Shko te përmbajtja

Shtushaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stushaj

Vendndodhja e fshatit Stushaj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Stushaj gjendet në koordinatat gjeografike 41°35′23″N 20°23′17″E / 41.58972°N 20.38806°E / 41.58972; 20.38806 dhe në lartësinë 761 m. mbi nivelin e detit. Shtrihet në rrëzën lindore të Kodrës së Kërcunave në malin e Majës së Madhe dhe kufizohet në veri me Mazhicën në Qafë – Stushaj dhe në Përrua të KoleceMalin e Dejthit; në lindje me Topojanin në Sharrë të Bardhë; në jug – lindje me Kovashicën në Sinica dhe në Shullan të Madh; në jug – perëndim me Zogjet në Lugun e Kecit; në veri – perëndim me Gjurasin në Lugun e Ali Gjinit. Ky vendbanim mendohet të jetë themeluar në fund të shek. XIII – fillimi i shek. XIV, nga banore te ardhur nga Lami i madh Mirdite Etimologjia e fshatit shpjegohet nga sll. суша: vend i thatë, vend pa ujë.

Ngjarje dhe data në fshatin Stushaj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1467, fshati Suçani përfshihej në rrethin (vilajet) e Dibrës së Sipërme, me 9 shtëpi (hane) të krishtera me kryefamiljarë pop Stanisha dhe nipi i tij Petko; Petko i Desimirit; Petko Striçeviç; Stançe Shunduloviç dhe nipi i tij Obratko; pop Nikolla; Miho Gavala; Dhimitri Dobrisha dhe i vëllai i tij Petko; Petko Trëndafili dhe i vëllai i tij Radçe; Gjonçe i Trëndafilit; Dhimitri, vëllai Trëndafilit, Stefani, i biri i Dhimitrit. Në kishat e fshatit shërbenin dy priftërinj, pop Stanisha dhe pop Nikolla.[1]
  • Gjatë viteve 1520 – 1530, fshati Stushaj (Suşani kariyesi) përfshihej në bashkësinë administrative (nahiye) të Dibrës së Sipërme (Yukarı Debri nahiyesi) në rrethin (kadilik) e Dibrës. [2]
  • Edhe më 1550, fshati (Suşani kariyesi) përfshihej në bashkësinë administrative (nahiye) e Dibrës së Sipërme (Yukarı Debri nahiyesi) në rrethin e Dibrës. [3]
  • 1583, fshati (Soshani) përfshihej në bashkësinë administrative (nahiye) e Dibrës së Sipërme dhe kishte 65 kryefamiljarë: Hasan Abdullai; Gjuro Dhimitri, Miho Dhimitri me vëllain e tij Nikolla dhe birin e tij Nikolla, Nine Dhimitri me të birin e tij Dhimitri dhe vëllain e tij Peja, Nikolla Dhimitri; Gjuro Jovani me vëllain e tij Dhimitri; Bogo Jovani; Çerp Rada; Todor Gjura, Mlladen Gjura; Nikolla Todori me vëllanë e tij Gjura; Argjir Nina me të birin e tij Miho, Todor Nina; Nikolla Stojku me të vëllanë e tij Dhimitri; Dhimitri Proja; Dhimitri Stojani; Dhimitri Peja; Gjuro Veshi me të birin e tij Boshku; Dhimitri Vançe; Dhimitër Mlladeni; Nikolla Petro; etj.. Në kishat e fshatit shërbenin pop Jorgo, pop Bojku, pop Jovku, pop Trvo, pop Jorgo dhe pop Mitre.  [4] Fise të moçëm në fshat kanë qenë Dhimitri, Gjura, Jovani, Petro, Rada, Stojku, Proja, etj..
  • Në vitet '90 të shek. XII, Rexhep Dumani u largua me familjen e tij në fshatin Reçan të rrethit të Kërçovës, kurse në fshat qëndroi vëllai i tij Mustafai. Nuk dihet se në çfarë rrethanash, por Rexhepi fitoi titullin "bej" dhe ishte spahi i fshatit Reçan. Ai përzuri popullsinë e krishterë ortodokse vendase dhe pushtoi edhe pyjet dhe kullotat. Rexhepi u vra në vitet '30 të shek. XVIII në luftime me popullsinë vendase, kurse pasardhësit e tij u vendosën në fshatin Zajas dhr më pas edhe në fshatin Greshnicë të rrethit të Kërçovës.
  • 1714, në fshat ishin kryengritur banorët Man Pula dhe Mustafai.[5]
  • Në vitet '30 të shek. XIX, kuvendi i malit të Grykës së Vogël vendosi që të lejonte kalimin e forcave ushtarake osmane nëpër Male pë të shkuar në rrethin e Mates. Ky vendim u kundërshtua nga fiset Dumani në Stushaj, Xheleshi në Mazhicë dhe Boduri në Okshatinë. Burrat dhe djemtë e këtyre fiseve i sulmuan fo4cat ushtarake osmane në vendin Qafē Mollë duke vrarë shumë prej tyre. Edhe sot ai vend quhet "Vorret e Turqve". Kuvendi i malit vendosi dëbimin për tre vite të organizatorëve të këtij sulmi. Nga fisi Dumani u dëbua Sula dhe vëllai i tij (nuk mbahet mend emri i tij). Ata u vendosën me familjet e tyre në fshatin Llakavicë të Pollogut të Sipërm ku janë edhe sot me mbiemrin Sula.
  • 1839, krej’plak i fshatit përmendet Liman Koleci.[6]
  • Më 1844, në luftimet kundër forcave ushtarake të Hajredin pashës mori pjesë edhe Has Dumani nga fshati Stushaj. Ai u plagos nga një gjyle e artilerisë osmane duke i këputur njërën këmbë. Hasani mbeti i gjymtuar përjetë dhe në bashkësi thirrej Has Topalli.
  • Në vitet '50 të shek. XIX, kuvendi i fisit dëboi një nga dy bijtë e Selman Ismail Dumanit pasi kishte shkelur normat zakonore në bashkësi. Ajo famikje u vendos përkohësisht në fshatin Izvirë duke u mbështetur në miqtë e saj dhe më pas u vendos përgjithmonë në fshatin Sebisht.
  • 1864,krej'plak i fshatit përmendet Ramë Duka (u selu Stušanu postoji Ram Dušan). [7]
  • Më 1874, vëllezërit Rizvan, Ferë dhe Abaz (bijtë e Kahreman Dumanit) vranë për hakmarrje Osman Kurd Demën nga fshati Homesh. Mane Dema kishte shoqëruar forcat ushtarake osmane kundër Lam Dacit, ditën kur Ferë Dumani martohej me Barijen, thjeshtra e Lam Dacit. Mane Dema kishte vrarë për gjakmarrje një djalë të ri e të pamartuar, bir i vetëm (për mallë) nga fisi Shtrezi në fshatin Homesh, i cili ishte nipi i Kahreman Dumanit.
  • Në vitet '70 të shek. XIX, kuvendi i fisit dëboi nga fshati një familje e cila kishte shkelur normat zakonore të bashkësisë. Elmaz Has Dumani qëlloi me armë ndaj kushëririt të tij të katërt Tahir Ibrahim Dumani në gjaknxehtësi e sipër. Për këtë u dëbua për tre vite nga fshati. Elmazi u vendos me familjen e tij në fshatin Gjoricë duke u mbështetur me miqtë e tij nga fisi Leka i Zogje.
  • Në vitet '80 të shek. XIX, Selim Sherif Dumani nga fshati Stushaj ishte në armiqësi me fisin Jakimi po nga ky fshat. Nga kjo armiqësi u vranë nga Jakimet: Llani dhe Ceni si dhe u plagos Sala. Nga Dumanet u vranë Ademi me të birin si dhe u plagos Halili. Me ndërhyrjen e miqve nga të dyja palët, kjo gjakmarrje u pajtua.
