Shkolla e muzikës në Gjilan (ish saraji i Mustafë Pashës)
Shkolla e muzikës në Gjilan (ish saraji i Mustafë Pashës) | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Gjilan, Kosovë |
Ndërtuar | 1887 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 168 |
Shkolla e muzikës në Gjilan (ish saraji i Mustafë Pashës) është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qytetin e Gjilanit, përballë Atik Xhamisë, gjendet objekti i Shkollës së Muzikës, ish Saraji i Mustafë Pashës. Ky objekt është ndërtuar në vitin 1887 nga Mustafë Pasha dhe ka shërbyer për banim.
Para Luftës së Dytë Botërore është blerë nga Nuredin Maliq Aga, dhe ka vazhduar të shfrytëzohet për banim. Pas Luftës së Dytë Botërore ndërtesa ka kaluar në pronësi të shtetit dhe shfrytëzohej si shkollë fillore, ndërsa sot është në pronësi të komunës dhe kryen funksionin e shkollës së ultë të muzikës. Kjo ndërtesë ka vlera historike dhe arkitektonike. Paraqet një shembull të ndërtesave publike të ndërtuara në fund të shekullit XIX në Gjilan.
Ndërtesa veçohet për punimin e elementeve të drurit nga mjeshtri lokal i drurit – Hajrullah Koliqi. Muret janë të punuara prej tullave të pjekura të lidhura me llaç. Ndërtesa është e formësuar në përdhese të ngritur dhe kat. Qasja në objekt realizohet nëpërmjet shkallëve të jashtme që gjenden në fasadën ballore. Fasada ballore karakterizohet me dekorime rreth dritareve të stilit neoklasik, ku dallohen format gjysmë harkore në pjesën e sipërme të hapjeve.
Në vitin 2002 ndërtesa është dëmtuar nga tërmeti. Në fund të vitin 2007 kanë filluar ndërhyrjet restauruese që kanë përfunduar në fillim të vitit 2008.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |