Gjergj Qiriazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Gjergj Qiriazi (1868-1912)[1] i njohur në anglishte me emrin George Kyrias, ashtu si i vëllai Gjerasimi, ndoqi shkollën greke në vendlindje Manastir dhe kolegjin amerikan në Samokov. Edhe ai u mor në punë nga Shoqëria Biblike Britanike dhe Botërore.

Pas vdekjes së të vëllait më 1894 mori në dorë drejtimin e shkollës së vashave në Korçë, kurse më 1908 ishte delegat në Kongresin e Manastirit. Gjergj Qiriazi ishte një nga themeluesit e gazetës në gjuhën shqipe "Bashkim' i kombit" më 1909, duke u dalluar vazhdimisht për një aktivitet politik. Përveç hristomathisë së të vëllait, ai botoi një përmbledhje me vjersha fetare me titullin "Kënkë të shenjtëruara", Sofje 1906. Gjergj Qiriazi qe aktiv sidomos në botime tekstesh shkollore. Ai botoi një tekst për fizikën, "Fizika", Bukuresht 1899, si dhe një numër artikujsh në organe shtypi të kohës. Vdiq në Manastir30 dhjetor 1912.[2]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Burimi i të dhënave[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Qiriazi, Gjergj". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. f. 781.  734077163. 
  2. ^ Robert Elsie: Histori e Letërsisë Shqiptare. Botim i dytë. Përktheu nga anglishtja: Abdyrrahim Myftia. Pejë: Dukagjini 2001, Fq. 212 - 213.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]