  • Më 1880, vëllezërit Ramadan dhe Musli, bijtë e Ramadan Isuf Dumanit nga fshati Stushaj blenë një pronë bujqësore në fshatin Sollokiç të Fushës së Shehrit. Kjo pronë u shitnga familja fisnike Daci nga qyteti i Dibrës. Po ashtu edhe Hysen Selman Dumani kishte blerë prona bujqësore me mullinj në fshatrat Sollokiç dhe Spas të Fushës së Shehrit.
  • Në vitet '80 të shek. XIX, Elmaz Has Dumani nga fshati Stushaj vrau Sahit Lekën nga fshati Gjoricë, për shkak të një fyerje.
  • Në vitet '90 të shek. XIX, Hysen Selman Dumani nga fshati Stushaj mbeti i vrarë gjatë luftimeve të zhvilluara me forcat e xhandarmërisë osmane në rrethinat e Shkupit. Hyseni ishte paguar për të vrarë një fisnik nga Shkupi por ndeshi në pritën e xhandarmërisë vendase. Trupi i tij u soll në fshat pa kokë. Biri i tij Bexheti i shiti pronat bujqësore në fshatrat Sollokiç dhe Spas kurse pronat bujqësore në Okshatinē i bëri "tram" me Abaz Kahreman Dumanin.
  • Në fund të shek. XIX - fillimi i shek. XX, vepronte çeta e Avdi Mane Dumanit me 16 veta kryesisht nga Luznia. Acdiu ishte martua me motrën e kaçakut famëkeq Xheladin Seferi nga fshati Lishan i Sipërm i Luznisë.
  • 1900, fshati (Стушанъ) përfshihej në bashkësinë (nahiye) Gryka e Vogël (Грика Воглъ) me 320 banorë, të gjithë të islamizuar.[8]
  • 1903, fshati kishte 20 shtëpi, të gjitha të islamizuara. [9]
  • 1910, ushtria osmane e Shefqet Turgut pashës hyri në viset e Maleve të Dibrës dhe filloi të mbledhë ushtarë për ushtrinë e rregullt osmane. Në Stushaj mori me forcë banorin Miftar Sefer Dumani, i cili nuk u kthye më.[10]
  • Më 1910, Avdi Mane Dumani vrau kryetarin e çetës ku bënte pjesë Tahir Tolën, për shkak të një fyerje që ai i bëri.
  • Në dhjetor 1912, në luftimet e zhvilluara nga popullsia dibrane kundër ushtrisë serbe në Urën e Topojanit, u vra banori Selim Demir Dumani dhe u plagos Llan Dumani.[11]
  • Në janar 1913, ushtria serbe hyri në fshatin Stushaj dhe vrau banorin Mersim Sali Dumani..[12]
  • Në qershor 1915, forcat ushtarake serbe pushtuan rrethet e Dibrës së Sipërme dhe Dibrës së Poshtme dhe marshuan drejt Durrësit, për të nxjerrë nga rrethimi Esad pashë Toptanin. Në fshatin Sollokiç të Fushës së Shehrit, forcat ushtarake serbe dogjën shtëpinë e Nezir Ramadan Dumanit.
  • Në prill 1916, forcat ushtarake bullgare plagosën Nezir Ramadan Dumanin nga fshati Sollokiç, teksa po kalonte një sasi duhani kontrabandë në kufirin austro-bullgar.
  • Më 1918, gjatë pushtimit austro – hungarez të Shqipërisë, fshati kishte emërtimin Dushkaj dhe përfshihej në krahinarinë e Homeshit të n/prefekturës së Artës në prefekturën Dibër. Fshati kishte 173 banorë të ndarë në Mëhallë të Sipërme, Mëhallë të Mjesme, Mëhallë të Poshtme. [13]
  • 1920, ushtria jugosllave hyri në fshat dhe dogji 4 shtëpi, rrëmbeu 4 gjedhë, 28 kokë bagëti dhe 7 800 kg. drithëra buke.[14]
  • Në dhjetor 1920, Nazif Abaz Dumani me çetën e tij ishte strehuar në fshatin Sopot të Grykës së Madhe në rrethin e Dibrës së Sipërme. Por prania e tij u diktua nga forcat e xhandarmërisë jugosllave të postë - komandës së Zerqanit. Forcat e xhandarmërisë rrethuan shtëpinë e Tahir Hoxhës ku strehohej byrazeri i tij Nazif Abaz Dumani dhe çeta e tij. Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë Tahit Hoxha dhe komandanti jugosllav i xhandarmërisë Gjorgje Stojkoviç.
  • Më 1921, Man Elmaz Dumani nga fshati Stushaj u vra për gjakmarrje në një pritë të ngritur nga Ramadan Sait Leka nga fshati Gjoricë (mori gjakun e të atit), në vendin "Rrafshat e Homeshit".
  • 1927 fshati përfshihej në Krahinarinë e Homeshit dhe kishte 42 shtëpi me349 banorë, të gjithë të islamizuar.[15]
  • Më 1927, Dalip Sulë Dumani sulmoi dhe plaçkiti disa banorë nga fshati Llademericë i krahinarisë së Ostrenit.
  • Më 1928, Nazif Abaz Dumani nga fshati Okshatinë, i punësuar financier në nënprefekturēn e Zerqanit, u dekorua nga administrata qendrore me Urdhërin "Kalorës i Lartë i Financave".
  • Më 1936, Mane Avdi Dumani nga fshati Stushaj dhe Jonuz Majtara nga fshati Zogje smuan me armë zjarri Dine Dalip Demën nga fshati Homesh i Grykës së Vogël. Nga ky sulm mbeti i plagosur Dine Dema si dhe u vra truproja e tij.
  • Më 1941, Mane Avdi Dumani dhe Haxhi Halid Lleshi u internuan në Stari Beçaj të Kroacisë nga qeveria jugosllave fashiste, për shkak të veprimtarisë së tyre subversive.
  • Më 1942, banorët Rasim Tush Dumani, Musli Hajredin Dumani, Aqif Tush Dumani, Faiz Çup Dumani, Tafë Fali Dumani, Çup Duka, Riza Lazri, etj., u përfshinë në Lëvizjen Nacional - Çlirimtare. Nga fshati Stushaj u rreshtuan në formacionet e Ushtrisë Nacional - Çlirimtare Shqiptare banorët Xhafer Halit Dumani, Veli Haxhi Koleci, Mete Çup Duka, Fetah Shaban Lazri, Jonuz Mane Duka.[16]  
  • 1943, në fshat u krijua Këshilli NÇL me kryetar Aqif Tush Dumani.
  • Në dhjetor 1943 u krijua Fronti Demokratik me kryetar Musli Hajredin Dumani.
  • Më 1944, Hilmi Man Dumani u vra për gjakmarrje nga Mahmud Tahir Tola nga fshati Gjoricë, i cili mori gjakun e të atit. Edhe Mahmudi do të vritej pas dy vitesh në Zerqan.
  • 1945, u krijua Organizata Bazë e PKSH - së me sekretar Tafë Fali Dumani.
  • 1946, kryetar i Këshillit NÇL - së u zgjodh Mane Avdi Dumani.
  • Më 3 gusht 1950, Mane Avdi Dumani u konfliktua me Haxhi Halid Lleshin në Festën e Zerqanit dhe nxori armën e zjarrit për ta qëlluar. Mesnatën e 4 gushtit, Mane Avdi Dumani me familjen e tij dhe vëllai Rifad Avdi Dumani me familjen e tij u arratisën në Republikën Jugosllave.
  • 1952, u krijua Organizata e Rinisë Komuniste të fshatit me kryetar Ali Dumani.
  • 1957, u krijua Kooperativa Bujqësore me kryetar Rasim Tush Dumani, i cili u zgjodh dhe kryetar i Lokalitetit të Shupenzës.

Fshati Stushaj banohej:

''Mëhallë të Sipërme'' nga fiset Lazri, Duka dhe Koleci;

''Mëhallë të Poshtme'' nga fiset Jakimi, Dumani dhe Kozi.

Kuvendi i Mëhallës së Poshtme mbahej në Troje, tek Mani i Hysni Dumanit, kurse kuvendi i katundit mbahej në xhami. Në fshat ka patur disa kisha ortodokse si Kisha në Lamën e Sulë Dumanit, Kisha e Tanasije mbi Shtëpitë e Jakime, Kisha Ke Xhamija (kishë me nekropol), Kisha e Shna’ Premte (e ritit roman) në Sharrë të Bardhë, Kisha në Malin e Kishës.

