Ninxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shinobi)
Jump to navigation Jump to search
Shinobi

Një ninxha (shqip: i fshehuri) ose shinobi (shqip: të fshehësh) ka qenë luftëtar në kohën Japonia feudale, që u përdorë për spiunazhe, si vrasës dhe marrës i informatave. Disa dokumente folin se ninxhat ishin një bashkësi budiste të cilët ishin në kërkim të nirvanas (çlirimi). Ninxhat kanë qenë të kushtuar nga zhvillimi i shpiunazhës i cili erdh nga Kina.

Ninxha ndryshe janë quajtur edhe "ushtarët e territ". Ninxhat janë zhvilluar në provincën IgaJaponisë qendrore në shekullin e 15 deri në shekullin e 17. Në kodrat e kësaj province janë ushtruar njerëzit e manastireve, ushtarë të arratisur nga Kina dhe fshatarët e thjeshtë për të vrarë, spiunuar dhe për tu vetëmbrojtur. Njerëzit e thjeshtë mendonin se ninxhat ishin demon mali, sepse jetonin nëpër kodra, në fshatra të fortifikuara mirë. Një fshat i fortifikuar ishte i mbështjellur me mure të larta. Jashtë mureve kishte ara orizi të cilët ishin si labirinte për sulmuesit dhe shërbenin për përfitimin e ushqimit. Rreth një fshati ishte edhe gjithmonë një lumë i cili e bënte edhe më të rëndë depërtimin në të.

Brenda mureve të fshatit kanë jetuar fëmijët, gratë dhe burrat të cilët nuk ishin në eliten e ninxhave. Jashtë mureve të fshatit dhe në fund të arave të orizit kanë jetuar shinobit me përvojën më të madhe, për ti mbrojtur arat dhe fshatin. Për ninxhat ka shumë legjenda dhe thënie të cilat janë edhe gati të vërteta, si p.sh. : Ninxhat kanë mundur të ecin mbi ujë, ata kanë mundur të fluturojnë dhe janë bërë të padukshëm.

Dokumente historike për ninxhat nuk ka gati hiq. Por ekzistojnë tekste të fshehura të shkruajtura në shekullin e 17 për mësimin e ninxhave. Tre tekstet më të njohura janë Bansenshūkai, Shōninki dhe Ninpiden.

Themelet e shpiunazhës japane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hulumtimi i artit të shpiunazhës, themelimi dhe funksioni nuk është lehtë të bëhet, sepse fshehtësia absolute ishte dhe është një ndër pjesët kryesore të saj. Taktikanti ushtarak kinez Sun Tzu ia kushtoi një kapitull të veqantë shpiunazhit në librën e tij Arti i Luftës. Kjo libër kishte mundur që prej shekullit të dytë të vinte në Japoni nga emigrantët kinezë dhe të integrohej në strukturat kryesore të luftës- dhe artit ushtarak Bujutsu.

Prinz Shotoku Taishi (593-622) ishte i pari udhëheqës i cili filloi të përdorë shpiunazhin për përfitime në luftë. Emri Ninjutsu ose edhe Shinobi-no-jutsu ndoshta e ka prejardhjen nga koha e tij. Nga periudha Heian (794-1192) filloi që ninjutsu të përdorej si pjesë e strategjisë ushtarake të Bushit dhe të specializohet.

Ninxha të mjohur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në historinë japoneze ka shumë njerëz të cilët merren si ninxha. Shpesh tregimet për ta janë të romantizuara dhe nuk mund të bëhet dallimi ndërmjet legjendës dhe të vërtetës.

  • Fūma Kotarō : Disa persona të cilët shërbenin për familjen Hojo dhe drejtuan atje shumë trupe luftuese.
  • Ishikawa Goemon : Hajdutë dhe hero i popullit i Japonisë mesjetare.
  • Sarutobi Sasuke : Sipas legjendes ishte ninja me prejardhje nga Koga i cili punoi për Sanada Yukimura.
  • Hattori Hanzō : Ninja më i njohur i Japonisë, ishte nga Iga. Punoi për Tokugawa Ieyasu në mbrojtje kundë shpiunazhës.

Në kulturën popullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ninxha shfaqet në shumë forma të mediave popullore japoneze dhe perëndimore, duke përfshirë libra, seriale e televizive, animacion, filma, video lojëra, anime, manga dhe libra komike amerikanë. Nga Japonia e lashtë deri në mediat moderne botërore, përshkrimet popullore variojnë nga ato realiste tek ato fantastike të ekzagjeruara, si thelbësore, ashtu edhe estetike.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Roland Habersetzer: Die Krieger des alten Japan. Berühmte Samurai, Rōnin und Ninja. 1. Auflage. Palisander, Chemnitz 2008, ISBN 978-3-938305-07-2 (enthält u. a. sowohl auf historischen Quellen beruhende authentische Ninja-Erzählungen als auch anekdotische Ninja-Geschichten).Shinobi eshte nje ninja me force shum mbi natyrore qe ka nje force shum te madhe cdo ninja shinobi kalon nivelet e ndryshme dhe disa prej tyre zhgjedhen ne fund hokage sipas filmit japonez te Naruto Uzumakit.