Shkolla e mesme "Petro Nini Luarasi"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Pamje në hyrje të shkollës.

Petro Nini Luarasi është shkollë që ndodhet në juglindje të Tiranës, në rrugën "Sami Frashëri" dhe është ndërtuar në vitin shkollor 1959-1960 me destinacion shkollë e mesme 11-vjeçare, Sipas kësaj strukture I-IV , V-VII , VIII-XI.

Drejtori i parë i kësaj shkolle ka qenë Riza Hajro (1959-1966) dhe më pas Kristaq Papapavli (1966-1967), Ylvi Basha (1967-1968), Manol Muscko (1968-1969), Rodolf Paparisto (1970-1986), Jetmir Aliçka (1986-1989), Violeta Qirjazi (1989-1992), Gjergj Konomi (1992-2002), Kostandina Çollaku (2002-2006), Diana Kalemi (2006-2014) Teuta Braçe, Fabio Linxa (2017-2020)

Fillimisht shkolla ka pasur rreth 1000 nxënës nga të gjitha ciklet, me 30 paralele dhe pranonte nxënës nga këto shkolla 7-vjeçare: Emin Duraku, 11 Janari (Edith Durham), Vasil Shanto, Luigj Gurakuqi, Alqi Kondi, Kostandin Kristoforidhi, Labinoti etj.

Sukseset që arriti shkolla në ciklet e procesit mësimor gjatë drejtimit të Riza Hajro e nxitën ministrinë e arsimit të shpallte shkollën P.N.L shkollë "eksperimentale" (pilotë) për hapjen e përvojës së përparuar.

Për të përmirësuar procesin mësimor edukativ, pas vitit 1968 u ngritën laboratorët mësimore, këndi sportiv ushtarak më i mirë në republikë, emulacioni pedagogjik, rregullimi estetik i mjedisit brenda dhe jashtë shkollës, në vitet 70-80 shkolla i kushtoi vëmendje punës studimore - shkencore e pedagogjike për të rritur nivelin e kuadrit pedagogjik, cilësinë e procesit të mësimdhënies e përvetësimit, lidhjen e mësimit me jetën.

Në vitet 86-90 u bënë një sërë përmirësimesh si rikonstruksioni kapital i shkollës, shtesa e godinës, rrethimi i shkollës, veshja me terakota e fasadës, mbjellja e 40 pemëve dekorative, ngritja e laboratorëve bashkëkohorë të kimisë dhe gjuhëve të huaja dhe ngritja e 2 palestrave të reja të forcës dhe aerobisë. Shkolla është shquar gjatë gjithë kohës për numrin e lartë të nxënësve me notën mesatare mbi 8. Numri i nxënësve të shkollës P.N.L që kanë vazhduar shkollën e lartë është shumë i lartë si dhe numri i nxënësve fitues në olimpiada, konkurse apo aktivitete.

Në këtë shkollë kanë qënë nxënës shumë figura të shquara në politikë, qeverisje apo kulturë si: Prof. Dr. Skënder Gjinushi (ish-ministër i Arsimit, ish-kryetar i Parlamentit), Prof. Dr. Maremglen Spiro (ish-rektor i Universitetit të Tiranës), Vilson Ahmeti (ish-kryeministër), Albert Brojka (ish-kryebashkiak i Tiranës), Faruk Sejdini (ish-trajnier i Dinamos), Valbona Selimllari (Miss-i i parë), Gisela Bramo (Miss Tirana), Bujar Kapexhiu (aktor), Elsa Lila (këngëtare). Nga kjo shkollë doli grupi i parë i këngës i quajtur "Matura 72", grupi "Ritfolk", "2Farm", "Produkt 28", "West Side Family" etj.

Shkolla ka pasur edhe gazetën si mjet për trajtimin e problemeve të nxënësve.

Në vitin 2001 filloi rikonstruksioni kapital i shkollës e cila siguron sot kushte komode për zhvillimin e procesit mësimor.

Në vitin 2002-2003 shkolla u përfaqësua në aktivitete kombëtare ku zuri vend të parë në konkursin e poezisë, prozës dhe informatikës.