Shko te përmbajtja

Shkripëzimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skema e shkripëzimit me shumë-shkallë
A – hyn avulli
B – hyn uji i kripur
C – del uji i pijshëm
D – dalin mbeturinat
E – del avulli
F – shkëmbimin i nxehtësisë
G – kondensimi
H – nxehja e ujit të kripur

Shkripëzimi apo destilimi është një proces i cili largon mineralet nga uji i kripur. Në përgjithësi, shkripëzimi mund të referohet për largimin e kripës dhe mineraleve,[1] nga toka e kripëzuar, e cila gjithashtu është një çështje e rëndësishme për prodhimin në bujqësi.[2]

Uji i kripur shkripëzohet për të prodhuar uji të freskët të përshtatshëm për pije tek njerëzit ose për vaditje. Një mundësi tjetër nga procesi i shkripëzimit është edhe fitimi i kripës. Shkripëzimi përdoret në shumë nëndetëse dhe anije detare. Sot interesi kryesor i shkripëzimit është i përqendruar në zhvillimin e mënyrave me kosto-efektive për sigurimin e ujit të pijshëm për përdorim nga njerëzit. Së bashku me riciklimin/ripërtëritjen e ujërave të zeza, kjo mënyrë është një nga të pak burime të ujit që nuk varen nga reshjet.[3]

Procesi tradicional i përdorur në këto operacione është distilim në vakum—në thelb valimi i ujit në shtypje më të vogël se ajo atmosferike dhe në këtë mënyrë me një temperaturë shumë më të ulët se ajo normale. Kjo ndodh për shkak se valimi i lëngjeve ndodh kur shtypja e avullit barazohet me me shtypjen e ambientit dhe shtypja e avullit rritet me temperaturë. Kështu, për shkak të temperaturës së reduktuar, mund të përdoret "temperaturë e ulët" e nxehtësisë së "mbetjeve" nga prodhimi i energjisë elektrike ose proceset industriale.

Plantayh i destilimit me metodën "Reverse osmosis" në Barcelonë, Spanjë

Procesi kryesor konkurrues përdor membrana për destilim, kryesisht duke aplikuar teknologjinë "reverse osmosis" (e kundërta e osmozës).[4] Procesi i membranës përdor membrana gjysmë-depërtuese dhe shtypje për të ndarë kripën nga uji. Plantazhet me sistemin e membranës Reverse osmosis zakonisht përdorin më pak energji se destilim termike, e cila ka çuar në një reduktim në shpenzimet të përgjithshme të destilimit gjatë dekadës së kaluar.[5]

  1. "Desalination" (definition), The American Heritage Science Dictionary, Houghton Mifflin Company, via dictionary.com.
  2. "Australia Aids China In Water Management Project."
  3. Fischetti, Mark (shtator 2007). "Fresh from the Sea". Scientific American. 297 (3): 118–119. doi:10.1038/scientificamerican0907-118. PMID 17784633. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. Fritzmann, C; Lowenberg, J; Wintgens, T; Melin, T (2007). "State-of-the-art of reverse osmosis desalination". Desalination. 216: 1–76. doi:10.1016/j.desal.2006.12.009. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. Thiel, Gregory P. (2015-06-01). "Salty solutions". Physics Today. 68 (6): 66–67. Bibcode:2015PhT....68f..66T. doi:10.1063/PT.3.2828. ISSN 0031-9228. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]