Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Shpërngulja e shqiptarëve prej Kosovës në Turqi 1912-1915
Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:
nëntor 1912 në Turqi shpërngulen 8866 shqiptarë,
dhjetor 1912 në Turqi shpërngulen 11493 shqiptarë,
Gjatë janarit 1913 shpërngulen 12087 shqiptarë,
Gjatë shkurtit shpërngulen 1288 shqiptarë,
Gjatë Marsit shpërngulen 7553 shqiptarë,
Gjatë prillit shpëngulen 6725 shqiptarë,
Gjatë Majit shpërngulen 12813 shqiptarë,
Gjatë qershorit shpërngulen 9386 shqiptarë,
Gjatê korrikut shpërngulen 21045 shqiptarë,
Gjatë gushtit shpërngulen 29312 shqiptarë,
Gjatë shtatorit shpërngulen 13380 shqitparë,
Gjatë tetorit janë shpërngulur 14764 shqiptarë,
Gjatë nëntorit shpërngulen 17313 shqiptarë,
Gjatë dhjetorit shpërngulen 15502 shqiptarë,
Gjatë janarit të vitit 1914 në Turqi shpërngulen 10182 shqiptarë,
Gjatë shkurtit në Turqi shpërngulen 25060 shqiptarë,
Gjatë Marsit në Turqi shpërngulen 12346 shqiptarë,
Gjithsej, sipas dokumentit, vetem në Turqi, janë shpërngulur 239807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijet që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane. Sipas të dhënave të "Komitetit të Kosovës", gjatë prillit të vitit 1914 për në Turqi janë shpërngulur: 6520 shqiptarë.
Gjatë majit për në Turqi janë shpërnguljur 15414 shqiptarë,
Gjatë qershorit për në Turqi janë shpërngulur 14821 shqiptarë
Gjatë korrikut për në Turqi janë shpërngulur 26237 shqiptarë,
Të gjitha këto të dhëna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike ("Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije", K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijë serbë në zonnë e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.