Sirio Berati
Sirio Berati (i lindur më 2 shtator 1999 në qytetin e Beratit) është një artist i ri shqiptar. Sirio[1] është një artist vizual / dixhital, puna e të cilit është e fokusuar kryesisht në prodhimin e videos[2] dhe kompozimin e portreteve fotografike, por pa u kufizuar vetem në këtë fushë. Veprat e tij artistike vijnë me një tregim emocional ndërsa Sirio trajton në tematikë nocionin e identitetit[3]. Si një student i artit, Sirio ka eksperimentuar në shumë fusha të tij dhe ka hulumtuar një sërë mediumesh të ndryshme[4], si në art 2D dhe atë 3D.
Sirio Berati |
---|
Jeta dhe Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sirio ka mbaruar dhjetë vitet e edukimit parësor në Shqipëri, ku një vit e ka zhvilluar ne shkollën internacionale Albanian College Durrës. Më pas, për të vazhduar studimet dytësore, është shperngulur ne Angli ku ka kompletuar 2 vitet e mbetura të gjimnazit të specializuara në biologji, shkenca politike dhe arte vizive. Pas përfundimit të gjimnazit, Sirio vazhdon studimet[5] e larta në Kanada për Shkenca Politike dhe Filozofi ne Universitetin e McGill, Montreal.
Ekzpozita
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekzpozita "Afrohuni Kaosit"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Artisti | Sirio Berati |
---|---|
Viti | 2018 |
Subjekti | Në këtë pikë, protagonisti ka arritur emocionalisht zbrazëtirën blu. Pjesa është pikturë njëngjyrëshe, që përmban vetëm tonet dhe nuancat e dëshpërimit, veçanërisht blu 27, duke krijuar një imazh të shtrembëruar surreal, duke paraqitur në këtë mënyrë emocionet e brendshme të artistit. Ndërtimi i kësaj pjesë dhe detajet e portretit u ndikuan nga Ian Macarthur dhe Gabi Trinkaus. |
Dimensionet | 85 cm × 54 cm (33 in × 21 in) |
Njohja e Sirio si një artist vizual ndodhi kur ai prezanoi ekspozitën e tij të parë në Britani të Madhe dhe me pas ne Kanada, Monreal[6], duke e quajtur "Afrohuni kaosit[7]". Një ekspozitë prej 13 veprash arti që ndryshojnë në medium dhe ide, por prezantojnë me koherencën temën e identitetit dhe kulturës. Me një perspektivë unike, puna e Sirios kanalizon përvojat e veta me vetë-zhvillimin dhe kulturën[8]. Një pjesë e ekspozitës është prezantuar më pas dhe në Kanada[9], pranë galerisë Ambigu[10]
Artisti | Sirio Berati |
---|---|
Subjekti | Ndërsa fytyra e tij është plasaritur, copa prej ari përdoren për 'riparimin' e portretit të tij, pasi tradita japoneze e riparimit me arin, Kintsugi, sugjeron që mediumi dhe figura bëhet më e vlefshme pas këtij veprimi. Shumë modele që lidhen me veshjet e hershme folklorike shqiptare me motive ari mund të vërehen, duke e bërë kështu një lidhje me kulturën e tij dhe rëndësinë e vetë identitetit. Në këtë mënyrë, ndryshe nga Blue Void, të çara e artë simbolizojnë dritën. Krijuar nga Sirio Berati (@sirio) |

Vendi | Montreal, Canada |
"Afrohuni Kaosit" paraqet një instalim tipografik, një skulpturë të kokës njerëzore, një pikturë akrilike dhe 5 seri të ndryshme fotografike dixhitale: Duke Rënë në Zbrazëtirën Blu, Deti Blu Klein, Në Qijet e Stuhishëm dhe në fund Penguar nga Tabutë Kulturore . Megjithëse pjesët janë dukshëm të ndryshme në mënyrën se si ato paraqiten, shpalosen dhe krijohen, së bashku ata ndjekin një tregim mjaft kompleks dhe koherent të vetërealizimit. Synimi[4] i Sirio me "Afrohuni Kaosit" është të eksplorojë idetë e tij nëpër faza të ndryshme të zhvillimit vetjak dhe të tregojë procesin e përshtatjes në botën e re, në të cilën duket qartë në Duke Nënë në Zbrazëtirën[11] Blu.
