Shkelzen Jetishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shkelzen Jetishi Xeni (Shkelzen Jetishi) është një këngëtar i njohur nga Gjakova.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xeni është i lindur në qytetin e këngës së pastër shqipe, Gjakovë. Ka filluar të këndojë që në fëmijëri, nga ku dhe ka realizuar një numër të madh këngësh, bashkëpunimesh e albumesh, që të gjitha këto të vlerësuara si është më e mira nga publiku. Xeni është i martuar dhe ka një djalë, e ai është këngëtari i njohur Korab Jetishi, i cili si duket po ndjek hapat e të atit. Xeni shquhet si një ndër këngëtarët më të mirë për interpretim live, I cili zakonisht këndon nëpër ahengje të ndryshme familjare. Në vitin 2009, Xeni shpërblehet me çmimin "Best Popullore Albumi" në Zhurma Show Awards për albumin "Si babë e bir", në duet me djalin e tij, Korab Jetishin. Xenin sëfundi e shohmi më tepër në bashkëpunim me Zenel Dolin dhe orkestrin e Vllaznim Buxhovit, të cilët ngado që shkojnë krijojnë një atmosferë që askush s'mund ta zëvendësojë. [1]

Albume[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Në vitin 2006, Xeni (Shkelzen Jetishi) publikon albumin "Ju Këndon Zemra".
  • Në Dhjetor 2009, Xeni & Korab Jetishi marrin pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Si Babë E Bir".
  • Më datë 6 Gusht 2010, Xeni (Shkelzen Jetishi) publikon videoklipin "Koha Nuk Të Pret". Me këtë këngë, Xeni (Shkelzen Jetishi) merr pjesë në Zhurma Show 2010 në vitin 2010.
  • Në vitin 2010, Xeni (Shkelzen Jetishi) publikon albumin "Hajde Luj".
  • Më datë 7 Qershor 2011, Ismet Peja & Xeni publikojnë videoklipin "Hajt T'ja Thojme Nje Kenge Te Bukur".
  • Më datë 13 Dhjetor 2011, Korab Jetishi & Xeni publikojnë videoklipin "Në Vrullin E Rinisë". Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.
  • Në vitin 2011, Xeni (Shkelzen Jetishi) publikon albumin "Ti Në Zemrën Time".
  • Në vitin 2011, Shyhrete Behluli & Shkelzen Jetishi publikojnë albumin "Bashke Ne Sofer".
  • Në Tetor 2013, Bujar Qamili & Xeni marrin pjesë në Zhurma Show 2013 me këngën "Dy Bylbyla Ne Nje Gem".
  • Më datë 16 Nëntor 2013, Xeni (Shkelzen Jetishi) publikon videoklipin "O Dukat".
  • Më datë 29 Korrik 2014, Manjola Nallbani & Xeni (Shkelzen Jetishi) publikojnë videoklipin "Unë Do Të Dua".
  • Më datë 18 Dhjetor 2014, Xeni (Shkelzen Jetishi) publikon videoklipin "Jam Dorzu".
  • Në vitin 2015, Xeni (Shkelzen Jetishi) publikon albumin "Xeni Live 2015".
  • Në vitin 2015, Xeni & Zeneli publikojnë albumin "Gezuar".
  • Më datë 31 Maj 2016, Enkelejda Arifi, Xeni & Hysni Alushi publikojnë videoklipin "Tradita Shqiptare". Me këtë këngë, Enkelejda Arifi, Xeni & Hysni Alushi marrin pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.
  • Më datë 24 Qershor 2016, Xeni (Shkelzen Jetishi) publikon videoklipin "Dhe Parisin Me Ma Fal, Me Gjakoven Nuk E Nderroj".
  • Më datë 28 Prill 2017, Xeni publikon videoklipin "Sheqer Kam Kujtimin Tend".
  • Më datë 14 Korrik 2017, Xeni (Shkelzen Jetishi) publikon videoklipin "Kenget E Reja T'i Kendojme, Por Te Vjetrat Mos T'i Harrojme".
  • Më datë 22 Korrik 2017, Vjollca Haxhiu publikon videoklipin "Hakmarrje", në bashkëpunim me Shkelzen Jetishi. Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi).
  • Më datë 28 Korrik 2017, Xeni publikon videoklipin "Kujtimet E Vjetra", në bashkëpunim me Korab Jetishi. Muzika e këngës u punua nga Valter Beqo, teksti u shkrua nga 2 Step.
  • Më datë 15 Dhjetor 2017, Vani & Shkelzen Jetishi publikojnë videoklipin "Potpuri E Shqiperis Se Mesme 2017".Në vitin 2017, Xeni publikon albumin "Live 2017"

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Jetishi, Shkelzen. "Biografia". Teksteshqip.