Jump to content

Sjellja pasive-agresive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sjellja pasive-agresive karakterizohet nga një hajsë(pattern) e armiqësisë pasive dhe një shmangie e komunikimit të drejtpërdrejtë. [1] Mosveprimi aty ku disa veprime konsiderohen zakone shoqërore është një strategji tipike pasive-agresive. [1] Një sjellje e tillë ndonjëherë kundërshtohet nga bashkëpunëtorët, duke ngjallur acarim ose konfuzion. Njerëzit që janë vuajtës të sjelljeve pasive-agresive mund të përjetojnë ankth për shkak të mospërputhjes midis asaj që ata perceptojnë dhe asaj që thotë bërësi i saj. [2]

Në psikologji, "agresioni pasiv" është një nga termat psikologjikë më të keqpërdorur. Pas disa debateve, Shoqata Amerikane e Psikiatrisë e hoqi atë nga lista e çrregullimeve të personalitetit në DSM IV si përkufizim shumë të ngushtë për të qenë një diagnozë e plotë dhe jo mjaftueshëm e mbështetur nga provat shkencore për të përmbushur standardet gjithnjë e më rigoroze të përkufizimit. Në aspektin kulturor, emërtimi i paqartë "pasiv-agresiv" keqpërdoret si nga personat e zakonshëm ashtu edhe nga profesionistët. Heqja e përkufizimit të personalitetit pasiv-agresiv nga doracaku zyrtar i diagnostikimit erdhi në masë të madhe prej keqpërdorimit të shpeshtë dhe për shkak të përshkrimeve shpesh kontradiktore dhe të paqarta të ofruara nga mjekët në këtë fushë. Shumica e përkufizimeve që vijojnë shpesh përshkruhen më saktë si agresion i hapur ose agresion i fshehtë (i cili është përkufizimi i saktë për të përshkruar taktika delikate, të qëllimshme, llogaritëse dhe të fshehta që doralët (manipuluesit) dhe të tjerët personazhet e shqetësuar përdorin për të frikësuar, kontrolluar, mashtruar dhe keqtrajtuar të tjerët).[ citim i nevojshëm ]

  1. ^ a b Hall-Flavin, M.D., Daniel K. "What is passive-aggressive behavior? What are some of the signs?". Mayo Clinic. Marrë më 21 nëntor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kinsey, Michael (12 shtator 2019). "6 Tips to Crush Passive Aggressive Behavior". Mindsplain. Marrë më 21 nëntor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)