Shtëpi Banimi në Kokaj (Ilmi Rrustemi)
Shtëpi Banimi në Kokaj ( Ilmi Rrustemi) | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Kokaj, Gjilan, Kosovë |
Ndërtuar | 1947 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 4105 |
Shtëpi Banimi në Kokaj (Ilmi Rrustemi) është një monument i trashëgimisë kulturore në Kokaj, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .Shtëpia e Ilmi Rrustemit gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Sipas të dhënave të familjarëve të kësaj shtëpie, ky objekt u ndërtua rreth vitit 1947, menjëherë pas LDB-së. Shtëpia edhe pse mjaft e dëmtuar, ende e ruan gjendjen fillestare. Ndërtimi i takon tipit shtëpi. Është realizuar me gurë, kryesisht të palatuar, si dhe me hatulla druri, dhe i takon teknikës rustike (fshatarake). Shtëpia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin. Në përdhese nga korridori arrihet në dy dhoma, kurse në anën e majtë është bodrumi. Edhe kati e ka korridorin, si dhe dy dhoma të cilat kanë edhe oxhaqe. Secila dhomë ka nga një dritare nga ana e përparme, ndërsa korridoret kanë nga një dritare më të vogël nga ana e prapme, të gjitha në formë katrore. Janë të punuara prej druri, dhe janë origjinale. Shtëpia nuk ka më dyer, ngase janë dëmtuar tepër. Në murin perimetral, në katin e parë, shtëpia e ka një ballkon të vogël i cili qëndron mbi tre trarë prej druri, të dalë jashtë murit, ndërsa pullazin e ballkonit e mbajnë dy shtylla druri. Kulmi është katërujës, i mbuluar me qeramidhe, dhe e ka strehën e dalë jashtë mureve rreth 60 cm. Shtëpia sot nuk është e banueshme.[2]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Shtëpia e Ilmi Rrustemit - Kokaj (Gjilan)". Databaza Kulturore e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2016. Marrë më 13 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |