Sevdije Ahmeti
Sevdije Ahmeti (1944 – 2016) ishte një aktiviste për të drejtat e njeriut, feministe dhe humaniste nga Kosova. Ajo luajti një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, si dhe në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës. Ajo njihet si njëra ndër aktivistet e para për të drejtat e grave në Kosovë.[1]
Karriera dhe aktivizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillimet e karrierës së saj si aktiviste, ajo punoi si redaktore dhe udhëheqëse e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, ku ka shkruar artikuj të ndryshëm rreth steriotipeve gjinore ndaj grave shqiptare, që në atë kohë portretizoheshin negativisht nga mediat Jugosllave. Në vitin 1989, ishte në përpjekje për krijimin e Shoqatës së Gruas së Pavarur. Megjithatë, me datën 23 Korrik 1989, u shkarkua nga pozita e saj si redaktore në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, ku më pas filloi punën në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Nga viti 1980 filloi spastrimi etnik i shqiptarëve të Kosovës, ku edhe për shumë vite me radhë, qeveria serbe ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut. Disa nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut përfshinin: vrasje, torturën rrahje brutale, dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, dhe dhunën seksuale.[2][3]
Gjatë krizës politike në Kosovë në vitet 90të
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ahmeti kontribuoi duke përgatitur raporte të detajuara mbi shkeljet e të drejtave të grave për Amnesty International. Gjithashtu bashkëpunoi me Shoqatën “Nënë Tereza” në fushata për promovimin e vaksinimit të fëmijëve.[3][4]
Në vitin 1993, bashkë me Vjosa Dobrunën, themeluan Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. Kjo organizatë jo vetëm që ofroi ndihmë për nënat dhe fëmijët, por gjithashtu luajti një rol kyç në dokumentimin dhunës së pushtetit serb ndaj shqiptarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve.[4][5]
Qendra kontribuoi në mbledhjen dhe dorëzimin e provave për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), gjykatë kjo e krijuar nga Kombet e Bashkuara më 25 Maj 1993, me seli në Hagë, Holandë, për të gjykuar krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Tribunali kishte mandat për të trajtuar krime të rënda, përfshirë dhunën seksuale dhe keqtrajtimin e grave të Bosnjës dhe Kroacisë, të cilat u strehuan si refugjate në Kosovë. Me një total prej 161 aktakuzash, ai luajti një rol thelbësor në sigurimin e drejtësisë për viktimat e konflikteve në Ballkan. Aktgjykimi i fundit u dha më 29 Nëntor 2017, ndërsa Tribunali pushoi së ekzistuari më 31 Dhjetor 2017, me funksionet e tij të mbetura të transferuara te Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale (IRMCT).[6][7]
Në vitin 1995, Sevdija shërbeu si koordinatore e Grupit të Komunitetit të Grave në Konfliktet e Evropës Lindore gjatë Forumit të organizatave jo-qeveritare në Konferencën e Katërt Botërore për Gratë, që u mbajt në Pekin, Kinë.[4][8]
Ditari i luftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas luftës, Ahmeti ishte ndër të parat që inicioi çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. [4][8] Pas tragjedisë së Familjes Jashari, Sevdija filloi që të mbante ditar në mënyrë që të dokumentonte krimet që po i bëheshin popullit shqiptar nga forcat serbe gjatë viteve 1998-1999. Ky dokumentim u bë me anë të disa mesazheve që ishin të shkruara në gjuhën angleze dhe dërgoheshin jashtë Kosovës përmes Rrjetit të Grave Lindje-Perëndim (The Network of East-West Women).[9]
