Jump to content

Shëndetlie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shëndetlie është ëmbëlsirë e përgatitur kryesisht me mjaltë, vezë, arra dhe përbërës tjerë plotësues.

Për 25 copë shëndetlie nevojiten :

  • Miell - 3 gota uji
  • Sheqer - 1 gotë uji
  • Mjaltë 2-3 lugë gjelle
  • Vezë 2 kokrra
  • Sodë një majë luge kafeje
  • Arra 1-2 filxhanë kafeje
  • Gjalpë 2 filxhanë kafeje
  • Vanilje
  • Ujë 2 filxhana kafeje

Për shërbetin:

Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm.

Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.