Shqipëria përballë Europës
"Shqipëria përballë Europës (1912-1929)" Studim me Autor Albert Mousset. Përktheu dhe pajisi me shenime Asti Papa. Shtëpia botuese "Dituria", viti i botimit 2004. Faqet e librit 128. ISBN 99927-59-42-9.
Albert Mousset (1883-1964), historian i njohur francez, diplomat, ka shkruar mjaft vepra per historine dhe çeshtjet politike te disa vendeve europiane (Spanja, Rusia, Greqia, Jugosllavia etj.), si dhe artikuj te shumte ne revista shkencore te historise dhe politikes se jashtme per çeshtje dhe ngjarje te rendesishme te jetes europiane ne gjysmen e pare te shekullit XX.
Ne librin "Shqipëria perballe Europes" autori trajton ngjarjet kryesore te jetes shqiptare nga shpallja e Pavaresise tek vendosja e Monarkise. Ai analizon me mprehtesi dhe sy kritik veprimtarine e Mbretit Zog I dhe arrin ne perfundimin se pavaresisht nga gabimet e tij "jemi te detyruar te pranojme se Ahmet Zogu ishte frymezuesi, ishte shpirtdhenesi i Shqipërise moderne".