Shtëpia e Ajet Kokës
Shtëpia e Ajet Kokës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Kokaj, Gjilan, Kosovë |
Ndërtuar | Vitete 70 të shek.XX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 1167 |
Shtëpia e Ajet Kokës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kokaj, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .Shtëpia e Ajet Kokës gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Është ndërtuar në fillim të viteve të ‘60 të shekullit XX. Ajet Koka shtëpinë e kishte ndërtuar pasi ishte liruar nga burgu, në të cilin kishte qëndruar për 7 vite me radhë. Në vitin 1970, Ajeti qe detyruar të shpërngulet nga Kokaj për t’i ikur UDB-së serbe. Ishte vendosur në Maqedoni, pastaj në Leran të Preshevës ku i jetojnë edhe sot pasardhësit. Shtëpia është e vogël, e ka vetëm katin përdhese dhe ka kulm katërujor të mbuluar me tjegulla të vjetra – qeramidhe. I ka dy dhoma, njëra me dimensione 4 x 4 m dhe tjetra 2.5 x 2.5 m. Dhoma e madhe ishte përdorur për miq. Kjo dhomë i ka dy dritare, njëra me dimensione normale, ndërsa tjetra me dimensione më të vogla. Dhoma e vogël ishte përdorur për ndejë, si dhomë zjarri. E ka oxhakun dhe një gjiriz, kurse dritare nuk ka fare. Shtëpia është ndërtuar me qerpiçë dhe dru, përkatësisht hatulla vertikale dhe horizontale, si elemente konstruktive mbajtëse. Shtëpia ka vetëm themelin me gurë, me një thellësi deri në gjysmë metri. Mësohet se kjo shtëpi për disa vite ka shërbyer si bibliotekë e shkollës. Tani shtëpia është e pabanueshme dhe në gjendje shumë të keqe fizike.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]</gallery>
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |