Bernardi i Kiaravales

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shën Bernardi i Kiaravales)
Bernardi - pikturë nga një dorëshkrim mesjetar.

Bernardi i Kiaravales ose Bernardi i Klervosë (Fonten, pranë Dizhosë, 1090 - 21 gusht, 1153Klervo) ishte një kryemurg dhe themeluesi i parë i reformimit të urdhrit manastiror cistercian dhe përhapës i tij në të gjithë Evropën. I ishte një mistike, predikues, teolog dhe ekzorcist. Zëri i ndërgjegjes, figura mbizotëruese në kishën e krishterë nga 1125 - 1153 (Kantor 1993), autoriteti i tij ndihmoi t´i jepej fund përçarjes së Kishës të vitit 1130. Bernardi ishte zëri kryesor zakonruajtës gjatë rigjallërimit mendor (intelektual) të qindvjeçarit të 12-të dhe kundërshtari kryesor i skolastikës teologjike që po lindte. Bernardi ishte shumë i përkushtuar ndaj Virgjëreshës Mari, dhe mbrojtësi më me ndikim i Kryqëzatës së Dytë. Ai u kanonizua shenjtor në vitin 1174 dhe u shpall doktor i kishës në vitin 1830.