Sherif Maliqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Sherif Maliqi Malisheva i lindur me 10.02.1914 - vdiç më 13.02.1995Malishevë- të Gjilant

Veprimtaria atdhetare[redakto | redakto tekstin burimor]

Burgoset me 19.02.1945 në Gjilan. kurse ne Ferizaj në publik ku dënohet me 20 vjet burgim,me 13.08.1945 me ankesë të prokurorit dënohet me vdekje. Me 02.12.1945 lirohet prej dënimit me vdekje në 20 vjet burg. Pas vendimit të plotfuqishëm e transferojnë në burgun e Pozharevacit. Në burgun e Posharevacit e merr lajmin e zi se vëllai tjetër Agush Maliqi edhe atë e kanë vrarë,pas lajmit të marrur me 13.08.1947 merr vendimin për të ikur prej burgut të Pozharevacit dhe për 31 ditë në këmbë arrin të kthehet në Kosovë(shtëpi)-Malishevë. Ku në shtëpi e ka pasur të përgatitur bunkerin e mëhershëm ku kanë qëndruar vëllezërit dhe ai. Sipas Djalit të tij, Ramadanit për këto veprimtari ishte dënuar me vdekje dhe më vonë i shndërrohet ne burg, me 23.01.1953 lirohet prej burgut. Pastaj për një kohë arratiset në Shqipëri dhe rikthehet pas stabilicimit të gjendjes së parabrioneve.[1]

Kronologjia jetesore e Sherif M. Malisheva[redakto | redakto tekstin burimor]

