Jump to content

Sferat prej guri në Kosta Rika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sferat Diquís)
Disa sfera guri të Diquís të ekspozuara në Museo Nacional de Costa Rica. Për krahasim, imazhi në mur tregon diametrin e sferës më të madhe të regjistruar prej guri, 2.66 metra.

Sferat prej guri në Kosta Rika janë një shumëllojshmëri prej mbi 300 petrosferash në Kosta Rika, në Delta Diquís dhe në Isla del Caño. Në vend, ato njihen edhe si bolas de piedra (fjalë për fjalë topa guri). Sferat zakonisht i atribuohen kulturës së zhdukur Diquís, dhe ato nganjëherë quhen si Sferat Diquís. Ato janë skulpturat më të njohura prej guri të zonës Isthmo-Kolumbiane.

Mendohet se ato janë vendosur në rreshta përgjatë afrimit me shtëpitë e krerëve, por rëndësia e tyre e saktë mbetet e paqartë.

Gërmimet Arkeologjike Palmar Sur janë një seri gërmimesh të një vendi të vendosur në pjesën jugore të vendit, i njohur si Delta Diquís, dhe janë përqendruar në një vend të njohur si "Finca 6" (Ferma 6). Gjetjet arkeologjike datojnë që nga periudha Aguas Buenas (300–800 e.s.) dhe periudha e Chiriqui (800–1550 e.s.).

Në qershor 2014, Vendbanimet Kryekolumbiane me sfera guri të Diquís u shtuan në listën e UNESCO-s të Vendeve të Trashëgimisë Botërore.[1] Në korrik 2014, u miratua një projekt, i cili ishte propozuar në vitin 2011, për shpalljen e sferave simbol kombëtar të vendit.[2]

Sipas disa hipotezave të arkeologëve, sferat mund të përfaqësojnë sistemet diellore ose thjesht të frymëzohen nga faza të ndryshme të diellit dhe hënës siç shihen me sy të lirë, duke përfshirë perëndimin ose lindjen e diellit dhe gjysmëhënat.[3]

  1. ^ "Six new sites inscribed on World Heritage List". UNESCO. Marrë më 23 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Esferas precolombinas son declaradas símbolo nacional". 16 korrik 2014. Marrë më 24 tetor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ UNESCO (2013) Precolumbian Chiefdom Settlements with Stone Spheres of the Diquís. Republic of Costa Rica: Ministry of Culture and Youth