Jump to content

The Sopranos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sopranot)

The Sopranos është serial amerikan i krijuar nga David Chase që u shfaq premierë ne kanalin HBO. Seriali tregon jeten e familjes italiano-amerikane në New Jersey që është e udhëhequr nga Toni Soprano (James Gandolfini), një kapo gangster, i martuar me dy fëmijë. Ngjarjet sillen rreth vështirësive që ka protagonisti për të ekuilibruar jetën e gangsgterit me problemet e përditshme në familje. Këto tema diskutohen rregullisht në takimet e tij me psikiatren Xhenifer Melfi (Lorraine Bracco). Ortakët e vartësit e tij në krim, rivalët në familjet e tjera mafioze dhe anëtarët e familjes luajnë role kryesore përgjatë serialit. Personazhe të pranishëm gjatë gjithë serialit janë gruaja e tij Carmela (Edie Falco) dhe ushtari i tij më besnik Kristofer Moltisanti (Michael Imperioli). Transmetimi i serialit nisi më 10 Janar 1999 me permierën e titulluar "The Sopranos" (shqip: Sopranot) dhe u mbyll me serinë e fundit (tetëdhjetë e gjashtë seri gjithsej) më 10 Qershor 2007. Seriali është vlerësuar nga kritikë të shumtë si një prej më të mirëve të historisë së televizionit[1][2].


  1. ^ "The Guardian's top 50 television dramas of all time". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "100 Greatest TV Shows of All Time". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)