Jump to content

Shkolla Partizani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkolla Partizani ndodhet në Tiranë në trekëndëshin që krijohet nga prerja mes tri rrugëve: rrugës së Dibrës, rrugës “Tafaj” (dikur “4 Dëshmorët”) dhe rrugës Shinashi Dishnica, ndodhet sot ndërtesa e shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani” .

Pika qëndrore orientuese për të dalë tek kjo godinë është Selvia e famshme, nga e cila duhet të largohesh jo më shumë se 100 metra, për t'u gjendur tek godina e shkollës, godinë e cila është përfunduar së ndërtuari në vitin 1964 e po atë vit filloi të funksionojë shkolla 8-vjeçare që mori emrin “Partizani”.

Hamendësia se, përse kjo shkollë e mori emrin “Partizani”,qëndron në dy arsye: së pari shkolla mund të ketë marrë emrin “Partizani” sepse lagjja ku u ngrit ajo kish luajur një rol shumë të rëndësishëm gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në një shtëpi të kësaj lagjeje ish themeluar Partia Komuniste nën drejtimin e së cilës do të qeverisej Shqipëria në afro gjysëm shekulli dhe se aty gjendeshin me dhjetra shtëpi të cilat gjatë LANÇ-it kishin shërbyer si baza të saj. Deri vonë, shumë shtëpi, ruanin në hyrje të tyre pllakat përkujtimore si baza të luftës.

Së dyti: emri mund të jetë vënë i tillë për arsyen e thjeshtë se në vitin 1964, vit kur u çel për herë të parë shkolla, festohej edhe 20-vjetori i Çlirimit. Kjo është më pak bindëse sepse po atë vit është krijuar edhe një shkollë tjetër 8-vjeçare me emrin “20-vjetori”. Së treti: kishte një mangësi në emërtimin e shkollave me emra më bashkëkohor dhe emri iu vu i atillë.

U ndërtua fillimisht me tri kate, arkitektura e saj,ishte një arkitekturë tip e asaj kohe.Godina bintë shumë në sy sepse ajo ishte ndërtuar në mes një lagjeje me shtëpi të ulëta (një katëshe) tiranase,të cilat vende-vende pasuroheshin me disa vila dy katëshe të ndërtuara në të djathtë të rrugës “4 Dëshmorët” sot “Tafaj” në kohën e qeverisjes së Zogut.

Arkitektura e shkollës ishte për kohën me disa elemente të veçantë zbukurues,që e dallonin nga ndërtesat tip të shkollave që ishin të ndërtuara më parë. Fasada e shkollës kishte një kornizë betoni të dalë e cila rrethonte dritaret e katit të dytë dhe të tretë.

Oborri i shkollës ka qenë mjaft i gjelbëruar, disa rrënjë pemësh mimozash, të cilat mbushnin edhe tërë rrugën “Tafaj”, shoqëronin hyrjen nga porta e oborrit deri tek porta qëndrore e godinës. Tri fusha dy prej të cilave basketbolli dhe një volejbolli ishin të pranishme në oborrin para ndërtesës.

Në shtator të vitit 2002 perfundoi rikonstruktimi I shkollës. Inaugurimi u bë në praninë e kryeministrit të atehershëm, Z. Fatos Nano. Rikonstruktimi përfshinte rregullimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të shkollës. Gjithashtu u ndërtua edhe nje fushë mini-futbolli. Çdo vit në këtë fushë zhvillohet kampionati I futbollit brenda shkollës “Partizani”, midis klasave. Disa personazhe të njohura nga publiku shqiptar që kanë dalë nga shkolla “Partizani” janë:Bred Shaqiri, Blendi Fevziu, Alban Dudushi, Erjon Bogdani, Elvana Gjata etj.