Sandra Kalniete
Sandra Kalniete (lindur në 22 djhetor 1952) është një politikane letoneze, autore, diplomate dhe udhëheqëse e lëvizjes për pavarësi në Letoni. Ajo u emërua në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Letoni gjatë 2000-2004 si dhe qëndroi në postin e Komisioneres Evropiane për Agrikulturë, Zhvillim Rural si dhe Peshkim në 2004. Që prej 2009 ajo ka gëzuar postin e pjesëtares së parlamentit evropian për partinë politike European People’s Party.
Më parë ajo ka qenë ambasadore në OKB (1993-1997), në Francë (1997-2000) si dhe UNESCO (2000-2002). Përpost gjuhës letoneze, ajo është njohëse si dhe flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht dhe rusisht.
Formimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kalniete lindi në Togur, Siberi të Rusisë ku familja e saj ishte ekstraduar nga Letonia nga Policia Sekrete Sovjetike gjatë pushtimit të Letonisë nga Bashkimi Sovjetik.[1][2] Ajo arriti të vizitonte vendin e saj kur ishte vetëm 7 vjeçare.
Ajo studio art në Akademinë letoneze të Artit nga viti 1977 deri në 1981 si dhe punoi si historiane arti, duke publikuar librin “Latvian textile art” në 1989. Ajo u angazhua me politikën në 1988, gjatë lëvizjes për pavarësi të Letonisë si dhe ishte kryetare dhe një ndër themelueset e organizatës politike “Latvian Popular Front”, organizata kryesore lobuese për pavarësinë. Kalniete u diplomua në Departamentin e Historisë dhe Teorisë së Artit në Akademinë e Artit të Letonisë (1981), Instituti për Studime Ndërkombëtare pranë Universitetit Leeds (1992) si dhe ka përfunduar masterin pranë Akademisë së Arteve në Letoni (1996).
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kalniete u emërua Ministre e Punëve të Jashtme në Letoni në nëntor 2002 si dhe shërbeu në këtë pozicion deri në 2004 kur fitoi pozicionin e Komisioneres së Parë letoneze për Agrikulturën dhe Peshkimin në Bashkimin Evropian.
Pjesa dërrmuese e shoqërisë letoneze priste që ajo të riemërohej pranë pozicionit të komisioneres në BE, gjë që nuk ndodhi. Më vonë Kalniete iu largua politikës duke refezuar të gjitha pozicionet diplomatike që iu ofruan.
Në fillim të 2006 Kalniete iu bashkua partisë politike “New Era Party”. Në tetor 2006 ajo u emërua në parlamentin letonez. Ajo ishte kandidatja e kësaj partie në vitin 2007 për postin e presidentes letoneze, përpara se të tërhiqej në favor të kandidatit Aivars Endziņš.
Në 2008 Kalniete bëri publike vendimin për të lënë partinë politike New Era Party. Ajo iu bashkua partisë tjetër politike me emër Civic Union si dhe u shndërrua në liderën politike të saj. Në zgjedhjet parlamentare evropiane në 2009 ajo arriti të zgjidhej deputete e parlamentit evropian si dhe u ripërzgjodh në zgjedhjet e parlamentit evropian në 2014.[3] Ajo ishte një kandidate potenciale për postin e Presidentes në Letoni pas tërheqjes së ish-Presidentit në 2015.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "MEPs Honor Victims of Baltic Deportations". News - ERR. Marrë më 4 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Valters Nollendorfs, Crimes of communism in Latvia, Institute for the Study of Totalitarian Regimes
- ^ 'SOAAR', SIA. "2014.gada Eiropas Parlamenta vēlēšanas". Ep2014.cvk.lv. Marrë më 31 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Aboltina doubts Kalniete would gain much support from the coalition". Bnn-news.com. 5 mars 2015. Marrë më 31 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)