Shkolla e Muzikës "Prenk Jakova" (Prishtinë)
Shkolla e Muzikës "Prenk Jakova" është njëra ndër institucionet më të vjetra të muzikës jo vetëm në territorin e komunës së Prishtinës por edhe më gjërë.[1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e arsimit dhe e edukimit muzikor, është një institucion arsimor që ngërthen në vete, shkollën e ulët si dhe shkollën e mesme të muzikës. Kjo shkollë filloi punën në vitin e largët 1949, fillimisht me vetëm dy arsimtarë dhe një numër të vogël nxënësish. Në vitin 1961 u shtua msëimi edhe me klasat e shkollës së mesme, me seksionin teorik, instrumental dhe shkollën e arsimit të ulët muzikor. Në Shkollën e Muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë u përgatitën kudro muzikore profilesh të ndryshme të arsimit muzikor për shkollat fillore. Kjo shkollë ka seksionin e pianos, të violinës, të kitarës, të instrumenteve frymore si dhe të solokëndimit. Shkolla la drejtimin artistik (ekzekutues muzikor në piano, violoinë, flaut dhe klarinetë), drejtimin teorik (bashkëpunëtor muzikor) dhe drejtimin e baletit.[2] Nga kjo shkollë dolën kuadro të cilat më vonë bënë emër në fushën e artit muzikor si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.
Nxënës të dalluar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ “Prenk Jakova” në vend të mësimit mban grevë, 1.09.2015. Vizituar më 18.08.2016.
- ^ Fjalor enciklopedi shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 2483 - 2484.