Shko te përmbajtja

Shkolla "Xheladin Deda" në Pejë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkolla "Xheladin Deda" në Pejë
Shkolla "Xheladin Deda" në Pejë
Shkolla "Xheladin Deda" në Pejë
Shkolla "Xheladin Deda" në Pejë

Shkolla "Xheladin Deda" në Pejë e njohjur edhe me emrat Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim "Dr. Xheladin Deda" dhe Shkolla speciale për të verbër dhe me shikim të dobësuar është një institucion arsimor që ndodhet në Pejë. Ky është institucioni i vetëm në Kosovë që ofron shkollim për nxënësit me nevoja të veçanta. Kjo shkollë daton që nga viti 1982 dhe pavarësisht pengesave me të cilat ajo është përballur gjatë viteve, ajo ka pranuar nxënës dhe studentë deri më sot.[1]

Kjo shkollë ka rreth 3,000 m2 duke përfshirë konviktin që strehon 37 nxënës të komunave tjera. Kjo shkollë ka gjithsej 50 studentë të të gjitha niveleve, duke filluar nga niveli parashkollor, shkolla fillore dhe nivelet e mesme. Nxënësit e shkollës së mesme aktualisht marrin pjesë në dy kurse profesionale, drejtime që lidhen me administrimin dhe teknologjinë e informacionit.[2]

Shtypshkronja Braille

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Departamenti për botimin e librave në Brail, është një shtypshkronjë, e cila mbulon nevojat e nxënësve me shikim të dobët për tekstet shkollore. Shtypshkronja ka një kapacitet prej 600 faqe në orë. Kjo shtypshkronjë ishte përdorur për shtypjen e më shumë se 50 teksteve shkollore dhe romaneve për nxënësit e këtij institucioni. Gjithashtu, ajo ka botuar Kushtetutën e Kosovës, ligjin për edukim në nivel të ulët dhe të mesëm dhe materiale të tjera.

Nxënësit dhe studentët ndjekin këtë shkollë nga niveli parashkollorë deri në shkollë të mesme. Mirëqenia e Qendrës për të verbërit në Pejë ofron shërbime për shkollat e zakonshme në të cilat ndjekin mësimet nxënësit me nevoja të vecanta.[3]

Këto shërbime janë:

  • Libra
  • Trajnime për mësuesit dhe prindërit
  • Tavolina lëvizëse
  • Syze zmadhuese
  • Kaseta dhe Libra CD.
Kabinetet

Kjo shkollë është gjithashtu e pajisur me kabinete të llojeve të ndryshme:

  • Biologji
  • Kimi
  • Histori
  • Art
  • Gjeografi
  • Kabineti i informatikës
  • Shtypshkronja Braille.
  1. "QENDRA BURIMORE PËR MËSIM DHE KËSHILLIM "XHELADIN DEDA" NË PEJË – Magazina 4U" (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-10-02.
  2. "Qendra Burimore "Xheladin Deda " në Pejë , e vetmja qender në Kosovë që ofron edukimin e të verbërve - Radio Peja 93MHz FM". www.radiopeja.com. Marrë më 2025-10-02.
  3. "Historiku : Shkolla për të verbër Qendra Burimore Pejë Kosovë". shvqb.net. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2013. Marrë më 2014-03-01.