Jump to content

Ska Keller

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ska Keller, 2019

Franziska Maria Keller (lindur në 22 nëntor 1981) është një politikane gjermane si dhe anëtare e Parlamentit Europian nga Gjermania. Ajo është pjesë e Aleancës së të Gjelbërve Europianë, si edhe pjesë e Partisë së Gjelbërt Europiane.[1]

Ajo është zëvendës-presidente e Aleancës së të Gjelbërve në Parlamentin Europian si edhe përgjegjëse e grupit të punës për tregtinë dhe emigracionin. Ska Keller ishte favoritja kryesore nga të Gjelbërtit Europian në zgjedhjet e përgjithshme në 2014. Ajo po ushtron momentalisht mandatin e dytë, teksa u zgjodh për herë të parë në Parlamentin Europian në moshën 27 vjeçare në vitin 2009.

Keller ka përfunduar studimet në Universitetin e Berlinit në degën e studimeve islamike, turke dhe hebraike si dhe në Universitetin Sabanci në Stamboll. Ajo flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht meqenëse është edhe gjuha e saj amtare si dhe ka njohuri bazike në turqisht dhe arabisht.[2][3]

Karierra politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimet në politikë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që prej 2001 Keller ka qenë pjesë e Rinisë së Gjelbërt Europiane. Nga viti 2005 deri në 2007 ajo ishte përfaqësuese e Federatës së të Rinjve të Gjelbërt. Në 2002 ajo iu bashkua të Gjelbërve Gjermanë. Ajo ka punuar në një referendum popullor kundër ndërtimit të minierave në Brandenburg.

Pjesëtare e Parlamentit Europian (2009-e tashme)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë mandatit të saj të parë nga 2009 deri në 2012, Keller shërbeu pranë Komitetit të Zhvillimit. Që prej 2012, ajo ka qenë pjesëtare e Komitetit Ndërkombëtar të Tregtisë. Përveç angazhimeve të saj tek komiteti, Keller është gjithashtu pjesëtare e delegacionit të Parlamentit Europian për Komitetin parlamentar të partnershipit BE-Turqi. Në këtë komitet ajo është fokusuar në çështjet e emigracionit dhe relatat e BE-së me Turqinë. Që prej vitit 2015, ajo ka qenë reportere për skemën emergjente të zhvendosjeve emigratore në BE.[4]

Keller është e martuar me aktivistin finlandez Markus Drake.

Ajo e ka shkurtuar emrin e saj nga Franziska në Ska pasi nuk i pëlqen kur e thërrasin “Franzi”.[5]

  1. ^ "Franziska KELLER". Europa. European Parliament. Marrë më 5 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ZEIT ONLINE GmbH, Hamburg, Germany (1 shkurt 2014). "Grüne Ska Keller: Jung, freundlich, gefährlich". ZEIT ONLINE. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  3. ^ „Das steht eigentlich nur auf dem Papier, dass ich das spreche", in: „Ska Keller: 'Es geht darum, Europa zu verändern“, Interview mit DLR Kultur, 1. März 2014
  4. ^ Nikolaj Nielsen (July 17, 2015), Spain causing concern on EU migrant relocation EUobserver.
  5. ^ "Ska Keller heißt eigentlich Franziska, nur mochte sie nicht Franzi genannt werden.": Jung, gebildet, ehrgeizig - Berufspolitiker, faz.net, Aug 23, 2009