Shkolla e Muzikës (Ulqin)
Shkolla për arsim fillor muzikor në Ulqin (malazezisht: Škola za osnovno muzičko obrazovanje, Ulcinj) është e vetmja shkollë muzikore në Ulqin.[1]
Shkolla e Muzikës në Ulqin ka filluar si paralele e Shkollës së Ulët të Muzikës në Tivar. Si klasë eksperimentale kjo paralele ka filluar punën në prill të vitit 1995 nën udhëheqjen e Jusuf Likës.[2] Në vitin shkollor 1995/96 kjo paralele regjistronte 30 nxënës në degët piano, gitarë dhe fizarmonikë. Por me vitet që pasuan numri i nxënësve u rrit dhe interesimi pë këtë shkollë është rritur ndjeshëm. Si paralele shkolla e muzikës në Ulqin filloi prezantimin e saj edhe në aktivitetet më të rëndësishme, në nivel republikan e federativ, gjithashtu edhe atë evropian.
Duke përmbushur numrin e konsiderueshëm në stafin mësimdhënës gjithashtu dhe numrit të madh të nxënësve, Ministria për Shkencë dhe Arsim e Malit të Zi e miratoi kërkesën, drejtuar nga disa qytetarë dhe intelektualë të Ulqinit të kryesuar nga Jusuf Lika, për mëvetsimin nga shkolla amë nga Tivari. Dhe në vitin shkollor 2000/01, Shkolla e Muzikës në Ulqin me një numër prej 144 nxënës në degët piano, kitarë, violinë dhe fizarmonik fillon aktivitetin e saj si shkollë e pavarur me të drejta si shkollat e tjera në Mal të Zi.[2]
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Osnovne muzičke škole u Crnoj Gori Arkivuar 23 dhjetor 2014 tek Wayback Machine – macg.me
- ^ a b U Ulcinju ostvario dubrovačke snove Arkivuar 22 janar 2015 tek Wayback Machine, Samir Adrovic - vijesti.me