Jump to content

Samokov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Samokov ( bullgarisht: Самоков) është qytet në provincën e Sofjes në jugperëndim të Bullgarisë. I shtrirë në lartësinë 950 m mes maleve Rila dhe Vitosha, Samokov ndodhet 55 kilometra nga kryeqyteti Sofje dhe ofron kushte shumë të përshtatshme për ushtrimin e sporteve dimërore. Së bashku me vendpushimin e afërt Borovets, Samokov dallohet si një qendër e rëndësishme turistike.[1]

Popullsia e qytetit është 24,629 banorë.[2] Në kulturën shqiptare, Samokov njihet si qyteti ku kanë kryer studimet vëllezërit Gjerasim dhe Gjergj Qiriazi.

  1. ^ "Guide Bulgaria - Town Samokov". Guide Bulgaria (në anglisht). Marrë më 2021-06-11.
  2. ^ "Население по области, общини, местоживеене и пол | Национален статистически институт". nsi.bg (në bullgarisht). Marrë më 3 janar 2024.