Prejardhja e fiseve në fshatin Stushaj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fisi Jakimi. Tradita e përmend si fisin më të hershëm që banon në fshat. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga rrethinat e Shkodrës. Në fund të shek. XVI, pop Jakimi i shërbente manastirit në Malin e Kishës. Ai organizoi qëndresën e armatosur të banorëve kundër vendosjes së administratës osmane dhe përhapjes së islamit. Në fund u thye dhe pranoi islamin.   Më 1583, në fshat përmendet banori i islamizuar Hasan Abdullah. Më 1844, nga ky fis bëri emër Mustafa Jakimi, i cili udhëhoqi burrat e fshatit në Betejën e Drinit në Gjoricë kundër ushtrisë osmane të Hajredin pashës. Në fund të shek. XIX, disa familje të këtij fisi u shpërngulën në Boçevë, Homesh dhe në Gjoricë të Sipërme të Grykës së Vogël.

Fisi Lazri. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga viset e Kthellës. Të parët e tyre vendosën fillimisht në Katër Grykë e më pas në Qafë – Mollë. Ky mikrotoponim u vendos në shenjë kujtimi të vend – origjinës së tyre. [17] Më 1583, në Murrë përmenden kryefamiljarët Martin Lazari, Gjon Lazari, Kolë Lazari dhe Stefan Lazari. [18] Gjatë shek. XVI, familje të këtij fisi u shpërngulën në Luzni. Më 1583, në lagjen Bllacë përmendet kryefamiljari Gjon Lazari, kurse në lagjen Mazhicë përmenden Hasan Lazari dhe Mehmed Lazari. [19] Në shek. XVII u shpërngulën në Stushaj duke u mbështetur vlla trojesh me fisin Jakimi. Gjatë viteve ‘18 – ‘20 të shek. XX, krej’ plak i fshatit përmendet Shaban Osman Lazri. Në vitet ’30 të shek. XX, ky fis u shpërngul përgjithmonë në Bllatë të Sipërme dhe në Kurtbeg të Fushës së Shehrit.

Fisi Koleci. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga Kurbneshi i Selitës. Është trungu fisnor i Kolë Lecit. [20] Më 1583 në Mazhicë përmendet kryefamiljari Lukë Leci. [21] Shtëpitë e para i ngritën në vendin e quajtur Ara e Kolece, pranë Përroit të Kolece. Gjatë shek. XVII, u vendos në Stushaj duke u mbështetur vlla trojesh me fisin Lazri. Këtij trungu iu mbështet një familje e fisit Keci, e cila mori llagapin e tyre. Më 1839, krej’ plak i fshatit përmendet Liman Koleci. [22] Në fillim të shek. XX, familje të këtij fisi u shpërngulën në Sollokiç të Fushës së Shehrit, Sebisht të Gollobordës dhe në Gjoricë të Grykës së Vogël.

Fisi Kozi. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga rrethinat e qytetit të Dibrës, të larguar për gjakmarrje. Të parët e tyre u vendosën fillimisht në Luzni. Më 1583, në vendbanimin Kosara (lagje e fshatit Luzni) përmenden kryefamiljarët Doç Kozmai dhe Gjon Kozmai.[23] Në shek. XVII, u vendosën në Stushaj duke u mbështetur vlla trojesh me fisin Jakimi. Më 1913, krej’ plak i katundit përmendet Bajram Rexhë Kozi.

Fisi Duka. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga trungu fisnor i Step Veshit në Gjuras të Grykës së Vogël. Të parët e tyre u vendosën fillimisht në Rrahe’ të Duke e më pas u mbështetën vlla trojesh me fisin Lazri. Në vitet ’80 të shek. XIX, në fshat u shqua Ramë Hidër Duka i cili ishte krej’ plak i fshatit. [24] Ai u vendos me familjen e tij në çifligjet që kishte blerë në Spas të Fushës së Shehrit. Ramë Hidër Duka u vra në nëntor 1912, në luftimet kundër ushtrisë serbe në Manastir. [25] Gjatë viteve 1918 - 1921, krej’plak i fshatit përmendet Çup Duka.

Fisi Dumani. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga fshati Arrasi në Çidhën të Dibrës së Poshtme.

Më 1467, në fshatrat e luginës së lumit Radika t1% organizuar në rrethin ushtarak (vilayet) të Rekës, përmenden kryefamiljarët e krishterë Stojko Duma (ni) dhe Petko Duma (ni) në fshatin Bogdevo (Богде); [26] Paisi Duma (ni) në fshatin Sencë; Dragan Duma (ni), Kolë Duma (ni), Andrija Duma (ni), Kolë Duma (ni) (tjetri) e Muzak Duma (ni) në fshatin Vallkovi; Gjon Duma (ni) dhe Kolë Duma (ni) në fshatin Niçpur. [27] Ata u përqëndruan në fshatin Velebrdo ku dhe themeluan lagjen Dumane. [28] Kudo që u vendosën, familjet e fisit Dumani, ata festonin Shën Nikollën si shenjtin e tyre mbrojtës.[29]

2. Shpërnguljet nga Reka drejt Dibrës së Poshtme.

Pushtimi osman i trevave të Maqedonisë u pasua me organizimin administrativ ushtarake të tyre duke i përfshirë në qarkun ushtarak (sancak) të Shkupit. Vendosja e administratës ushtarake osmane në gjysmën e parë të shek. XV, nuk u pranua nga popullsia e krishterë ortodokse vendase, e cila filloi shpërnguljen nga vendbanimet e saj. Këto lëvizje ishin përpjekje të dëshpëruara e tyre për t'i shpëtuar islamizimit të dhunshëm që ushtronte administrata ushtarake osmane. Sikurse e gjithë popullsia, edhe familje të krishtera të fisit Duma i braktisën vendbanimin e tyre të moçëm fisnor ==Dumani==, duke u vendosur në vendbanime të tjerë, ndër të cilët dhe ato në luginën e l. Radika në veri - lindje të Dibrës.

Më 1466, kështjella e Çidhnës në rrethin ushtarak (vilayet) të Dibrës së Poshtme u pushtua nga forcat ushtarake osmane, të cilat udhëhiqeshin nga vetë sulltan Mehmedi II Pushtuesi. [30] Për t'i shpëtuar dhunës së forcave ushtarake osmane, popullsia e fshatrave të Çidhnës u shpërngul.

Nga regjistrimi osman i popullsisë vendase më 1466 - 1467, në fshatin Çidhën e Sipërme të rrethit (vilayet) të Dibrës së Poshtme përmendet kryefamiljari i krishterë Dhimitër Duma (ni). [31] Kjo familje mendohet të jetë vendosur në trevën e Dibrës në vitet '30 të shek. XV dhe ka ardhur nga rrethi i Rekës, pasi nga regjistrimi i popullsisë arbëre në vitin 1416 në zotërimet e Republikës së Venedikut (ku përfshiheshin viset e sotëm të qarkut të Shkodrës dhe viset jug – lindorë të Malit të Zit) nuk ka të regjistruar asnjë kryefamiljar me llagapin Duma. [32] Edhe nga regjistrimi i popullsisë që autoritetet ushtarake osmane kryen në vitin 1452 në qarkun e Prizrenit (ku përfshiheshin viset e sotme të Hasit, Gorës, Opoljes, Prizrenit, Bihorit), nuk kishte të regjistruar asnjë kryefamiljar me llagapin Duma. [33] Edhe nga regjistrimi i popullsisë të kryer nga autoritetet ushtarake osmane, deri në fund të shek. XV nuk kishte të regjistruar asnjë kryefamiljar me llagapin Duma në rrethet e Çermenikës, Tamadhes, Bendës, Krujës, Kurbinit, Dhimitër Jonimës, Urakës dhe Mates në qarkun e Ohrit, [34] madje as në rrethet e Zadrimës, Shkodrës, Podgoricës, Pejës dhe Bihorit në qarkun e Shkodrës. [35] Këto të dhëna dëshmojnë që fisi Duma në Çidhën të Dibrës së Poshtme është i ardhur nga rrethi (vilayet) i Rekës në mesin e shek. XV, pra para 6 shekujsh.