  • OZNA na morën duke na shtyrë, në këmbë na shanin, na godisnin, më dhimbsej gjyshja, nana, kushërirat e lidhura me konop. Në burgun e Gjilanit, na futën një dhomë të ftoftë vetëm në dërrasa, një dritare pa xham shumë ftoftë...”, kujton arrestimin Ramadan Maliqi, atëherë si katër vjeçar.
  • Serbia kishte mbajtur në burg dy vjet fëmija katër vjeç![2]
  • Ramadan Sherif Maliqi, po mban në supe moshën shtatëdhjetëvjeçare por e ka të freskët kujtimin e trishtueshëm nëntorin e vitit 1949, kur pjesëtarët famëkeqe të OZNA-s, po thyenin dyert me shqelma dhe po merrnin zvarrë Gjyshen- Nazife, Nanën Nafije, kushërirat Hanumshahen dhe Sofijën dhe atë si fëmijë katër vjeçar në burgun e Gjilanit!
  • Ai kujton, dhe qullë sytë, atë nëntor kur OZNA kishte rrënuar shtëpinë për të gjetur babain e tij Sherif Maliqi, që kishte katër vite po rrinte kaçak maleve të Karadakut.
  • Sherfi Maliqi, babai i Ramadanit, fillimisht ishte dënuar me vdekje në një gjykim publik në Ferizaj më 1945 si pjesëtar i Ballistëve i ngarkuar për 17 vrasje të serbëve. Dënimi ishte zbutur në 20 vjet. Sherifi do bartët në burgun e Pozharevacit, nga ku do të ikte në këmbë për 31 një ditë duke përcjellë rrjedhën e Moravës për në Malishëvë të Gjilanit.
  • Sherif Maliqi, po kthehej në dheun e vetë, por në shtëpi tashmë i kishte të vrarë nga partizanët çetnik dy vëllezërit Rasimin dhe Agushin. Jeta e kaçakut në sistemin e Jugosllavisë, po bëhej e rëndë, dimrit po qëndronte i ngujuar në bunkerin e bërë enkas që gjendej në funt murit të oborrit në pjesën e dalë nga rruga, ndërkaq me ardhjen e beharit Sherif Maliq, i si kaqak kishte strehë dhe mburojë malin mbi Malishëve, Uglar, Capar e tutje Karadakut!
  • OZNA ishte po rrënonte shtëpinë e bindur se do të ja gjej bunkerin e strehimit, por jo, kjo do të bëjë qe si peng ti marrin familjen në burgun e Gjilanit.
  • “OZNA na morën duke na shtyrë, në këmbë na shanin, na godisnin, më dhimbsej gjyshja, nana, kushërirat e lidhura me konop. Në burgun e Gjilanit, na futën një dhomë të ftoftë vetëm në dërrasa, një dritare pa xham shumë ftoftë…”, kujton arrestimin Ramadan Maliqi, atëherë si katër vjeçar.
  • “Tan ditën më mbanin ndaras nga gjyshja dhe nana, vetëm në mbrabje me qonin me to. Natën gjyshja, nana dhe kushërirat nuk më lënin të flejë në dërrasë por në duar”, kujton Ramadani, dhe mbushet frymë dhe pikë lot.
  • OZNA do të shantazhonte keq një fëmijë katër vjeçar, do provonin me sheqerka ta mashtron të tregonte se ku gjendej babai i tij Sherif Malisheve. Një ditë me shumë shi, Ramdan Malisheva, si katër vjeçar, do të merrej peng tinëz nga gjyshja dhe nana, për të gjetur vendin e strehimit të babës në Malisheve, Bukovik Capar e maleve mbi Uglar.
  • Por jo, gjersa OZNA tanë ditën provonin që të thyenin, natën gjyshja Nazifja dhe nana Nafije, do të prishin magjinë e OZNA-s. Ato do të bënin që Ramadani, katër vjeçar të bindet se baba sherif ka vdekur dhe se shkiet po kërkonin dajën!
  • Kur OZNA kishte humbur durimin, Trifki Cernagori – Komandant i burgut, do të kapte nga veshët dhe do ta gjuante për ti thyer krahun. Për dy vite do të vazhdonte shantazhi e malltetrimi, por kaçaku Sherif Malisheva nuk po dorëzohej për sa kohë që familja po i mbahej peng në burgun e Gjilanit, ndërkohe që ishte lëshuar shpërblimi se kush e vret Sherif Malishëves do të marrë shpërblim 50 mijë banka!
  • Por Sheri Maliqi, do të vendoste të ikte në Shqipëri, një vitë pas ikjes së tij OZNA e fyer që kishte humbur luftën më të i kishte liruar familjen nga burgu i Gjilanit.
  • “ Me një maj të vitit 1951 na liruan nga burgu, duke qenë ndaras ditën nga familja, unë kur dola nga burgu nuk dija asnjë fjalë shqip”, tregon dhe qanë Ramadan Maliqi.
  • Ai kujton, se nuk kishim se ku të ktheheshim shtëpi e rrënuar, shkuam për tre vjet te dajt në Shillovë të Muhagjerve. Më 1953 u kthyem në Malishëve kur Sherif Maliqi, kishte përfituar nga amnistia e Jugosllavisë dhe ai do të kthehej nga Shqipëria.
  • “Serbia na ka shumë borxhe, jam për të falur por jo për ta harruar”, thotë Ramadan Maliqi. Ai thotë, se dita më e lumtur në jetën e tij ka qene, kur vajza Drita Maliqi, si deputete ka nënshkruar Pavarësinë e Kosovës. “Atë ditë përqafova vajzën dhe i bëra hallall mundin dhe gjakun e familjes Kosovës”, thotë Ramadan Maliqi, fëmija i burgosur në Jugosllavinë e Titos. /xlpress.tv[3]/

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ [1]Ramadan Maliqii ka lindur në vitin 1947. Shkollën e fillore e kreu në Malishevë të Gjilanit, ndërsa, shkollën e mesme e kreu në Gjilan. Ka të kryera dy fakultete, juridikun dhe inxhinierinë e bujqësisë. Si fëmijë katër vjeçar ka qenë në burg, së bashku me familjen e tij të përndjekje nga regjimi i Rankoviqit, më 1949. Tani ka 62 vjet dhe nuk ndihet i lodhur; vazhdon t’i ndihmojë fëmijës së tij
  2. ^ [2]Fëmijëria në burg, në moshën katër vjeçare burgoset sepse familja nuk donte të tregonte vendndodhjen e Sherif-it, babait të Ramadan-it
  3. ^ [3]Serbia kishte mbajtur në burg dy vjet fëmijën katër vjeç! Ramadanin



Lidhje tjera[redakto | redakto tekstin burimor]