Jump to content

Sinjali i çmimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sinjali i çmimit (sinjali nga çmimi) është një lloj informacioni i tejçuar tek konsumatorët dhe prodhuesit nëpërmjet çmimit të një produkti apo shërbimi të prodhuar në treg. Ndryshimi i çmimit të një produkti apo shërbimi jep një sinjal për të rritur ofertën apo për të zvogëluar kërkesën për produktin/shërbimin në fjalë.

Ekonomistë të shkollës Austriake të ekonomisë kanë argumentuar se spekulimet financiare, sidomos të blerit dhe të shiturit e aseteve me para të marra borxh, mund të rezultojë në ndryshime domethënëse të çmimeve duke e tjetërsuar themelin e tyre ekonomik. Është pothuaj e gjithëpranuar se flluskat e kreditit mund të shtrembërojë mekanizmin e çmimeve dhe informacionin që ky mekanizëm tejçon duke shkaktuar keqinvestime (malinvestment) të një shkalle të lartë dhe kriza financiare. Ekonomistët e shkollës Austriake ia atribuojnë këtë fenomen ndërhyrjes së bankave qëndrore dhe shtrembërimeve që pasojnë nga politikat monetare, sidomos ato zgjeruese (ekspansive).


Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]