesit të gjuhës shqipe në Shkollën Shqipe “Kosova” për disa vite. Mësimi plotësues i gjuhës , letërsisë dhe i kulturës shqiptare në përgjithësi organizohej në pjesë të nryshme të Londrës, por Samiu punoi më shumë në disa shkolla te Londrës Veri -Perëndimore. Gjatë kësaj kohe ai bashkëpunoi edhe me gazeta dhe revista që dilnin si në emigracion poashtu edhe në Kosovë. Me të arritur në Angli u angazhua bashkë me bashkatdhetarë të tjerë në nxjerrjen e gazetes “Albania”, anëtar dhe gazetar i së cilës ishte për një kohë të gjatë. Më vitin 1999, në Londër filloi të dilte edhe revista “Fjala jonë” dhe S. Islami u emërua kryeredaktor i saj. Ai bashkëpunoi dhe vazhdon edhe sot bashkëpunimin edhe me: “Shkëndijen”, “Ekskluziven”, “Teutën”, me gazetën “Bota sot” dhe me gazetën e shqiptarëve në Britani të Madhe “Albanian mail”… Që nga viti 1998 punon si mësimdhënës i gjuhës shqipe për studentët anglezë në Ministrinë e Mbrojtjes Britanike si dhe në Ministrinë e jashtme, por është gjithnjë në ndihmë të shkollës shqipe kudo që paraqitet nevoja. Jeton në Londër dhe merret me gjuhë, kritikë letrare e poezi.