-
Përtej Hapësirës Blu
-
Hapësira Blu II
-
Hapësira Blu
Duke ekxploruar identitetin, puna e Sirio fillimisht u frymëzua nga Grayson Perry, kur fliste për klasën dhe shijen, por shkoi në një drejtim tjetër kur zbuloi Ian Macarthur dhe zbatimin e kulturës së tij në veprat e tij, që është themeli i kësaj ekspozite . Në mënyrë eksplicite, tema qendrore e ekspozitës është identiteti, për shkak të faktit se Sirio e sheh kulturën si variablin kryesor që e bën punën e tij mjaft personale. Shumë ngjyra të tokës, si në Deti Blu Klein dhe elementët natyrorë[12] përdoren në veprat e Sirios, të tilla si planetet apo peizazhet në Vanquish the wave of fear, pasi Sirio dëshiron që shikuesit të gëzojnë vizualisht të dy realitetet që u janë prezantuar.
Seria Deti Blu Klein është frymëzuar nga Yves Klein. Kjo punë lidhet me artistin në një nivel personal, pasi deti dhe mënyra se si ngjyrat e ndryshme bashkohen duke krijuar një marrëdhënie harmonike ka qenë gjithmonë interesante për të. Ngjyrat e kaltër përdoren për të pikturuar veprat në akrilik. Mesazhi që artistja po përpiqet të përcjellë është i paqartë, e hapur për interpretimet e shikuesit. Përveç 5 serive, Sirio u spikat kryesisht në Britaninë e Madhe për veprën e tij Udhëtim Konfliktual Drejt Realitetit, duke e bërë atë veprën e tij të parë që sjell një cimim[13] në shkallë kombëtare, si ajo e veprës më të mirë 2D për artistët e rinj në Britaninë e Madhe.
Puna me e re që i bashkangjitet kësaj ekspozite ne 2019 është dhe "Përtej së Mirës dhe së Keqes". E gjithë ideja pas këtij koncepti të vjen si inspirim nga Friedrich Nietzsche Njerëzit e gjykojne[15] moralin me anë të së mirës dhe së keqes, por kjo nuk eshtë e gjitha.
Artisti | Sirio Berati |
---|---|
Viti | 2018 |
Lloji | Fotografi Dixhitale |
Subjekti | Konflikti i përjetshëm i dikotomisë së së mirës dhe të së keqes që vjen në paqe me qëllim që të arrijë majën e mirëqenies. Përtej të mirës dhe së keqes. |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Sirio Berati".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "(Intervistë) Njihuni me Sirio Beratin, fotografin 19-vjeçar që arriti të bëhet pjesë e "Vogue Italia"". Blitz | Kliko dhe Informohu. 2018-10-30. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2018. Marrë më 2018-11-05.
{{cite news}}

(Ndihmë!) - ^ a b "SIRIO BERATI - Yal.al". Yal.al. 2018-10-11. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2018. Marrë më 2018-11-05.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Photoshoot-i i dytë në Kanada". Icon Style. 24 shkurt 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pikture, muzike dhe talente brenda nje galeri shqiptare ne montrea". Albspirit. 17 dhj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "19-year old talented Albanian photographer Sirio Berati became part of Vogue Italia". Oculus News English. Marrë më 2018-11-01.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "An Interview with Digital Artist Sirio Berati | Printi's Blog". Printi's Blog. 2018-10-10. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2018. Marrë më 2018-10-10.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Berati, Sirio (17.04.2019). "Sirio Berati së shpejti në Shqipëri. Ja projektet surprizë". Gazeta Shqiptare.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ "Ambigu: Pikturë, muzikë dhe talente brenda një galerie shqiptare në Montreal". Alb spirit.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sirio Berati - Google Search". g.co. Marrë më 2018-11-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sirio Berati". Profile Artist. HerCampus.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Visual Artist Sirio Berati gives us the ultimate feeling of self-realization". Medium. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Approaching Chaos Exhibition". Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2019. Marrë më 10 janar 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Visual Artist Sirio Berati Explains the Development Process Behind his 'Good and Evil'". All Writers Destination. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)