Shpërnguljet e fisit Duma nga Çidhna gjatë shek. XVI

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga regjistrimi osman i popullsisë në vitin 1583, në fshatin Çidhën ePoshtme të bashkësisë administrative (nahiye) të Dibrës së Poshtme në rrethin gjyqësor (kadilik) të Dibrës, përmendet kryefamiljari Dhimitër Duma (ni). Ishte pikërisht kykryefamiljar që mbante emrin e pararendësit të tij të para 1 shekulli në të njëjtin fshat. [36] Familje të tjera të këtij fisi ishin shpërndarë nëpër fshatrat fqinj të bashkësisë administrative (nahiye) të Dibrës së Poshtme, si Tush Duma në fshatin Arras, Gjon Duma në fshatin Venisht (ku dhe kishte në përdorim bashtinën e Andreas), Mustafa Duma në fshatin Vleshë dhe Tush Duma në fshatin Barë.[37]

1. Shpërnguljet nga Çidhna e Dibrës së Poshtme drejt bashkësive administrative të Gollobordës (në rrethin e Dibrës), Tamadhes (në rrethin e Tiranës) dhe Kurbinit (në rrethin e Krujës) të qarkut të Ohrit në gjysmën e dytë të shek. XVI.

Gjatë shek. XVI, disa familje të fisit Duma ishin larguar nga fshatrat e Çidhnës në bashkësinë administrative të Dibrës së Poshtme duke u vendosur në fshatra dhe vise të tjera. Një degë e fisit Duma ishte zhvendosur drejt perëndimit të rrethit gjyqësor të Dibrës duke u vendosur në bashkësinë administrative të Kurbinit në rrethin e Krujës. Sipas regjistrimit osman të popullsisë në vitin 1583, në fshatin Skutin të bashkësisë administrative (nahiye) të Kurbinit përmenden kryefamiljarët e islamizuar Ali Duma me të birin e tij Ajaz dhe vëllain e tij Xhaferr, Mustafa Duma, Hasan Duma, Jusuf Duma, Sinan Duma dhe Skënder Duma. [38]

Një degë tjetër e fisit Duma kishte ndjekur lëvizjen drejt jugut të bashkësisë administrative të Dibrës së Poshtme duke u vendosur në bashkësinë administrative e Gollobordës të rrethit të Dibrës. Sipas regjistrimi osman të popullsisë në vitin 1583, në fshatin Prodan përmendet kryefamiljari i krishterë Kolë Duma. [39] Bashkë me kryefamiljarin Kolë Duma ishin vendosur edhe familje të tjera të tjera të ardhura kryesisht nga Dibra e Poshtme, për shkak të shërbimit të tyre si ruajtës të grykave (dervenciler) në fshatrat Prodan, Zakamen dhe Preval të bashkësisë administrative të Gollobordës. Nga fshati Prodan, disa familje të krishtera ishin zhvendosur në fshatrat fqinjë të bashkësinë administrative të Tamadhes në rrethin e Krujës. Sipas regjistrimit osman të vitit 1583, në fshatrat Shën Mëri dhe Kukatin të bashkësisë administrative të Tamadhes në rrethin e Tiranës ishin të regjistruar kryefamiljarët Andrea Duma, Pejo Duma, Gega Duma dhe Kuka Duma. [40]

2. Shpërnguljet nga bashkësia administrative e Rekës drejt qarkut të Pashait dhe qarkut të Ohrit në gjysmën e dytë të shek. XVI.

Lëvizjet gjatë shek. XVI të familjeve të fisit Duma nga fshati Çidhna e Sipërme në bashkësinë administrative të Dibrës së Poshtme drejt viseve perëndimorë dhe jugorë të rrethit të Dibrës, janë lehtësisht të provueshme për shkak të regjistrimit të popullsisë arbëre nga autoritetet ushtarake osmane. Këto regjistrime vijnë në ndihmë për të provuar edhe lëvizjen e familjeve të fisit Duma që gjendeshin nëpër fshatrat e bashkësisë administrative të Rekës në lindje të rrethit të Dibrës. Duke qenë në kufirin administrativ osman mes qarkut të Ohrit dhe qarkut të Pashait, familje të krishtera ortodokse të fisit Duma u larguan drejt fshaatrave fqinjë juglindorë. Sipas regjistrimit osman të popullsisë në qarkun e Pashait (me rrethet e Demir Hisar, Jenixhe Karasu, Sumulzhina, Zihna) përmenden dy kryefamiljarët e krishterë, Jorgji Duma dhe Miho Duma dhe kryefamiljari i islamizuar Kyçyk Duma. [41] Lëvizjet e tyre nga Dibra provohen edhe nga fakti se nga ky regjistrim përmendet dhe kryefamiljari Marin Debran, i cili me shumë gjasa është larguar nga Dibra. [42] Familje të tjera të fisit Duma ishin larguar nga bashkësia administrative e Rekës, duke u vendosur drejt viseve jugorë brenda qarkut të Ohrit pasi nga regjistrimi i vitit 1568, përmenden kryefamiljarët e krishterë Jani Duma (Јани Дума), Paskal Duma (Паскал Дума) dhe Petri Duma (Петри Дума). [43]

3. Ndryshimi i llagapit fisnor të fisit Duma në gjysmën e dytë të shek. XVII - gjysma e dytë e shek. XVIII

Gjatë shek. XVI - XVII, vendbanimet e themeluar nga familje dhe fise të caktuar (lagje apo fshatra), kishin filluan që të njihen me llagapin e tyre fisnor, për shkak të shtimit biologjik të tyre. Kjo dukuri ndikoi në ndryshimin e llagapeve fisnorë apo siç njihen ndryshe patronime. Në fshatin Lejçan të Gollobordës në bashkësinë administrative të Dibrës së Sipërme, pasardhësit e fisit Gjerja (të ardhur nga fshati Murra i Katër Grykëve) u njohën me llagapin e ri Gjerani; në fshatin Modricë të Anës së Drinit, pasardhësit e fisit Peta (të ardhur nga Mirdita) u njohën me llagapin Petani; në fshatin Otishan, pasardhësit e fisit Dama (të ardhur nga Sinja e Çidhnës) u njohën me llagapin Damani, etj.. [44] Për krijimin e patronimeve (emrave fisnorë) me prejardhje nga vendbanimi fisnor u përdoren disa prapashtesa të moçme, por më i dallueshmi është formanti – an (trajta e pashquar), – ani (trajta e shquar).[45]

Përdorimi i patronimeve me prapashtesën – agni ose – ani [46] dëshmohet në popullsinë arbëre të paktën që në shek. XV, [47] madje edhe në rrethin e Dibrës së Poshtme, [48] vijoi gjatë shek. XVI, [49] madje edhe në fund të shek. XVII – fillimi i shek. XVIII me lëvizjet e popullsisë së krishterë katolike drejt qarkut të Ohrit. [50]

Në fund të shek. XVII – fillimi i shek. XVIII, në bashkësinë administrative të Urakës në rrethin e Mates përmenden vendbanimet fisnorë (casalia) Prelatani (Prelatagni), Hotani (Hottagni), Lufani (Luffagni), Mjedani (Miedagni), Mihani (Mihaiagni), [51] Çukani (Zuccagni), Çurkani (Chiurchagni), Sumani (Zumagni), [52] Tenjani (Tegnani) të cilët ishin themeluar përkatësisht nga fiset Perlati, Hoti, Lufi, Mjeda, Miha, Çuku, Çurka, Suma, Tenja. Po ashtu përmenden vendbanimet Zogani (Zozagni) e Vlashani (Vulaschiagni), të cilët ishin themeluar nga fiset Zogu e Vlashi në Grykë të Vogël të Dibrës së Sipërme; [53] Lukani (Lucagni) e Kacani (Cazania) në Katër Grykë, [54] Palamani në Uj’ e M’ Ujë të Dibrës së Poshtme, të themeluar nga fiset Kaci, Luku, Palami; vendbanimet Skurani (Scuragni) e Logopani (Logopagni) në bashkësinë administrative të Kurbinit në rrethin e Krujës, themeluar nga fiset Skura dhe Llagapi; etj. .

Kjo dukuri ndodhi edhe me familjet e fisit Duma, të cilat ishin shpërndarë në fshatin Stushaj të Grykës së Vogël në bashkësinë administrative të Dibrës së Sipërme, në fshatin Sebisht të bashkësisë administrative të Gollobordës, në fshatin Dardhë të bashkësisë administrative të Çermenikës, në fshatin Skutin të bashkësisë administrative të Kurbinit dhe në fshatin Zajaz të rrethi të Kërçovës, pasardhësit e të cilave u njohën që të gjithë me llagapin e ri Dumani. Familjet e fisit Duma që ishin vendosur në fshatin Venisht të bashkësisë administrative të Dibrës së Poshtme që nga mesi i shek. XVI, u shpërngulën drejt fshatrave fqinj në luginën e l. Veleshica (kufiri administrative mes rretheve të Dibrës dhe Lumës) duke u vendosur në fshatin Radomirë, ku gjenden edhe sot pasardhësit e tyre të islamizuar me llagapin Duma. Familje të krishtera të fisit Duma që ishin në fshatrat e bashkësisë administrative të Rekës që në shek. XV dhe që ishin shpërngulur në fshatin Jankovec të rrethit të Prespës në qarkun e Ohrit, po ashtu mbajtën llagapin Duma.

4. Shpërnguljet nga bashkësia administrative e Dibrës së Poshtme gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII - gjysma e parë e shek. XVIII.

Në gjysmën e dytë të shek. XVII, hapësira tokësore e qarqeve të Shkodrës, Dukagjinit, Ohrit, Pejës, Prizrenit, etj. ishte përfshirë nga lëvizje të fuqishme të popullsive, e bashkë me to edhe familje të ndryshme të fisit Duma nga bashkësitë administrative të Dibrës së Poshtme, Gollobordës, Tamadhes dhe Rekës. Familjet e fisit Duma që ishin vendosur në rrethin e Rekës që në mesin e shek. XV, ishin përqëndruar në fshatin e sapothemeluar Velobrda (Kodra e Velos) ku edhe kishin themeluar lagjen fisnore Dumane, [55] kurse pasardhësit e tyre mbanin llagapin Dumani. Nga fshati Velobrda, disa familje të fisit Dumani u shpërngulën duke u vendosur në fshatin Podvis [56] dhe prej aty në fshatin Lokven të rrethit të Prilepit, duke mbajtur shenjtin e tyre mbrojtës Shën Nikolla.[57]

Në fund të shek. XVII – fillimi i shek. XVII, edhe popullsia e krishterë e fshatrave Zakamen dhe Prodan në bashkësinë administrative të Gollobordës në rrethin e Dibrës u shpërngul duke i braktisur këto fshatra. Popullsia e fshatit Prodan u zhvendos në fshatrat Zabzun dhe Sebisht të Gollobordës. Familjet e krishtera të fisit Duma që ishin vendosur në fshatin Prodan që në shek. XVI, u përqëndruan në fshatin Sebisht [58] duke mbajtur llagapin fisnor Dumani. Gjatë shek. XVIII, disa familje të krishtera të këtij fisi u shpërngulën nga fshati Sebisht duke u vendosur në qytetin e Athinës të qarkut të Atikës [59] me llagapin Dumani. [60] Familjet e vendosura në fshatin Sebisht gjenden edhe sot me llagapin Dumani.

Familje të fisit Duma që ishin vendosur gjatë shek. XVI në fshatrat Kukatin dhe Shënmëri të bashkësisë administrative të Tamadhes në rrethin e Krujës, u shpërngulën gjatë shek. XVIII, duke u vendosur në fshatin Dardhë të bashkësisë administrative të Çermenikës në rrethin e Elbasanit. Të gjithë mbajtën llagapin Dumani.[61]

5. Vendosja e familjeve të fisit Duma në fshatin Stushaj të Grykës së Vogël në bashkësinë administrative të Dibrës së Sipërme. ==

Në gjysmën e dytë të shek. XVII, dy familje të krishtera të fisit Duma u shpërngulën nga fshati Arras në bashkësinë administrative (nahiye) të Dibrës së Poshtme, duke u vendosur në krahinën e Grykës së Vogël në bashkësinë administrative të Dibrës së Sipërme. [62] Këtu fillon dhe historia e fisit Dumani në Stushaj të Grykës së Vogël në Dibrën e Sipërme.

Sipas rrëfimeve të treguar ndër breza nga pleqtë e fisit Dumani në fshatin Stushaj të Grykës së Vogël, të parët e tyre ishin Stak Duma dhe Korbë Duma (të krishterë). Bashkë me familjet e tyre, ata ishin larguar nga fshati Arras në Çidhën të Dibrës së Poshtme gjatë shtypjes së kryengritjeve së popullsisë së krishterë katolike nga forcat ushtarake osmane të qeveritarit të qarkut të Ohrit. Stak Dumani dhe Korbë Dumani u vendosën me familjet e tyre në vendin e quajtur Qafë – Mollë mbi fshatin Stushaj, ku edhe hapën tokë buke me shpyllëzim. Edhe sot aty gjenden mikrotoponimet Ara e Dumanit dhe Kroi i Arës së Dumanit. Stak Duma nuk u pranua nga banorët e fshatit Stushaj, të cilët ishin islamizuar të gjithë. [63]

Sipas traditës popullore të treguar ndër breza, në fund të shek. XVII, fshati Stushaj banohej nga familje të fiseve Jakimi, Kozi, Lazri, Duka, Tola, Koleci, Cami, Suti, Lila, Xhili. [64]

Toka bujqësore, kullotat, livadhet, krojet dhe pyjet e fshatit Stushaj ishin pushtuar nga familje të krishtera katolike të ardhura nga malësitë e qarkut të Dukagjinit dhe Shkodrës nga mesi i shek. XVII. Pasardhësit e fisit Zogu nga Kurbneshi i Selitës në bashkësinë (nahiye) e Urakës ishin vendosur në Stushaj duke themeluar vendbanimin e tyre fisnor Zogje. Me shtimin e tyre, ata ishin organizuar në vllaznitë Leka, Markja, Lleshi dhe Daci dhe kishin dëbuar fiset më të dobët. Fisi Cami u detyrua të shpërngulej nga trojet e tij.[65] Fiset Suti dhe Lila që kishin ardhur më parë, iu nënshtruan fisit Zogu. Po ashtu, vllaznia Daci e detyroi edhe vllazninë Tola që të shpërngulej nga Stushajt në Gjoricë. Vllaznia Daci sulmoi dhe pushtoi tokat e fisit Jakimi në Stushaj. [66]

Burrat e fisit Jakimi i lejuan pasardhësit e Stak Dumës dhe Korbë Dumës që të vendosen në fshatin Stushaj duke i pranuar vlla trojesh, me kusht që ata t’u ndihmonin të përballonin sulmet e vllaznive të vendbanimit të ri Zogje. Në luftimet e zhvilluara me vllaznitë dhe fiset e Zogje, fiset e Stushajt e mbrojtën tokën e fshatit.[67] Kufiri mes Zogjeve dhe Stushajt mbeti në Lugun e Kecit[68]

Familjet e fisit Dumani i ngritën shtëpitë e tyre të para në vendin Troje. Për tokë bujqësore ata kishin Livadhet e Tole, kurse për kullota kishin Birat e Dervish Tolës. [69] Stak Duma pati tre djem Ismaili, Sula dhe Rexhepi, kurse Korba pati një djalë Mustafai. Nga pasardhësit e Stak Dumanit rrodhën vllaznitë Ismailallarë, Sulallarë kurse nga pasardhësit e Korbës rrodhi vllaznia Korballarë. [70]

6. Shpërnguljet nga fshati Stushaj në fillim të shek. XVIII.

Nga pasardhësit e sapoislamizuar të Stakë Dumës, një familje e u vendos në fshatin Reçan të rrethit të Kërçovës. I pari i tyre i cili thirrej si “spahi Duma”, filloi shpërnguljen me dhunë të popullsisë së krishterë ortodokse vendase, por pas shumë luftimesh ai u vra nga vendasit. Vrasja e tij shkaktoi zemërimin e popullsisë së islamizuar të Dibrës. Në fshatin Reçan mbërritën familje të shumta të islamizuara arbëre nga Dibra, të cilat, në shenjë hakmarrjeje për fisnikun e vrarë, i përndoqën që të gjithë banorët e krishterë ortodoksë.[71] Gjatë shek. XVII, familja e fisit Duma u shpërngul nga fshati Reçan dhe u vendos në fshatin fqinj Zajaz ku themeloi lagjen e moçme Xhuma.[72]

Bashkë me familjen Duma, erdhën edhe familjet e fiseve Xhaka (Џаковци), Braja (Браовци) dhe Lana (Лановци) të ardhur nga malësia e Dibrës. Duke qenë banorët më të vjetër të islaamizuar në fshatin Zajaz, [73] një pjesë e banorëve të krishterë ortodoksë vendas iu nënshtrua fillimisht dukurisë së islamizimit dhe më pas dukurisë së shqiptarizimit.[74] Pasardhësit e tyre në fshatin Zajaz mbajtën llagapin Dumani.[75] Familjet e fisit Duma që mbetën në fshatin Arras të Çidhnës në bashkësinë administrative të Dibrës së Poshtme vijuan përgjatë shek. XVIII me llagapin Dumani derisa u shpërngulën tërësisht nga fshati. Në fshatin Arras mbeti mikrotoponimi Lugju i Dumanit. [76]

7. Shpërnguljet nga fshati Stushaj gjatë shek. XIX.

Pas daljes së ligjit osman të vitit 1857 për shitjen e pronave shtetërore bujqësore, vëllezërit Ramadan dhe Musli, bijtë e Jusuf Ismail Dumanit nga fshati Stushaj i Grykës së Vogël, blenë tokës bujqësore në fshatin Sollokiç të Fushës së Shehrit. Musliu nuk la pasardhës meshkuj, kurse Ramadani u trashëgua nga bijtë e tij Hajredini, Haxhiu, Neziri, Islami, Shaqiri. Në fund të shek. XIX, vëllezërit Haxhi dhe Nezir u vendosën në Sollokiç me familjet e tyre, kurse Hajredini, Islami dhe Shaqiri qëndruan në fshatin Stushaj. Edhe Elmaz Hasan Dumani u vendos në fshatin Gjoricë me familjen e tij, por për shkak të gjakmarrjes me fisin Leka, u kthye sërisht në fshatin Stushaj.

Në fillim të shek. XX, Abaz Kahreman Dumani u vendos në fshatin Okshatinë, kurse në fshat qëndruan vëllezërit e tij Rizvan dhe Ferë. Vëllezërit Rustem dhe Likë (bijtë e Ali Fali Dumanit) u vendosën në fshatin Gjoricë, kurse në Stushaj qëndruan vëllezërit e tjerë Tush dhe Likë. Pas tyre, Muharrem Rizvan Dumani u vendos me familjen e tij në fshatin Shupenzë, kurse vëllezërit Rustan dhe Sejfullah, bijtë e Tahir Sali Dumanit u vendosën në Rrafsha të fshatit Homesh.

Nga fisi Dumani i fshatit Stushaj të Grykës së Vogël në Republikën e Shqipërisë, familje të tij janë vendosur në fshatrat Okshatinë, Homesh, Shupenzë, Gjoricë të Grykës së Vogël në rrethin e Bulqizës dhe në rrethet Shkodër, Fushë Krujë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier, në napoli, Merano, Bolzano, Empoli dhe Bolonja të Italisë, në Londër të Britanisë, në Varshavë të Polonisë, në Toronto të Kanadasë. Po ashtu, edhe nga familjet e fisit Dumani në fshatin Sollokiç të komunës Dibër në Republikën e Maqedonisë, familje të tij janë vendosur në qytetet e Dibrës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, në hamburg të Gjermanisë, në Paris të Francës, në New Jersey dhe New York të SHBA, në Romë të Italisë.

  1. Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 284
  2. 367 Numarali Muhâsebe-i Vilâyet-i Rûm-İli Defteri ile 94 ve 1078 Numarali  Avlonya Livâsi Tahrîr Defterleri (926-1520 / 937-1530 ) III, Yanya, İskenderiye, Ohri, İl-basan ve Avlonya Livâları ile Dukakin Vilâyeti, T.C.Başbakanlik, Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı Yayın Nu: Defter-i Hâkânî Dizisi: XII, Ankara 2008, s. 94
  3. Rumeli Eyaleti (1514-1550), T.C. Başbakanlik Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, I, Ankara 2013, s. 760
  4. Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 239
  5. P. Thëngjilli, Kryengritjet popullore të viteve .., vep. e cit., f. 135: Hatt – i Humayun Defteri nr. 1, 2, 12, vesika 21176, B
  6. P. Thëngjilli, Kryengritjet popullore të viteve .., vep. e cit., f. 135: Hatt – i Humayun Defteri nr. 1, 2, 12, vesika 21176, B
  7. Jovan Hadzi Vasiljevic, Muslimani nase krvi u Juznoj Srbiji, "Sveti Sava", Beograd 1924
  8. Vasili Kançov, Maqedonia .., vep. e cit., f. 262
  9. S. Jastrebov, Ptuvije zapiski, Srpska Kralevska .., vep. e cit.
  10. Hamdi Dumani, Historiku i katundit Stushaj, 1969, f. 9 (fl. 8).
  11. po aty, f. 9
  12. po aty, f. 10
  13. L. Viezzoli S.J., Shqypnija, Njoftime gjeografike .., vep. e cit., f. 57
  14. B. Xhafa, Lufta e Dibrës .., vep. cit., f. 224: AQSH, Fondi 886, viti 1921, dosja nr. 748, f. 191
  15. Teki Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë 1928
  16. Hamdi Dumani, Historiku i fshatit Stushaj .., vep. e cit., 1969
  17. Sipas Ndue Dodbiba, Malaj (Vështrim historik - etnografik, ekonomik - shoqëror), Tiranë 2006, f. 52, Biba i Malit (themeluesi i fshatit Malaj në Kthellë), u trashëgua nga tre bijtë e tij Pjetri (Loku), Gjergji (Lugja) dhe Lazri (Molla). Pasardhësit e tyre themeluan vllaznitë Pjetri, Gjergji dhe Lazri.
  18. Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 106 - 107
  19. po aty, f. 159
  20. N. Koleci, Nga zezona në jehonë, “ZRAK Strugë”, 2008, f. 36
  21. Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 159
  22. P. Thëngjilli, Shqiptarët midis .., (1506 – 1750) .., vep. e cit., f. 379
  23. Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 159
  24. J. Hadzi Vasiljeviç, Muslimani nashe krvoj u .., vep. e cit., :“[...] у селу Стушану постоји Рам Душан.”
  25. Bajram Xhafa, Lufta e Dibrës ., vep. e cit., f. 227 - 228
  26. Галаба Паликрушева, Исламизацијата на торбешите и формирањето на торбешката субгрупа, Универзитет „Свети Кирил и Методиј“ – Скопје, Природно - Математички Факултет, Институт за Етнологија и Антропологија, Скопје 2016, стр. 106
  27. po aty, стр. 107
  28. Петар Намичев, Народаната архитектура во Реканското Подрачје, Музеј на Македонија, Скопје 2000, стр. 46: "[...] во Велебрдо - Мишевци, Думановци, Горно и Дилно маала.".
  29. Јован Ф. Трифуноски, Битљско - Прилепска котрлина, Антропогеографска прочувања, Српски Етнографски Зброник, књ. XCIC, Насеља и Порекло Становништво, књ. 45, Одељење Друштвених Наука, Српска Академија Наука, Београд 1998, стр. 300: "Думановци (1 к., св Никола) дошли су пре 24 године из суседнхог села Труског (Подвис). И тамо су били однекул насељени."
  30. Giovanni Giuseppe Capparelli, Acquaformosa, origini storiche e religiose di una comunita italo – albanese, “Orizzonti meridionali”, Acquaformosa 2001, p. 103: “Durante la presa della citta di Chidna, nella Dibra Inferiore, Maometto II si rese protagonista di una delle piu tristi pagine della storia albanese. Il grande esercito turvo ottenne la resa della citta in cambio della vita dei suoi abitanti. Ma appena fuori le mura gli albanesi vennero tutti trucidati, 8,000 uomini, 20,000 tra vecchi, donne e bambini furono sgozzati senza pieta.”
  31. Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët osmanë .., vep. e cit., f. 78
  32. Sime Ljubic, Skadarski zemljišnik od god. 1416, Pridbćio u sjednici filologičko – historičkoga razreda jugoslavenske akademije znanosti i umjetnosti dne 10. studenoga 1881.
  33. Sipas autores Таtjaна Катић, Вилајет Пастриц (Пааштрик) 1452 – 1453 година, Мешовита граћа XXXI, Историјски Институт, Београд 2010, стр. 39 – 74, më 1452, në rrethet e Pashtrikut, Radovinës dhe Gorës në qarkun (sancak) e Prizrenit nuk kishte kryefamiljarë me llagapin fisnor Duma.
  34. Sipas Selami Pulaha, Lufta shqiptaro – turke (1370 – 1530), Burime osmane, “Helga’s Secret”, Tiranë 2016, nga regjistrimi i popullsisë në qarkun e Ohrit më 1466 – 1467, nuk ka asnjë kryefamiljar me llagapin fisnor Duma në rrethet (vilayetler) e Krujës, Kurbinit, Dhimitër Jonimës, Urakës, Mates, Dibrës së Sipërme, Gollobordës, Bendës, Tamadhes dhe Çermenikës.
  35. Sipas Selami Pulaha, Defteri i regjistrimit i sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, Akademia e Shkencave RPSH, Instituti i Historisë, Tiranë 1974, nga regjistrimi osman i popullsisë së qarkut të Shkodrës i vitit 1485, nuk përmenden kryefamiljarë me llagapin Duma në asnjë nga vendbanimet e bashkësive administrative (nahiyeler) të Shkodrës, Drishtit, Bregut të Këndejmë, Bregut të Përtejmë, Merkodit, Maleve të Shestanit dhe Maleve Mjet në rrethin e Shkodrës; Podgoricës, Zhabjakut, Kuçit, Palabardhit, Piprit, Maleve të Hotit, Tokave të Petrishpanit në rrethin e Podgoricës; Pejës, Alltun – Ilisë dhe Suhogërlës në rrethin e Pejës; Komninit, Komaranit, Plavës, Izla Rjekës në rrethin e Bihorit.
  36. Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 78
  37. Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 52, 53, 75, 78
  38. Методија Соколоски, Александар Стојановски, Турски документи за историјата на македонскиот народ, књига 1 – 2, Опширен пописен дефтер на Охридскиот Санџак од 1583 година, Скопје 2000, стр. 263 – 264; Pasardhësit e fisit Dumani në Kurbin janë edhe sot.
  39. Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 182
  40. Методија Соколоски, Александар Стојановски, Турски документи за историјата на македонскиот народ, књига 1 – 2, Опширен пописен дефтер на Охридскиот Санџак од 1583 година, Скопје 2000, стр. 301
  41. Александар Стојановски, Турски документи за историјата нга македонскиот народ, Опширен пописен дефтер за Паша Санџакот (казите Демир Хисар, Јениџе Карасу, Сумулџина и Зихна), од 1569 - 1570 година, том. 10, свеска 1, Скопје 2004, стр. 288
  42. po aty, cтр. 448
  43. Методија Соколоски, Александар Стојановски, Ванчо Бошко, Турски документи за историја на Македонскиот народ, књига 1 - 2, Опширен пописен дефтери за Охридскиот санџак од 1568, Скопје 2002, стр. 57, 492
  44. Kjo dukuri ndodhi edhe në viset fqinje me rrethin e Dibrës; fisi Gjetani në Derjan, Martani në Klos dhe Murrani në Lis të rrethit të Mates, Dodani dhe Gojani në rrethin e Mirditës, etj..
  45. Kjo prapashtesë e shqipes, e ka prejardhjen nga prapashtesa latine – anius, e huazuar nëpërmjet italishtes – agni (shqipto: - anji). Me prapashtesën – an janë formuar patronime të prejardhur nga vendbanimet apo vendi i prejardhjes. Shkodra / shkodran, Dibra / dibran, Peja / pejan, Tropoja / tropojan, Matja / matjan, Luma / Lumjan, Shkupi / shkupjan, etj..
  46. Prapashtesa latine – agni (shqip: - an, - anj ose aj) tregon patronime dhe toponime me prejardhje fisnore, që do të thotë pasardhës i një personi të caktuar (nga Duma / Dumani), pasardhës i një fisi të caktuar (nga Hoti / Hotani), banor i një vendbanimi të caktuar (nga Dibra / Dibrani) dhe u përgjigjet pyetjeve i kujt (i tij, i atij, tyre): i kujt je ? : - i Dumane”.
  47. Sipas Sime Ljubić, Skadarski zemljišnik od god. 1416. Pridbćio u sjednici filologičko-historičkoga razreda jugoslavenske akademije znanosti i umjetnosti dne 10. studenoga 1881, p. 37, 43, përmenden patronimet Dragagni në fshatin Logoa, por edhe fshati Xamoragni.
  48. Më 1467 përmenden kryefamiljarët Kudhani dhe fshati Kudhani. Pasardhësit e këtij fisi janë edhe sot me patronomin Kullani në fshatin Selane.
  49. Më 1583, përmenden vendbanimet fisnorë Lukan (fshat në Katër Grykë të Dibrës së Poshtme), Martan (lagje në fshatin Radomirë), etj..
  50. Vendbanime të tillë ishin themeluar nga fise të ndryshëm, si vendbanimi Gojan në Kthellë të Mirditës ishte themeluar nga fisi Goja, vendbanim Shullan në Okshtun të Madh të Gollobordës ishte themeluar nga fisi Shulla, vendbanimi Palamani në Uj’ e M’ Ujë të Dibrës së Poshtme ishte themeluar nga fisi Palami, etj..