Kjo iniciativë e Ahmetit dëshmon rëndësinë e rezistencës së Familjes Jashari për rezistencën ushtarake dhe nxitjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar drejt luftës për liri. Memoriali në Prekaz i familjes Jashari luan një rol kyç në ruajtjen e kujtesës së luftës, duke shërbyer si një dëshmi e përpjekjeve për liri dhe identitet kombëtar.[10]Të gjitha këto shënime më pas u botuan si libër, ku botimi i parë u publikua në vitin 2003 me titullin "Journal d'une femme du Kosovo : la guerre avant la guerre".[11] Libri më pas është botuar edhe në gjuhën shqipe, me titullin “Ditari i një gruaje të Kosovës (Shkurt 1998 – Mars 1999) – Lufta përpara luftës”, i cili u promovua me datën 7 Qershor 2019, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.[12] Ky libër ishte edhe një dokument historik dhe hërben si provë që përmbledh dëshmitë e represionit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Libri ka shërbyer si provë në Tribunalin Penal Ndërkombëtar mbi spastrimin etnik në Kosovë.[13]
Çmimet dhe Njohjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1999, Human Rights Watch e zgjodhi si një ndër katër Monituruesit e të Drejtave të Njeriut. Angazhimi drejtat e njeriut e Sevdije Ahmetit mori vëmendjen e Colby College, në Waterville, Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Instituti Oak për të Drejtat e Njeriut i Kolegjit e priti atë si Fellow në vitin 2001, ku vazhdoi të kontribonte në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.[14]
Sevdije Ahmeti vazhdon të njihet për punën e saj si aktiviste, feministe po edhe një humaniste. Në nderim të kontributit të saj, Presidenca e Kosovës i dërzoi dekoratën “Urdhri Dr. Ibrahim Rugova”, pikërisht me datën 10 Dhjetor 2019, date që shënon edhe Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Dekorata u pranua nga familja e saj.[15] Ndërsa, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ndan çdo vit çmimin “Sevdije Ahmeti” për gratë aktiviste në nder dhe kujtim të saj.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 arianakasapolli (2023-03-21). "Sevdije Ahmeti-një zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave të grave". Kosovo Women's Network. Marrë më 2025-06-03.
- ↑ Ajdini, Sheri. "Human Rights Violation in Kosovo 1989-1999".
{{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për|journal=(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Krasniqi, Vjollca; Myrtaj, Mrika Limani; Hajrullahu, Vjollca Islami; Salihu, Arbër; Xhemajli, Donika (2022). Mësimi i historisë me perspektivë gjinore: gratë dhe gjinia në dy dekadat e fundit të shekullit XX në Kosovë. ForumZFD. ISBN 9789951775137.
- 1 2 3 "RrGGK kujton aktivisten Sevdije Ahmeti". KOHA.net (në anglisht). Marrë më 2025-06-03.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Vdiq Sevdije Ahmeti" (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 2025-06-03.
- ↑ "Analizë e KMDLNj-së: Tribunali ndërkombëtar për krimet e luftës në Kosovë, mundësitë dhe pengesat". Epoka e Re (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-03.
- ↑ https://www.icty.org/x/file/Legal%20Library/Statute/statute_sept09_sq.pdf
- ↑ "Ka vdekur aktivistja për të drejtat e grave, Sevdije Ahmeti". Marrë më 2025-06-03.
- ↑ "Sevdije Ahmeti in her own words (2014) – Oral History Kosovo". Oral History Kosovo. Marrë më 2025-06-03.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Krasniqi, Vjollca. "Cultures of History Forum : Between History and Memory: The Jashari Family Memorial in Prekaz (Kosovo)". www.cultures-of-history.uni-jena.de (në anglishte britanike). Marrë më 2025-06-03.
- ↑ Ahmeti, Sevdije (2001-01-01). Journal d'une femme du Kosovo: la guerre avant la guerre (në frëngjisht). KARTHALA Editions. ISBN 978-2-84586-194-7.
- ↑ RTV Dukagjini (2019-06-06), Intervista PasDite 6 Qershor 2019 - Sevdije Ahmeti "Ditari i një gruaje të Kosovës", marrë më 2025-06-03
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ bibliotheque.bordeaux.fr https://bibliotheque.bordeaux.fr/ark:/27705/ca0000461898. Marrë më 2025-06-03.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "2001 Oak Fellow: Sevdie Ahmeti - Oak Institute". Oak Institute (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2025. Marrë më 2025-06-03.
- ↑ "Osmani dorëzoi dekoratën "Urdhri Dr. Ibrahim Rugova" për aktivisten Sevdije Ahmeti". Telegrafi. 2020-12-10. Marrë më 2025-06-03.