Shkolla e mesme e kombinuar "Vëllazërim-bashkim"
Shkolla e mesme e kombinuar "Vëllazërim-bashkim" (malaz. Srednja mešovita škola "Bratstvo-jedinstvo") është një shkollë e mesme në Ulqin, Mal të Zi, mësimi në të cilën zhvillohet në dy gjuhë: gjuhën shqipe dhe malazeze.[1]
Drejtori aktual i shkollës është Husein "Ceno" Katana.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1963 Kuvendi i Komunës së Ulqinit themeloi gjimnazin, i cili punoi deri në vitin 1965, si pjesë e Gjimnazit të Tivarit.[2] Më 20 korrik 1965, me vendim të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, u themelua Gjimnazi i Ulqinit, në gjuhën serbokroate dhe shqipe. Në tërmetin e viti 1968, ndërtesa e gjimnazit u dëmtua rëndë, ndërsa mësimi u zhvillua në ndërtesën e Shkollës fillore "Boshko Strugar" në Ulqin.[2]
Duke iu falënderuar solidaritetit të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës u ndërtua ndërtesa e re e gjimnazit, e cila u hap më 16 nëntor 1969 me emërtimin Gjimnazi "Vëllazërim-bashkim". Më 27 dhjetor 1974 u themelua Qendra shkollore "Vëllazërim-bashkim", me bashkimin e Gjimnazit dhe Shkollës së nxënësve në ekonomi. Në vitin 1991, me Ligjin për shkolla të mesme, emri i shkollës u bë Shkolla e mesme e kombinuar "Vëllazërim-bashkim".[2]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – mrt.gov
- ^ a b c d SREDNJA MJEŠOVITA ŠKOLA BRATSTVO JEDINSTVO ULCINJ – IZVJEŠTAJ Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine – cso.gov.me