Jump to content

Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë
MotojaEdukim për Drejtësi
LlojiShkollë e Lartë Publike
Themelimi1997
RektoriProf. Asc. Dr. Sokol Sadushi
Studentë27 (2015-16)[1]
KampusiTiranë, Shqipëri
Faqja zyrtaremagjistratura.edu.al

Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë është një institucion me pavarësi institucionale, akademike dhe administrative, e krijuar me Ligjin Nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë” , të ndryshuar me Ligjin Nr. 9414, datë 20.05.2005 dhe me Ligjin Nr. 97/2014. Shkolla zyrtarisht u hap më 9 tetor 1997 dhe ndodhet në Tiranë në të njëjtën godinë me Fakultetin e Gjeologji Minierave[3].

Krijimi i Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë ishte një ngjarje e rëndësishme që erdhi si rezultat i bashkëpunimit të shtetit shqiptar me Këshillin e Evropës dhe me Komisionin Evropian, i cili ndryshoi thelbin e rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë u krijua si një institucion publik, me autonomi administrative, akademike dhe financiare. Buxheti i përafërt i saj është 430.000 euro në vit [4].

Shkolla e Magjistraturës është një institucion publik, buxhetor dhe gëzon autonomi financiare, akademike dhe administrative në drejtim të arritjes së qëllimit dhe realizimit të detyrës së saj. Shkolla ka për detyrë të sigurojë përgatitjen profesionale të kandidatëve për magjistratë dhe të punonjësve të administratës gjyqësore. Duke marrë parasysh përgatitjen që do t’u sigurohet kandidatëve, qëllimi që synon të arrijë shkolla është përgatitja profesionale e kandidatëve për magjistratë me një këndvështrim të ri bashkëkohor, i cili do t’u shërbejë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, në arritjen e paanshmërisë dhe pavarësisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve të ardhshëm. Shkolla do ta arrijë këtë qëllim me anë të zgjerimit të njohurive teknike dhe juridike, thellimit të kuptimit të teorisë juridike dhe përgatitjes së kandidatëve me veprimtari praktike në ushtrimin e profesionit të tyre.[5]

Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë realizon aktivitetin e saj në këto drejtime:

1. Formimi Fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj;

2. Formimi i Vazhduar për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë si dhe Formimi i Vazhduar i profesioneve të tjera juridike;

3. Publikime, studime shkencore.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Studentë që ndjekin Shkollën". Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2016. Marrë më 6 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Stafi i Shkollës". Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2016. Marrë më 6 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Prezantim i shkurtër i Aktivitetit të Shkollës". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 6 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Broshura Shqip e Shkollës - Hyrje". Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2016. Marrë më 6 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Broshura Shqip e Shkollës - Objektivat e Shkollës së Magjistraturës". Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2016. Marrë më 6 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)