Jump to content

Shqipe Malushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Shqipe Malushi është eksperte ndërkombëtare në fushën e çështjeve gjinore, autore dhe lidere e angazhuar për fuqizimin e grave. Ajo ka zhvilluar projekte dhe ka ndarë përvojën e saj në vende të ndryshme si Indi, Afghanistan, Kosovë, Shqipëri, Kili dhe Turqi. Shqipe ka bashkëpunuar me organizata të njohura ndërkombëtare, përfshirë GIZ për Menaxhimin e Rreziqeve dhe Integrimin e Gjinive, Deloitte-USAID, Bearing Point, UNDP, IFES, Global Rights, Peace Dividend Trust, Building Markets, MISFA, Women’s Campaign International, War Child, World Vision, Welfare Associations dhe të tjera.[1]

Shqipe Malushi përjetoi një fëmijëri të vështirë pasi babai i saj, farmacisti i parë në Kosovë, ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm tre vjeçe, duke e lënë nënën e saj të re për t’u përballur me jetën. Familja e saj vinte nga një linjë aktivistësh të njohur për kontributin e tyre në lirinë e Kosovës, duke përfshirë stërgjyshin Haxhi Zeka.[2]

Shqipe Malushi tregon për përvojat e saj gjatë qëndrimit në Amerikë, ku përpjekjet për t'u ngritur professionalist e shpinen drejt angazhimit të saj në teatër, gazetari, dhe më pas në ndihmën për komunitetin shqiptar atje. Në Amerikë përfundoi studimet bachelor dhe master në Arte dhe Shkenca Humane në Nju Jork. Ajo e kujton me emocion përvojën e saj në Nju Jork, ku shkoi shpesh në shfaqje teatrale, përfshirë “Phantom of the Opera,” të cilën e ka parë plot 32 herë. Po ashtu, përvoja e saj si menaxhere e arkivës në një kompani gazetarie e lidhi atë me figura të njohura, si Edward Bernays, i cili i mësoi rregullat e suksesit dhe rëndësinë e mendimit pozitiv.

Organizatat dhe Aktivitetet Kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipe gjatë kohës që punonte me refugjatë në ShBA, i ndihmonte ata të integroheshin dhe të përmirësonin jetën e tyre. Ajo iu mësoi ligjet e emigracionit për të ndihmuar shqiptarët që kërkonin azil dhe të cilëve iu plotësonte dokumentet falas. Me themelimin e shoqatës “Motrat Qiriazi” në vitin 1993, ajo dhe gratë e tjera krijuan një rrjet të fuqishëm mbështetjeje për komunitetin shqiptar në New York. Kjo shoqatë u angazhua për të rritur ndërgjegjësimin, për të përmirësuar edukimin dhe për të ndihmuar emigrantët shqiptarë, duke organizuar aktivitete të shumta kulturore e sociale.

Me fillimin e luftës në Kosovë, Shqipe dhe shoqata u përfshinë në ndihmën për refugjatët që vinin në ShBA, duke ofruar shërbime për strehim, arsim, dhe punësim. Ajo gjithashtu mbajti aktiviteteve të ndryshme artistike për mbledhjen e fondeve për Kosovën, ku punoi me artistë të njohur për të ndihmuar popullin shqiptar gjatë kohërave të vështira.

Kur u kthye për herë të parë në Kosovë pas 15 vitesh, në vitin 1995. Me misionin e shoqatës, ajo solli një valë të re aktivitetesh për të mbështetur komunitetin shqiptar si në ShBA, ashtu edhe në Kosovë. Edhe sot, “Motrat Qiriazi” vazhdon të punojë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, ndonëse me sfida të ndryshme dhe fonde të kufizuara.

Çmimet dhe Njohjet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndër çmimet e saj përfshihet titulli Gruaja e Vitit nga Rrjeti i grave refugjate , ku u ftua në Shtëpinë e Bardhë për kontributin e saj kulturor në komunitet. Shqipe është nderuar me çmimin V-Day Scholar për punëtoritë e fuqizimit të grave në Afghanistan dhe Indi, si dhe çmimin Scholar in Residence nga qyteti i Nju Delhit. Ajo është bërë Paul Harris Fellow nga Rotary International për promovimin e paqes dhe mirëkuptimit mes popujve të ndryshëm. Shqipe ka marrë një medalje nga NATO për kontributin e saj në misionin e paqes në Kosovë. Gjithashtu, ajo është shpallur Ambasadore e Paqes nga Federata Ndër-religjioze dhe Ndërkombëtare për Paqen dhe është nderuar si Engjëll i Paqes nga revista Dita e Gruas.[3]

  1. ^ LLC, Stage 32. "Shqipe Malushi - Shqipe's Bio, Credits, Awards, and more". Stage 32 (në English). Marrë më 2024-11-23.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  2. ^ AVDIU-KRYEZİU, Shqipe; AVDİU, Arsim (2020-06-22). "Interculturalism in Contemporary Teaching in Kosovo". JOURNAL OF HISTORY AND FUTURE (në anglisht). 7 (2): 832–843. doi:10.21551/jhf.945946. ISSN 2458-7672.
  3. ^ "Shqipe Malushi". Organic Quotient. Marrë më 2024-11-23.