Shkolla fillore "Boshko Strugar"
Shkolla fillore "Boshko Strugar" Osnovna škola "Boško Strugar" | |
---|---|
Vendndodhja | |
Koordinatat | 41°55′33″N 19°12′08″E / 41.92597°N 19.20209°E |
Të dhëna | |
Lloji | Shkollë fillore publike |
Themeluar më | 1886 1961 |
Drejtori | Miodrag Mijo Andrović |
Personeli | 61 (2010/2011) |
Klasat | 3+3+3 |
Numri i nxënësve | 365 (2020/2021) |
Gjuha | shqip, malazisht |
Paralele të ndara | Krythë e Ulqinit, Kollomzë |
Shkolla Fillore "Boshko Strugar" (malaz. Osnovna Škola "Boško Strugar") është shkollë fillore në Ulqin, Mali i Zi.[1] Aktualisht mësimi në shkollë mbahet në dy gjuhë: shqip dhe malazezisht, ndërsa boton edhe revistën shkollore Shkëndija (malaz. Iskra).
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimet e kësaj shkolle datojnë në vitin 1886, kur në një shtëpi private mësuesi Mitar Ivezić (sq. Mitar Iveziq) ka filluar ti mbaj mësim 17 nxënësve, të gjithë më të mëdhenj se 15 vjeç. Në vitin 1911 shkolla ka pasur 4 paralele. Prej vitit 1941 mësimi është mbajtur në dy gjuhë. Në vitet 1941–1943 shkolla është quajtur "Skenderbeg",[2] e prej 1951 shkolla është bërë tetëvjeçare. Deri në vitin 1958 shkolla ka vepruar nepër shtëpi private, në kushte të vështira. Në vitin 1958 është ndërtuar ndërtesa e re e shkollës, me standardet e reja pedagologjike, e cila ka mundur të pranoj të gjithë nxënësit e interesuar.
Prej vitit 1961 shkolla mban emrin e heroit partizan Boshko Strugar, kurse emri i plotë është Institucioni Publik Shkolla Fillore "Boshko Strugar", Ulqin. Kur shkolla "Boshko Strugar" filloj të mbipopullohet dhe me zhvillin e qytetit u themelua edhe shkolla e re "Marshalli Tito" në vitin 1968. Më 1977 shkolla ka fituar çmimin "OKTOIH", i cili i është dhënë shkollave të cilat kanë pasur rezultate të shkëlqyera në arsim dhe edukim në nivelin e Republikës Socialiste të Malit të Zi. Sot shkolla ka rreth 500 nxënësa në objektin kryesorë dhe në dy paraletet në fshatrat e Krythës dhe Kolonzës.
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – mrt.gov
- ^ Dr. Gani Karamanaga: SHKOLLA FILLORE “SKENDERBEU” NË ULQIN