Jump to content

Shumë zhurmë për asgjë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Komedia Shume zhurme për asgjë i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit dhe futet në llojin e komedisë së zakoneve, me subjekt satirik dhe problemor. Motivi në të cilin mbështet kjo komedi është i njohur që në Antikitet dhe rishfaqet në mjaft autore të kohës së Shekspirit : ai njihet si motivi i "kipcit" ose i ngatërresës që vjen si pasoje e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme. Në komedinë e Shekspirit "ipci" shkakton rënien në kurth të djaloshit, i cili mashtrohet nga një grua që për nga pamja ngjan si e dashura e tij. Fabula pastaj shtjellohet nga Shekspiri krejt lirshëm dhe në përshtatje me shijet e tij estetike. Dy djelmosha, Benedikti dhe Klaudi, ndodhen për vizite të guvernatori i Mesinës, princi Leonato që është babai i Heros dhe xhaxhai i Beatricës. Ndërsa Klaudi bie në dashuri me vajzën e guvernatorit dhe përgatitet të martohet me të, Benedikti dhe Beatricja nuk rreshtin se ngacmuari e se talluri me njeri-tjetrin, here më të mirë e herë më të keq. Miqtë e tyre vendosin t'u punojnë një rreng, në mënyre qe t'i bëjnë të bien në dashuri dhe këta të dy. Si të gjitha komeditë e Shekspirit, Shumë zhurme për asgjë është e mbushur me veprim dhe me të papritura, me kthesa të befta të subjektit. Ndryshe nga tragjedia, këtu të mirët shpërblehen kurse te ligjtë marrin ndëshkimin e merituar : ndërkohe dy çiftet vene kurore të lumtur, dy prishësit e kësaj feste ndëshkohen siç e meritojnë. Ama ndëshkohet gjithashtu edhe mendjelehtësia e Klaudit, i cili për një dyshim te çastit e flaku tutje si lecke të zgjedhuren e zemrës, për çka ai nuk e fitoi simpatinë e spektatorit. Tërheqes deri në fund mbeten "grindavecet" e lumtur Beatricja dhe Benedikti të cilët jo vetëm e mbushin me hare spektaklin me batutat e tyre të kripura, por tregojnë se në rast nevoje dinë të jenë serioze dhe të përkushtuar në miqësi, përderisa i dalin zot me të gjitha mjetet që kanë në dorë Heros së poshtëruar. Po prapë nuk duhet bërë shumë zhurme, se jeta kështu e ka : djemtë teveqele gjithmonë marrin vajzat më të mira. Ata jetuan te lumtur ne fund te fundit dhe mbeten gjithmone te qeshur.