Sohodolli
Sohodolli | |
---|---|
Sohodolli është një fshat në komunën e Kastriotit rreth 6,2 km nga qyteti i Peshkopisë. Afërsia me qytetin dhe rruga e asfaltuar i kanë dhënë zhvillim fshatit dhe gjithë zonës. Me vënien në funksion të rrugës së Arbrit, e cila lidh Peshkopinë me Tiranën, fshati u bë i aksesueshëm edhe nga turistët vendas dhe të huaj.
Fshati ndahet ne dy njësi: Sohodoll i Madh dhe Sohodoll i Vogël.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jashtë zonave të banuara, ndërmjet Sohodollit dhe fshatit Brest i sipërm, gjendet Liqeni Artificial i Sohodollit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me një popullsi prej rreth 900 banorësh Sohodolli është një ndër fshatrat më të mëdhenj të qarkut të Dibrës.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ka infrastrukturë të mirë dhe ofron shumë facilitete të jetës së përditshme: një shkollë fillore, një qendër shëndetësore ambulante, dy dyqane ushqimore, një bar kafe, një qendër sportive, dhe dy bujtina.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e Sohodollit u krijua ne vitin 1916. Arsimimi i mesëm mundësohet nga Gjimnazi "Gjergj Kastrioti" në fshatin Kastriot, njëkohësisht edhe qendër e komunës Kastriot.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Kastriot |
---|
Borovjani · Bresti i Poshtëm · Bresti i Sipërm · Deshati · Fushë-Kastrioti · Kandëri · Kastrioti · Kishaveci · Kukaj · Limjani · Përgjegji · Sohodolli · Sohodolli i Vogël · Vakufi · Voleza · Vrenjti· |
redaktoni kutinë |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |