Shtypi në Shqipëri
Appearance
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Shtypi shqiptar lindi në mesin e shek.IV Organet e para të tij nuk mund të botoheshin brenda vendit. Ato dolën në fillim me përpjekjet e arbëreshëve në Itali e Greqi. Në vitin 1848 doli gazeta e parë shqiptare, “Shqiptari i Italisë”. Nga fundi i shek.XIX nisën botimin në kolonitë shqiptare disa organe me rëndësi. Gjatë kësaj periudhe, gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe hynin fshehurazi në Shqipëri. Ato informonin për jetën brenda vendit, si dhe për veprimtarinë e shqiptarëve në kolonitë jashtë vendit dhe kryesisht demaskonin shtypjen nga qeveria e Stambollit dhe politikën e fuqive të huaja ndaj tokave shqiptare.