Jump to content

Sinuziti

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sinoziti)
Sinuziti

Sinuziti është një infiamacion akut ose kronik i një nga hapësirave (seno)të pranë hundës.

Sinuziti, pse shkaktohet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Por disa mënyra të reja të trajtimit të dhimbjeve të kokës ofrojnë shpresa për të sëmurët. Një pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje të migrenës, sëmundje e cila prek rreth 20 për qind të amerikanëve. Por problemi është se pacientë të tillë shpesh diagnostikohen gabim.

Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinozitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh. Shkencëtarët tani janë duke kryer prova për përdorimin me sa më efektivitet të ilaçeve triptan, që mund të merren nga goja, por edhe nëpërmjet injeksioneve. Këto terapi të reja bëjnë të mundur jo vetëm trajtimin e simptomave në përgjithësi, por shpesh eliminojnë edhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena. Mjekët thonë se ilaçet e llojit triptan janë të efektshme në më shumë se 80 për qind të rasteve, por ata rekomandojnë që personat që vuajnë nga sëmundje vaskulare duhet të shqyrtojnë përdorimin e alternativave të tjera të mundshme.

Llojet e sinuzitit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sinuziti është një infiamacion akut ose kronik i një nga hapësirave(seno)të pranë hundës. Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinozitesh: Sinozit të maxiles; sinozit të frontales; sinozit të etmoidales; sinozit të sfenoidales. Sipas përhapjes sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur infiamacioni kap më shumë hapësira(seni), quhet Polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mukopolisakarid dhe qelizave ematike). Por mund t'i kemi edhe të llojit me formim ose jo të "puss" (material me linfocite të vdekura).

Sinuziti mund të jetë si pasojë i një infiamacioni të rrugëve të frymëmarrjes të hundeve, akut ose kronik, infeksioni dentar, fraktura të maxiles, grip, faktor alergjik. Vata është energjia që aktivizon sistemin nervor dhe mund të ndryshohet lehtë nga stresi dhe ndryshimet klimatike, në gjendje që të ndikojë në gjendjet shpirtërore, përveçse dhe shkakton sinozitin dhe dhimbje koke. Për të zhdukur shqetësime të tilla në fakt kryhet dhara, një trajtim që konsiston në derdhjen shumë ngadalë të vajit të nxehtë të sezamit në qendër të ballit të pacientit, i shtrirë në një shtrat të rehatshëm druri. Sipas disiplinës ajurvedike, mesi i ballit është vendi i syrit të tretë, i lidhur me qendrat funksionale të trurit dhe në gjendje nëse stimulohet të rrisë prodhimin e serotoninës dhe ndjesinë e kënaqësisë dhe relaksit. Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni, dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Nga ana tjetër dhimbjet e kokës kanë edhe dy shfaqje të tjera, që janë dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë e një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.

  • Evitoni diellin në pikun e vapës dhe te ftohtin.
  • Mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë
  • Përdorni sa më shumë ushqime me fibra
  • Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe
  • Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit
  • Për t'u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta

Pse sëmuren njerëzit nga sinoziti Më parë njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së sinozitit grumbullimin e një pjese të gjakut në hundë, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike, erëra e helmeve etj., të cilat bëjnë që nervat e ndjeshme të sistemit nervor të reagojnë ndaj këtyre ngacmuesve.

Sinuziti, më i shpeshtë tek të rinjtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Problemet me sinozitin shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, mandej bëhen më të rënda rreth moshës 25-vjeçare. Sipas specialistëve të shëndetësisë është shumë e vështirë të kesh probleme me sinozitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe. Sinoziti nuk është i trashëgueshëm dhe në pjesën më të madhe të rasteve është kronik deri në fund të jetës .Kjo do te te thote qe duhet te keni kujdes sepse ai mund te jete gjith jetes me ju dhe mund tju prish jetesen!

Ushqime me fibra për të evituar sinuzitin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve, shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve.