Shaban Vani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Shaban Vani
Sh.vani.jpg
Emri: Shaban
Mbiemri: Vani
Lindi më: 15 janar 1930
Vendlindja: Dibër e Madhe
Vdiq më: 14 janar 2015
Vdiq në: Tiranë
Profesioni: Jurist, gazetar

Shaban Vani u lind në Dibër të Madhe, më 15 janar të vitit 1930. Në Tiranë u vendos në vitin 1941 ku kreu arsimin e mesëm pedagogjik. Studimet e larta për jurisprudencë i bëri në Universitetin "Lomonosov" të Moskës ku përfundoi me vlerësime të larta studimet e drejtësisë. Ndërkohë, përgjatë tre viteve ndoqi edhe kurse të historisë së muzikës që e kishte pasion. Pas kthimit në atdhe më 1956, ai refuzoi të punojë një ditë të vetme në drejtësi dhe punoi si gazetar në Gazeta "Puna", Revista "Hosteni" dhe Revista "Shqipëria e Re", deri më 1990, kur doli në pension. Gjatë gjithë jetës Shabani shkroi me pasion në gjini të ndryshme. Më 1977 dha ndihmesën në përgatitjen për shtyp të librit "Moxarti" , dy vjet më vonë botoi librin "Kur dëgjojmë operën" , më 1996 vëllimin humoristik "1001 të qeshura” , më pas "11 varre për teto Flavian" në 1998, “Njerëz të shquar në anekdota" në vitin 2000 dhe "Mendime fluturake" gjithashtu në vitin 2000. Shabani është autor i një fjalori enciklopedik muzikor mjaft voluminoz, puna për të cilin i ka marrë rreth 20 vite, vepër që fatkeqësisht ka mbetur ende e pa botuar. U nda nga jeta në Tiranë14 janar 2015 një ditë para 85 vjetorit të lindjes.