Jump to content

Sokol Muça

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sokol Muca (2020)

Sokol Fiqiri Muça (Tiranë, 25 shkurt 1970) është drejtori i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, institucion publik në varësi të Ministrisë së Kulturës. Institucioni operon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe është përgjegjës për regjistrimin, katalogimin digjital, dokumentimin, vlerësimin, promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe për monitorimin e qarkullimit ligjor kombëtar e ndërkombëtar të pasurive kulturore.

Z. Muça ka përfunduar studimet universitare Master of Advanced Studies in Children’s Rights (MCR), në Faculté de Droit, Universite De Fribourg, Zvicër (2010-2011); Master of Laws (Ll.M.) (1995 – 1996) në Beasley School of Law, Temple University, ShBA (Fulbright Scholarship); Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

Gjatë karrierës së tij profesionale, prej muajit mars 1991, ka punuar për dhe me një sërë institucione vendase dhe të huaja, si: Instituti i Punës i Sindikatave Amerikane (Institute of Labor of AFL-CIO); Konfederata e Sindikatave Europiane (ICFTU); Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) dhe gazeta "Sindikalisti"; Ambasada e Shteteve te Bashkuara Tiranë; VEVE Group; Save the Children International; Microsoft; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Kulturës, etj. Gjithashtu, ka qenë edhe pedagog i jashtëm në Tiranë dhe Elbasan (2000 – 2005). 

Prej fillimit të karrierës profesionale, ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me institucione europiane dhe amerikane, publike dhe private, vendase dhe ndërkombëtare, duke shërbyer edhe si përfaqësues, konsulent dhe këshilltar i tyre, për një sërë çështjesh, si më poshtë, por pa u kufizuar në to: organizimi sindikalist, e drejta e punës, të drejtat e fëmijëve, arsimi professional, digjitalizimi, burimet njerëzore dhe zhvillimi i tyre, leadership dhe menaxhimi, etj.

Për arsye të veprimtarisë së tij aktive gjatë lëvizjes studentore në dhjetor 1990, si pjesëmarrës i grevës studentore të urisë në shkurt 1991, si pjesëmarrës i grevës së përgjithshme të punëtorëve në maj 1991, si edhe si pjesëmarrës aktiv gjatë krizës kosovare në vitin 1999, krahas letrave dhe çertifikatave të mirënjohjes nga institucione ku ka punuar, është dekoruar me medaljet e mëposhtme:

  • Medalja “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës me motivacionin: “Për pjesëmarrje në grevën e urisë së stuentëve, në përkrahje të proceseve demokratike dhe përmbysjes së regjimit komunist” në Shqipëri;
  • Medalja “Pishtar i Demokracisë” nga Presidenti i Republikës me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në përkrahje të proceseve demokratike dhe përmbysjes së regjimit komunist” në Shqipëri;
  • “Gallantry Award”, nga Familja Mbretërore/firmosur nga Princesha Ann, Mbretëria e Bashkuar, me motivacion: “Në njohje të shërbimeve të çmuara për fëmijët, për faktin se gjatë gjithë periudhës së krizës kosovare ka shpalosur kurajë dhe durim për të bërë të mundur që të realizoheshin programet më efektive të mundshme për fëmijët, të cilët u prekën më shumë gjatë asaj lufte”.

Publikimet e tij janë në fusha të ndryshme, duke filluar nga artikuj të hershëm, në fillim të viteve 90-të në gazeta të ndryshme, si gazeta "Sindikalisti", manuale, studime dhe artikuj të ndryshme, etj.

Sokol Fiqiri Muça; Sokol Muça; Master of Advanced Studies in Children’s Rights (MCR), Faculté de Droit, Universite De Fribourg, Switzerland; Master of Laws (Ll.M.), Beasley School of Law, Temple University, USA; Fulbright Scholarship; Fakulteti i Drejtësisë; Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; Universiteti i Tiranës; Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Shqipërisë; shtypi sindikalist "Sindikalisti"; AFL-CIO; ICFTU; Ambasada e Shteteve të Bashkuara Tiranë; VEVE Group; Save the Children International; Microsoft; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Kulturës; Medalja “Nderi i Kombit”; Medalja “Pishtar i Demokracisë”; “Gallantry Award”.