Selim Krasniqi
Selim Krasniqi lindur, më 17 gusht 1955 në Junik, pedagog, magjistër, shqiptar nga Kosova.
Selim Krasniqi studimet themelore i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, më 1978 në Prishtinë, ku, më 2004 me temën : Funksionet e rasave gjinore, dhanore e rrjedhore në gjuhën letrare shqipe, merr titullin e magjistrit. Krasniqi, më 9 mars 2005, ka bërë kërkesen për t’iu lejuar tema e doktoratës nga fusha e metodologjisë së mësimdhënies në Fakultetin Filozofik.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Selim Krasniqi që nga diplomimi më 1978, punon si mësimdhënës në gjimnazin "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë. Gjatë studimeve nga viti 1976-1978 ka udhëhequr grupin letrar "Jeronim de Rada" të Fakultetit Filozofik.
Veprimtaria publicistike e Krasniqit përbëhet nga 70 punime të publikuara në shtypin kosovar të kohës si ”Shkendija”, “Fjala”, Bota e re”, “Zëri i rinisë”, “Jehona”, "Koha”, “Kosova Sot”, “Epoka e re”, si dhe në gazetën shqiptare "Nacional". Nga emërtimi i këtyre punimeve shihet se autori ka trajtuar çështjet aktuale të fushës së gjuhës e të letërsisë si dhe çështje të tjera në fushën e arsimit.[1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Raport i Këshillit të Fakultetit të Edukimit Prishtinë më 14.10.2005 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine në internet prill 2007.