Shtëpia muze e Kadri Zekës
Shtëpia muze e Kadri Zekës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Poliçkë Dardanë, Kamenicë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XIX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 841 |
Shtëpia muze e Kadri Zekës është një monument i trashëgimisë kulturore në Poliçkë Dardanë, Kamenicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor". Dikur shtëpia e Pajazit Zekës , tani është emëruar si shtëpia muze e Kadri Zekës , në emër të veprimtarit të çështjes kombëtare , i cili u vra në një fshat të vogël , afër Shtutgardit të Gjermanisë , Untergrupenbah . Objekti i rindërtuar ka pësuar ndryshime , ndërsa atributi i përket emrit të heroit të Kosovës , - në emër me të cilin janë emërtuar institucione të ndryshme , veqanërisht shkollore , si kundër ka ndodhur me Universitetin Publik në Gjilan , i cili mban emrin Kadri Zeka
Ndryshimet që ka pësuar objekti vërehen në materialin e përdorur për ndërtim ,po edhe për pamjen patjetër. Materiali,kryesisht është gurë i gdhendur, nga jashtë me fuga që duken me shije , ndërsa në vend të hatullave dhe shtyllave vertikale prej druri ,mjeshtri ka bërë imitime . Streha e kulmit katërujës është bërë nga drurët e stilizuar dhe i janë vendosur ullukët . Veç disa kthinave të vogla ,shtëpia me dy etazhe ka nga një dhomë të madhe në të dy katet . Shtëpia e vjetër, në katin përdhes ka pasur dy dhoma, attë të bukes , dhe atë kafshëve , a ahurin . Ndërsa në kat kishte një korridor të ngushtë me katër dhoma . Megjithatë , duke ditur për veprimtarinë e ngjeshur atdhetare të Kadri Zekës , edhe ky ndryshim sikur i shkon shtëpisë së heroit , i cili me sivëllezërit e tij Jusuf e Bardhosh Gërvalla , kishte arritur të bashkonte ilegalen shqiptare në mërgim . Në dhomën e përdhesit nuk ka asgjë rë shtruar , ndërsa dhoma e katit është shtruar me qilima , janë dhe një postaçi dashi .Neë ballë të dhomes qëndron oxhaku i punuar kastile që i jep një pamje ode vetë dhomës .Në dhomë gjenden edhe disa korniza me fotot Jusufit , Kadriut , Bardhoshit , por duket se janë vendosur pa shije . Nuk ka asgjë nga Kadriut : asnjë veshje e që Zekët mund ta kenë , ndonjë libër të Kadriut ,shkrime të tijë dhe Jusufit e ilegalëve të tjerë etj . Në këtë shtëpi - kullë , mund të ketë edhe ndonjë DVD , për të cilat jemi në dije se egzistojnë dhe vizitorët që nuk janë të rrallë të mund të ndëgjojnë Kadriun si fliste , përkatësisht oratorinë e tij dhe njohjën e shqipes standarde qyshë në fillim të saj . Një ballon në katë është punuar me shije dhe ka formën e të më përshtashmit , i rrethuar me copëza dërrasash , si kundër edhe oborri i trajtuar mirë : atje një dorë dredhëzash më tutje pakëz qepë të mbjella ,një kopsht së bashku me pemët e reja që po hedhin shtatë . Mirëmbajtja e oborrit është në nivel , por jo edhe mirëmbajtja e shtëpisë .
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |