Sigurimi shëndetësor në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sigurimi shëndetësor është një shërbim, apo një lloj mbulimi i sigurimeve që një person paguan për shpenzime mjekësore, kirurgjikale, e ndonjëherë dentare. Ky shërbim mund të rimbursoje të siguruarit për shpenzimet e bëra nga një semundje apo plagosje, ose të paguaj drejtpërdrejt ofruesin e kujdesit.[1]

Sipas Portalit Shteteror te Republikës se Kosovës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në vitin 2013 Ligjin për Sigurimet Shëndetësore në Kosovë (2013/04-L-249) me qëllim të sigurimit të  qasjes universale të qytetarëve dhe banorëve të Republikës së Kosovës ndaj shërbimeve kualitative të kujdesit themelore shëndetësore, me qëllim të përmirësimit të indikatorëve shëndetësor dhe sigurimit të mbrojtjes financiare nga varfërimi për shkak të shpenzimeve të mëdha për kujdesin shëndetësor, nëpërmjet themelimit dhe rregullimit të sistemit publik të sigurimit shëndetësor. [2]

Sigurimi shëndetësor në Kosovë në të kaluarën[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një ndër aktet e para me të cilat rregulloheshin sigurimet shoqërore ishte zbatimi i Ligjit mbi rregullimin e gjykatave për sigurime shoqërore në maj të vitit 1945. Pas kësaj, u nxjerrën shumë akte të cilat kishin synim të zgjerojnë mundësitë e sigurimeve për kategori të ndyshme shoqërore, kur pëfshihej edhe sigurimi shëndetësor. Por, ky koncept u ndërrua me ndryshimet kushtetuese në Federatën e ish-Jugosllavisë, ku në vitin 1965 u plotësua Ligji mbi sigurime shëndetësore. Sipas legjislacionit, shteti duhej të krijonte një fond të veçantë me të cilin do të siguroheshin të gjitha qytetarët për kujdesin bazik shëndetësorë, dhe ky fond do plotësohej nga kontributet prej të ardhurave personale të popullsisë së punësuar. [3]

Pas rënies së sistemit komunist, sistemi i sigurimeve shoqërore u shemb në baza etnike. Në këtë gjendje, popullata shqiptare e Kosovës u diskrimunua dhe humbi të drejtën mbi sigurim shëndetësor. Në vitet e '90, popullit të Kosovës iu mohua çdo e drejtë pa marr parasysh kategorise shoqërore. [3]

Pas fillimit të luftës me UÇK dhe me intervenimin e Aleancës NATO, Kosova u çlirua nga okupimi Serbi dhe situata në troje të Kosovës filloi të përmirsohej. Deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova administrohej nga Kombet e Bashkuara përmes misionit UNMIK. Gjatë këtij administrimi, UNMIK krijoi një bazë mbi përkujdesjen sociale, duke përfshirë përkujdesjen shëndetësore. Por, qytetarët e Kosovës u detyruan të kalojnë edhe një dekadë pa sigurim shoqëror, e shendetësorë. [3]

Sigurimi shëndetësor në Kosovë tani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot sigurimi shendetesor ne Kosove organizohet ne tre seksione: primar, sekondar dhe terciar. Sigurimi shendetesor primar perbehet nga trembedhjete Qendra Klinike Familjare dhe pesembedhjete Njesi te Kujdesit Emergjent. Sigurimi Shendetesor Sekondar perbehet nga shtate Spitale Regjionale. Niveli terciar i sigurimit shendetesore perfshin specializimin me te larte mjekesor nga specialiste qe operojne me procedura komplekse dhe semundje te ndryshme komplekse.

Qe nga perfundimi i luftes Kosova ka rregulluar sistemin shendetesor masivisht. Mbeshtetja financiare internacionale dhe dhurime te ndryshme nga donatore jane rritur. Shume ndertesa jane ndertuar dhe renovuar dhe njekohesisht numri i stafit mjekesor eshte rritur. Autoriteti me i larte i Sigurimit Shendetesor eshte Ministria e Shendetesise ne Kosove.

Qendrat Mjekesore Familjare

Ne tabelen me poshte shihen lokacionet e Qendrave Mjekesore Familjare ne lagjet e Prishtines te cilat bejne pjese ne Ndarjen Primare te Sigurimit Shendetesore ne Kosove:

CENTERS LOCATION
QKMF St."Fehmi Agani" Nr.20
QMF-I St."Ilir Konushefci"
QMF-II Kodra e Trimave
QMF-III St."Xheladin Kurbaliu"
QMF-IV St."Xhemajl Ibishi"
QMF-V St."Nena Tereze"-Dardani
QMF-VI St."Hyzri Talla"
QMF-VII Emshir
QMF Hajvali
QMF Besi Besi
QMF Mat Matiqan
DAT St."Fehmi Agani" Nr.20
Dental polyclinic St."Luan Haradinaj" Nr.20

Njesite Mjekesore Ambulatore

Njesite Mjekesore Ambulatore ne Prishtine te cilat gjithashtu bejne pjese ne ndarjen Primare te Sigurimit Shnedetesor ne Kosove:

CENTERS ADDRESS
Ambulance Llukare
Ambulance Keqekolle
Ambulance Koliq
Ambulance Dabishevc
Ambulance Shkabaj
Ambulance Barileve
Ambulance Bardhosh
Ambulance Kishnice
Ambulance Slivove
Ambulance Viti
Ambulance Bullaj
Ambulance Flotacion
Ambulance Mramur
Ambulance Rimanisht
Emergency Ulpiana

Spitalet Regjionale:

Perveq Qendres Klinike Universitare te Kosoves (QKUK), e cila eshte e vetmja qender e sigurise shendetesore qe ben pjese ne ndarjen terciare, jane edhe shtate spitale regjionale te cilet perbejne shumicen e pacienteve te referuar ne QKUK. Spitalet Regjionale ne Kosove jane:

  • Spitali Regjional i Prizrenit
  • Spitali Regjional i Pejes
  • Spitali Regjional i Gjakoves
  • Spitali Regjional i Ferizajit
  • Spitali Regjional i Gjilanit
  • Spitali Regjional i Mitrovices
  • Spitali Regjional i Vuciterrnes

Nga ndarja terciare e sigurimit shendetesore ne Kosove ekzistojne QKUK, Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Instituti Kombëtar i Mjekësisë së Punës, Qendra Mjekësore për Sport dhe Rekreacion, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.

Pranueshmëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Portali Shteteror i Republikës se Kosovës thekson se sipas ligjit, të siguruar në mënyrë të obligueshme janë:[2]

  1. të gjithë qytetarët dhe banorët, të cilët kanë bërë pagesën e premiumit për sigurimin shëndetësor të obligueshëm;
  2. anëtaret e familjes së ngushtë të qytetarëve ose banorëve të cilët kanë paguar premiumet e sigurimit të obligueshëm shëndetësor dhe të cilët janë të punësuar në sektorin publik ose janë të punësuar në sektorin privat ose publiko-private në kompanitë e regjistruara për TVSH me qarkullim vjetor prej pesëdhjetë mijë (50.000) Euro ose më shumë;
  3. qytetarë ose banorë të cilët janë të liruar nga obligimi për të paguar këtë premium, në pajtim me këtë ligj.


Po ashtu, ata qe jane te liruar nga pagesa e premiumit dhe bashkë-financimi janë:[2]

  1. familjet e varfra nën asistencë sociale - të gjithë anëtarët e familjes;
  2. të burgosurit të cilët janë dënuar;
  3. individët të cilët janë duke jetuar në institucione shtetërore -fëmijët nën kujdes të sforcuar dhe nën kujdestari, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara të strehuar në shtëpitë për persona të moshuar si dhe në shtëpitë për integrim në komunitet;
  4. personat e ri-atdhesuar bazuar në marrëveshjet bilaterale të Republikës së Kosovës me shtetet e tjera, në vitin e parë pas ri-atdhesimit;
  5. invalidët e luftës, bashkëshorti/ja dhe fëmijët e tyre nën tetëmbëdhjetë (18) vjet në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi;
  6. viktimat e trafikimit gjatë vitit të parë pas regjistrimit zyrtar, në pajtim me ligjin;
  7. banorët e përhershëm të vend-banimeve joformale në Kosovë të cilët nuk janë të regjistruar ose të cilët janë në proces të regjistrimit deri në fund të procesit të regjistrimit, ose deri në një (1) vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, çfarëdo realizohet e para;
  8. viktimat e dhunës në familje gjatë vitit të parë pas regjistrimit zyrtar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në pajtim me ligjin
  9. pensionistët e moshës dhe ata kontribut-dhënës;
  10. pensionistët e kompanisë “Trepça”;
  11. pensionistët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës;
  12. anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve;
  13. veteranët e luftës si dhe bashkëshortja/i dhe fëmijët e tyre;
  14. ish të burgosurit politik si dhe bashkëshortja/i dhe fëmijët e tyre;
  15. anëtarët e ngushtë të familjeve të viktimave civile të luftës;
  16. viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi;
  17. personat me aftësi të kufizuar;
  18. studentët.


Kompanitë private[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova ka një numër kompanive private të sigurimit, të cilat mijëra qytetarë. Këto janë të organizuara në një shoqatë të përbashlët të njohur si “Shoqata e Sigurimeve të Kosovës”, e cila u formua në vitin 2002. Kjo shoqatë ka për qëllim të përmirësoj idustrinë e sigurimit në Kosovë dhe të stabilizojë marketin e sigurisë. Nga kompanitë të cilat bëjnë pjesë në këtë shoqatë, shumica prej tyre ofrojnë sigurim shëndetësor. Këto janë disa nga kompanitë private të cilat ofrojnë sigurim shëndetësor[4]:

  • SIGURIA (2000)
  • SIGKOS (2006)
  • SIGMA VIENNA INSURANCE GROUP (2004 në Kosovë)
  • SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA KOSOVO (2003)
  • INSIG-KOSOVO (2000 në Kosovë)
  • ILLYRIA (2002)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kagan, Julia. “What Is Health Insurance?” Investopedia, Investopedia, 5 Feb. 2020, www.investopedia.com/terms/h/healthinsurance.asp.
  2. ^ a b c “Sigurimet Shëndetësore ​​ - Portali Shtetëror i Republikës Së Kosovës.” Portali Shtetëror, www.rks-gov.net/AL/f263/shendetesia/sigurimet-shendetesore.
  3. ^ a b c "Sistemi i sigurimeve shendetesore ne Kosove". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  4. ^ "Kosovo Insurance Companies". Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2013. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)