Jump to content

Shkolla e mesme e Mjekësisë "Elena Gjika" Ferizaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


[1]Historiku i Shkollës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Objekti i shkolles

Shkolla e mesme e mjekësisë "Elena Gjika" në Ferizaj u formua pas largimit me dhunë te nxënësve shqiptarë nga bankat shkollore dhe të pengensave që dolën kur mësimi filloi të organizohej nëpër shtëpi-shkolla, pasi që nxënësit mësonin nëpër shkollat e mjekësisë të Prishtinës, Prizerenit, Mitrovicës etj., nuk kishin kushte të udhëtonin, nuk kishin siguri për ta bërë këtë dhe ngelën nëpër shtëpi. Subjektet komunale të arsimit të Ferizajt, në bashkëpunim me organet e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, vendosen t'u dalin në ndimë atyre dhe e arsyetuan hapjen e paraleleve të ndara të SHMM "Ali Sokoli" të Prishtinës në ,Ferizaj ashtu që në vitin shkollor 1991-92 u hapën katër paralele me nxënës të mjekësisë (për secilin vit nga një), në kuadër të Shkollës së mesme teknike "Pjetër Bogdani" të Ferizajit. Klasa e tretë e mbajti mësimin bashkë me klasën e tretë të kësaj shkolle, kurse viti i parë, i dytë dhe i katër mësuan në të njëjta lokale, me nxënësit e Gjimnazit "Kuvendi i Arbërit". Mbikëqyrjen e këtyre paraleleve e bënte Shkolla e mesme e mjekësisë së Prishtinës, në bashkëpunim me organet komunale të arsimit të Ferizajt. Vitin vijues (1992-1993), me Vendim të Qeverisë Komunale të Ferizajt,të gjitha paralelet kalojnë me mësim në lokalet e SHMT "Pjetër Bogdani", po përsëri si paralele e SHMM "Ali Sokoli" të Prishtinës dhe të organeve që i përmendëm më lart. Edhe viti shkollor 1993-94 shkoi me këtë ecuri institucionale.[1]

  1. ^ a b Marvci, Ruzhdi (2007). SHKOLLAT FILLORE NË KOMUNËN E FERIZAJT (bot. 1). Ferizaj: Qemal Ratkoceri. fq. 732.


Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]