Shko te përmbajtja

Shpikje te ndryshme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Të gjitha shpikjet që nga zbulimi i zjarrit deri në Revolucionin e Parë Industrial.

1) Zbulimi i zjarrit: Besohet se zjarri është zbuluar rastësisht nga njeriu, nga ndonjë rrufe që ka rënë e ka marrë zjarr ndonjë pemë. Në fillim njerëzit kishin frikë nga zjarri por më pas ata kuptuan që ai ishte i dobishëm për ta. Me kalimin e kohës njerëzit mësuan ta ndiznin zjarrin me anë të fërkimit të dy gurëve. Me zbulimin e zjarrit jeta e njeriut të lashtë u përmiresua shumë.

2) U krijuan banesat: Ftohja e motit i detyroi njerëzit të kalonin nga një jetë endacake në një vendbanim të qendrueshëm.

3) Lindi bujqësia: Kur koha filloi të ngrohej njerëzit mësuan se një farë po ta lije në tokë pas një farë kohe ajo mbinte. Kështu lindi bujqësia rreth 8-9 mijë vjet pr.K. gjithashtu në këto vinte lindi edhe shati, vegla me të cilën punohej toka.

4) Lindi parmenda: Rreth 5 mije vjet pr.K lindi parmenda me të cilën punohej toka dhe filluan të mbilleshin bimë si: oriz, grurë, elbi, etj.

5) U shpik kurthi (çarku): Rreth vitit 4500 pr.K u shpik çarku me të cilën njerëzit kapnin kafshë të ndryshme dhe i sillnin të gjalla në shtëpi.

6) Lindi blegtoria: Rreth 6 mijë vjet më parë pr.K lindi blegoria. Kafsha e parë e zbutur prej njeriut ishte qeni. Me vonë u zbutën lopa, kali, delja, derri etj. Lindja e blegtorisë dhe e bujqësisë sollën shtimin e ushqimit duke krijuar rezerva për gjithë vitin.

7) Zbulimi i metaleve: Njerëzit vërenin se disa lloje gurësh zjarri i shkrinte dhe më pas ata mernin forma të ndryshme. Këta gurë ishin minerale bakri. Kështu njerezit zbuluan bakrin rreth vitit 5 mije pr.K. Rreth vitit 3 mijë pr.K u zbulua bronzi. Rreth viteve 1300 deri 1000 pr.K njerëzit zbuluan hekurin.

8) Lindi zejtaria: Në këtë kohë u zhvillua edhe poçaria dhe endja. Gratë përdornin fijen e leshit, kashtës, lirit, etj, për të përgatitur veshje. Kjo shënoi lindjen e zejtarisë.

9) Lindi tregtia: Njerëzit filluan ti shkëmbenin prodhimet e tepërta me njëri-tjetrin dhe kështu lindi tregëtia.

10) Lindi arti: Njerëzit filluan të pikturonin nëpër shpella kafshë, skena gjuetie etj. Kështu lindi arti.

11) U shpikën shadufet: Në Egjiptin e Lashtv u përdoren shadufet për të ujitur tokat bujqësore.

12) U ndërtuan banesa më të forta: Njerëzit ndërtonin banesa me tulla të pjekura dhe të mbuluara me kashtë.

13) U krijuan sistemet e kanalizimit: Këto sisteme i modernizuan me shumë qytetet dhe i bënë më të pastra.

14) U zbulua mëndafshi: Rreth mijëvjecarit 5 pr.K u zbulua mëndafshi në Kinë nga fshikëza e mëndafshit.

15) U zhvillua lundrimi: Në këto kohë filluan të ndërtoheshin mjete lundrimi ose të quajtura ndryshe anije për të transportuar njerëz ose mallra nga një vend në një tjetër.

16) U zhvillua shkenca: Psh matematika, arkitektura, astronomia etj.

17) U shpik shkrimi: I cili lehtsoi mënyrën e komunikimit.

18) U krijua letra e parv dhe kalendari: U krijua papirusi në të cilën njerëzit shkruanin.

19) U krijuan qytet-shtetet: Banesat filluan të grupohehin dhe formuan qytet-shtetet.

20) U krijua shoqëria: Shoqëria në shumë vende ishte e ndarë në shtresa. Në fillim dhe me kryesori ishte mbreti pastaj priftërinjtë pastaj luftëtarët, shkruesit, (zejtare, tregtare, muartorë) dhe në fund skllevërit.

21) U ngritën mure rrethuese: U ngriten mure rreth qytet-shteteve për mbrojteje ndaj sulmeve dhe kufijve.

22) U shpërndanë paga: U shpvrndanë paga për të gjithë nëpunësit e shetit.

23) U bënë zbulime gjeografike:

24) Në 1485 Bartolomeo Diaz zbuloi brigjet e Afrikës Perëndimore dhe cepin me jugor të saj e quajti Kepi i Shpresës Mirë.

25) Në 1492 Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën.

26) Në 1498 Vasko De Gama vazhdoi deri në fund rrugën e nisur nga Diaz duke zbuluar Indinë.

27) Në 1519 -1522 Ferdinand Magelani nisi rrugën nga Spanja, shkoi në skajin me jugor të Amerikës së Jugut dhe më pas doli në Oqeanin Paqësor. Ai u vra e ishujt Filipine por ekspedita e tij u përfundua shokvt e tij. Ky ishte udhëtimi i plotë rreth botës.

28) Ardhja e bimëve, kafshëve të panjohura në Evrope: Si pasojë e zbulimeve të mëdha gjeografike në Evrope erdhën bimë si: misër, domate, patate, kakao, duhan etj.

29) U bënë ndryshime në mënyrën e ndërtimit të qyteteve. U rrit numri i banorëve në to etj.

30) Lindën bankat dhe rajonet tregtare: Të parët që u quajtën sarafe këmbenin monedha dhe këta njerëz gjendeshin në panaire, tregje etj. Banka e parë u krijua në Firence të Italisë në shekullin 14. U krijua edhe tregtia ndërkombëtare.

31) Në 1450 Johan Gutemberg shpiku një makinë me të cilvn shtypeshin librat.

32) Leonardo Da Vinci hodhi idetë e para për ndërtimin e aeroplanit.

33) U shpik baruti rreth vitit 1400 ku mori edhe një përdorim të gjerë.

34) Alkimistët përpiqeshin të gjenin një mënyrë për të kthyer metalet e zakonshme në ar.

35) U shpik cikriku fluturues: Si pasojë e shpikjes së cikrikut fluturues mbeti prapa procesi i tjerrjes.

36) Në 1765 u shpik makina Xhenni që rriti 8 herë procesin e tjerrjes. Me këtë makineri dridheshin 16-18 fije në të njëjtën kohë.

37) Në 1771 u ngrit fabrika e parë në Derbi dhe pastaj u përhap kudo.

38) Në 1769 Xhejms Vati ndërtoi makinën e parë me avull e cila u përdor në industrinë tekstile, në miniera etj. Me kalimin e kohës, pas vite 1700 filloi të përdoret fuqia e avullit, kështu arrihet deri te makina e James Wat-it, makina e parë me piston që vihej në lëvizje nga presioni i avullit dhe që u kthye më vonë si motor i përgjithshëm i industris se madhe. 39)Në 1807 lindi avullorja e cila zëvendesoi anijet me vela.

40) Në 1814 lindi treni që zevendesoi karrocën.

Këto janë shpikjet që ndryshuan njerëzimin që nga zbulimi i zjarrit deri në Revolucionin e parë Industrial. Shpikjet janë shumë të rëndësishme për jetën tonë. Ato kanë ndihmuar në përparimin e jetës.