  51. Albanische Forschungen, 2011, p. 320: “Questa parocchia è composta con 5 Casali, cioè Curbenesci, Saisi, Hottagni, Lufagni e Bossichi, lontani sono gli Casali uno dall'altro due ore, e due ore e mezza; il simile sono lontani dalla predetta Casa parocchiale.” – Peter Bartl, Otto Harrassowitz, Albania Sacra, Geistliche Visitationsberichte Aus Albanien. 2. Erzdiozese Durazzo.
  52. po aty, p. 231, 96
  53. Споменик, 42-44, Српска краљевска академија, У Државној штампарији Краљевне Србије, 1905, стр. 77: “Signi Bolacci, Codona, Palamati, Giurassi, Lussa, Massiza, Zozani, Vulasciagni, Sapotta, Paladi, Luria, Areni, Zedini, Muaia, Secreta, Miedagni, Luffagni, Daici, Hottagni, Zaici, Curbonesci, Bruccit, Rescini, Tegnena, Megiergi.”
  54. Albanische Forschungen, 2011, p. 195: “[...] che in Colle di Murra in Lucagni et Zogagni [...].” – Peter Bartl, Otto Harrassowitz, Albania Sacra, Geistliche Visitationsberichte Aus Albanien. 2. Erzdiozese Durazzo; po aty, p. 230: [...] Lucane, Cazania.”
  55. Sipas Петар Намичев, Народаната архитектура во Реканското Подрачје, од 19 и почетокот на 20 век, Музеј на Македонија, Скопје 2000, стр. 46: [...] во Велебрдо – Мишевци, Думановци, Горно и Дилно маала." në fshatin Velebrdo të Rekës përmendet ende lagja Dumane.
  56. Sipas Јован Ф. Трифуноски, Битљско - Прилепска котрлина, Антропогеографска прочувања, Српски Етнографски Зброник, књ. XCIC, Насеља и Порекло Становништво, књ. 45, Одељење Друштвених Наука, Српска Академија Наука, Београд 1998, стр. 302: "Турско (Подвис). Из села Турског зна се за ове македонске исељенике. Думановци живе у Локвену." Ata u zhvendosën edhe në fshatin fqinj Lokven.
  57. Sipas Јован Ф. Трифуноски, Битљско - Прилепска котрлина, Антропогеографска прочувања, Српски Етнографски Зброник, књ. XCIC, Насеља и Порекло Становништво, књ. 45, Одељење Друштвених Наука, Српска Академија Наука, Београд 1998, стр. 300: "Думановци (1 к., св Никола) дошли су пре 24 године из суседнхог села Труског (Подвис). И тамо су били однекул насељени." gjatë shek. XVIII, familje të fisit Dumani në bashkësinë administrative të Rekës, u vendosën në fshatin Podvis ku festonin Shën Nikollën.
  58. Sipas Миленко С. Филиповиђ, Голо Брдо, Белешке о насељима, пореклу становиштва народном животу и обичајима, Штампарија "Јужна Србија", Скопље 1940, стр. 34, gjatë shek. XVIII, familje të islamizuara të fisit Dumani në Prodan të bashkësisë së Gollobordës u shpërngulën në fshatin Sebisht të po kësaj bashkësie.
  59. Sipas Миленко С. Филиповиђ, Голо Брдо, Белешке о насељима, пореклу становиштва народном животу и обичајима, Штампарија "Јужна Србија", Скопље 1940, стр. 34: "Православни Думановци веqином су се иселили давно у Атину, где су се прозвали Дусманис. Један од њих је био пре неколико година грчки министар морнарице." një familje e fisit Dumani nga Sebishti u vendos në Athinë.
  60. Sipas “Gazeta Stebleva”, nr. 32, shkurt 2016, f. 4 – 5: “Kërsto Kostov, Emigrantët gollobordas në Selanik të Greqisë dhe ndihma e Ataturkut për zgjidhjen e problemeve të tyre.” në Selanik ka shërbyer Viktor Dumani, gjeneral dhe shef shtabi gjatë luftërave të viteve 1912 – 1913 në Greqi, kurse Strati Dumani ka qenë admiral i Marinës Greke.
  61. Familjet e vendosura në fshatin Dardhë gjenden edhe sot me llagapin Dumani.
  62. Sipas Haki Përnezha, Rruzhdi Bitri, Toponimia e Çidhnës, M&B“, Tiranë 2016, edhe sot në fshatin Arrras gjendet mikrotoponimi Lugju i Dumanit. Por, autorët e këtij botimi me paditurinë e tyre për praninë e fisit Dumani në Arras deri në fund të shek. XVII, e ndryshojnë mikrotoponimin me pa të drejtë duke e quajtur Lugju i Damanit, me qëllim që t’a shpjegojnë kuptimin e tij historik duke u përpjekur që t'a përafrojnë me emrin e një banori vendas.
  63. Sipas Arshi Pipa, Otto Harrassowits, Albanische Forschungen, vol. 19 – 20, Wiesbaden 1978, p. 158 dhe “Споменици”, књ. 42 – 44, у државној Штампарији Краљевне Србије, Београд 1905, стр. 73: Nota della Parochie, Ville, Case et Anime esistenti nella Diocesi d’Antivari nell anno presente 1708, fshati Stushaj nuk përmendet në fshatrat me popullsi të krishterë të Dibrës.
  64. Sipas rrëfimeve të marra nga të vjetrit, në kohën kur Stak Duma kishte ardhur me familjen e tij, fshati Stushaj kishte patur 10 shtëpi. Kjo përkon dhe me numrin e fiseve që kishte ky fshat në atë kohë.
  65. Edhe sot në Zogje gjendet mikrotoponimi Kodra e Came.
  66. Sipas P. Thëngjilli, Kryengritjet popullore të viteve .., vep. e cit., f. 135: Hatt – i Humayun Defteri nr. 1, 2, 12, vesika 21176, B, në fillim të shek. XVIII, përmendet Mehmed Daci, i cili kishte çetën e tij të armatosur dhe ishte hedhur në kryengritje kundër autoriteteve ushtarake osmane të Dibrës.
  67. Sipas rrëfimeve të të moçëve, “Dumanet i bani Dacit 7 xhenaze.” Që atëherë, për fisin Dumani përdorej shprehja “Duman asht e Duman ban”.
  68. Aty ku u vra Kec  Jakimi nga Stushajt, aty mbeti dhe kufiri mes fshatrave Stushaj dhe Zogje..
  69. Fisi Jakimi u dha pasardhësve të fisit Dumani tokën bujqësore dhe kullotat që kishte patur më parë vllaznia Tola nga fisi Veshi. Ky fis u shpërngul në Gjoricë para vendosjes së fisit Dumani në Stushaj.
  70. Sipas Hamdi Dumani, Historiku i fshatit Stushaj, lokalitetit Shupenzë, rrethi Dibër, dorëshkrim 1969, fl ., f. , në anketimin e kryer nga Instituti i Historisë në fshatin Stushaj, banori Hysni Hajredin Dumani (1913 – 1976) ka dhënë mendimin e tij se të parët e fisit Dumani kanë ardhur nga Lura në Dibër të Poshtme. Tre vëllezërit e islamizuar ishin Ismaili, Sula dhe Rexhepi. Banori i anketuar Hysni hajredin Dumani citon se vëllezërit Ismail dhe Sulë u shtuan me pasardhës, kurse për Rexhepin nuk përmend ndonjë të dhënë. Sipas Ристо Ивановски, Албанците во Македонија само од 1780 година, Битола 2014, стр. 9, banori Mustafa Dumani (51 vjeç më 1961) nga fshati Zajaz, i anketuar nga etnografi Risto Ivanov dëhmon se i pari i fisit Dumani që u vendos në fshatin Zajaz të rrethit të Kërçovës ka qenë Muharrem Duma sipas vijës mashkullore: Muharrem – Sadik – Rexhep – Muharrem II – Hasan – Mustafa. Duke qenë se pasardhës i tij përmendet edhe një banor me emrin Rexhep, ngrihet dyshimi i arsyeshëm se kryefamiljari i pari i këtij trungu fisnor që u vendos fillimisht në fshatin Reçan të rrethit të Kërçovës ka qenë pikërisht Rexhepi i larguar nga fshati Stushaj i Grykës së Vogël.
  71. Српски Етнографски Зборник, том. 51, Српска Краљевска Академија, Београд 1941, стр. 383: “У Речанима је био неки спахија Дума, кога су убили хришћани ради неког насиља, па су дошли арбанаси из Дебра и све су побили или протерали.” – Михајло Петровић, Ћерћапски риболови у прошлости и у садашњости.
  72. Sipas Ристо Ивановски, Албанците во Македонија само од 1780 година, Битола 2014, стр. 9, fisi Duma në Zajaz është i ardhur në fillim të shek. XVIII nga Matja. I pari i tyre që u vendos në fshatin Zajaz ishte Muharrem Duma – Sadik – Rexhep – Muharrem II – Hasan – Mustafa (51 vjeç më 1961).
  73. Јован Трифуноски, Кичевска котлина, Сеоска насеља и становништво Кичево, Скопје 1968, стр. 59 – 60; Nga autorët serbë dhe maqedonas, fiset shqiptarë me prejardhje nga Malet e Dibrës të cilët janë vendosur në trevat lindore të Dibrës, citohen si të ardhur nga Matja. Kjo për shkak se sipas tyre, popullsia e Dibrës ka qenë e krishterë ortodokse sllave dhe është shpërngulur për shkak të dhunës së ushtruar nga fiset e krishterë katolikë apo të islamizuar arbër.
  74. Димитрије Богдановић, Књига у Косову, Београд 1986; Васил Канчов, Македонија, Етнографија и статистика стр. 95
  75. Familjet e vendosura në fshatin Zajaz u islamizuan duke mbajtur llagapin Dumani.
  76. Sipas Haki Përnezha, Rruzhdi Bitri, Toponimia e Çidhnës, M&B“, Tiranë 2016, edhe sot gjendet mikrotoponimi Lugju i Dumanit në fshatin Arrras. Por ky autor, me mosdijen e tij për praninë e fisit Dumani në Arras deri në shek. XVIII, e ndryshon mikrotoponimin me pa të drejtë duke e quajtur Lugju i Damanit, me qëllim që t’a shpjegojë etimologjinë e tij me emrin e një banori.